English

Arrestohet 53-vjeçari, kishte mbjellë hashash në tokën e tij

Shkodër, 9 shtator NOA - Policia e Shkodrës ka arrestuar sot një 53-vjeçar pasi kishte mbjellë hashash në tokën e tij.

Preke Marku, 53- vjeç, lindur e banues në fshatin Kishë-Arrë, Komuna Temal të rrethit Shkodër është arrestuar sot pasi në bazë të informacioneve të marra, nga policia në rrugë operative dhe pas një kontrolli të ushtruar, u bë i mundur identifikimi i një parcele të mbjellë me 23 rrënjë bimë narkotike kannabis sativa, bimë të cilën i akuzuari e kishte mbjellë në tokën në pronësi të tij.

Policia i komunikoi 53-vjeçarit masën e arrestit për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike" ndërsa asgjësoi hashashin.

k.k/NOA

KOMENTE