Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Biznesi: Po hartojmë propozimet tona, për qeverinë e re
English

Biznesi: Po hartojmë propozimet tona, për qeverinë e re

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 10 shtator NOA - Në pritje të fillimit te punës së qeverisë së re, biznesi po harton draftet me kërkesat që shqetësojnë sipërmarrjen private për t'ia propozuar Këshillit të Ministrave.

Dhoma Amerikane e Tregtisë së shpejti do të dalë me një plan ku vëmendjen më të madhe të kërkesave e ka të përqendruar tek përmirësimi i punës mes biznesit, tatimeve dhe doganave.

Drejtorja ekzekutive e kësaj Dhome, Floreta Luli Fober, tha sot për agjencinë e lajmeve NOA, se janë pyetur të gjithë bizneset anëtare dhe ka rezultuar se nga organet e fiskut vijnë dhe ankesat më të mëdha.

"Ne nuk kemi problem ndryshimet ligjore, pasi nuk ka ligj të mirë apo të keq, për ne shqetësues mbetet fakti i zbatimit të ligjit. Nëse institucionet do të zbatonin saktë ligjin dhe do të respektonin afatet e përcaktuara për ne nuk do të kishte probleme", - shprehet znj. Fober.

Sipas saj, Tatimet dhe Doganat duhet të jenë edhe më të përgjegjshme në zbatimin e punës.

Pjesa më e debatueshme mbeten arbitrariteti i punonjësve të fiskut lidhur me pagat dhe çmimet e referencës, si në tatime dhe në dogana.

Në shumë prej bizneseve nuk respektohen afatet ligjore për rimbursimin e TVSH-së Ndryshimet e shpeshta ligjore mbeten një shqetësim më vete për biznesin, i cili nuk informohet para se ato të ndodhin.

/r.l/b.a/NOA/

KOMENTE