Lajmet e datës 10 Shtator 2009
- Medvedev "kërcen" mbi Putin, kërkon ndryshimin në Rusi* Komentet e Medvedevit përbëjnë sinjalet më të fundit të përpjekjeve të tij për t'u veçuar nga ish-shefi karizmatik dhe popullor i Kremlinit, Vladimir Putin, i cili tani mban postin e kryeministrit
- Hugo Çavez: Venezuela do të njohë pavarësinë e Osetisë Jugore e Ambazisë Moskë, 10 shtator NOA-Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez ka deklaruar se do t'i njohë rajonet separatiste të Osetisë Jugore dhe Ambazisë si vende të pavarura.
- Turizmi në Shqipëri, periudha janar-gusht 2 herë më shumë vizitorë se vjet Tiranë, 10 shtator NOA-Shqipëria shënon progres në fushën e turizmit për sa i takon numrit të vizitorëve që kanë shkelur tokën shqiptare. Bazuar në të dhënat e periudhës janar-gusht, shihet se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në këtë 8 mujor është rritur gati dy fish numri i turistëve
- Rindërtimi i shtëpive në Mitrovicë, Thaçi viziton nga afër zonën Prishtinë, 10 shtator NOA-Qeveria e Kosovës garantoi të enjten përkrahje, jo vetëm politike, por edhe logjistike e financiare, për kthimin e të zhvendosurve nëpër shtëpitë e veta në lagjen "Kroi i Vitakut" në Mitrovicë.
- Tërmeti në Dibër, Kryqi i Kuq Shqiptar ndihmon 50 familje të dëmtuara Tiranë, 10 shtator NOA-Kryqi i Kuq Shqiptar i ka ofruar një paketë ndihme familjeve të dëmtuara nga tërmeti që goditi disa fshatra të rrethit të Bulqizës në datën 6 shtator.
- Maqedonia firmos marrëveshje për transportet me Beogradin, vazhdon heshtjen me Kosovën Shkup, 10 shtator NOA-Një marrëveshje e arritur dje në Beograd midis ministrave të Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë dhe Serbisë parashikon liberalizim të plotë të transportit dhe shkëmbimit të mallrave.
- Sulmet e 11 shtatorit 2001 tek kullat binjake në Nju Jork dhe shqetësimet që solli në shëndet Nju Jork, 10 shtator NOA-Kanë kaluar 8 vjet që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara. Megjithatë vazhdojnë debatet rreth ritmit me të cilin po bëhen rindërtimet në vendin ku ndodhej Qendra Botërore e Tregtisë dhe nëse një numër i madh njerëzish kanë mbetur
- I njohur si super mashtruesi i bankave, lirohet nga burgu Klejdi Kote Tiranë, 10 shtator NOA - Djaloshi tani 34 vjeçar, Klejdi Kote, i njohur si super mashtruesi që fitonte duke vjedhur me mjeshtëri bankat, ka fituar lirinë dhe sot ka dalë nga burgu.
- Aksion në argjendaritë e Pejës, asgjësohen 2.2 kg ar kontrabandë Pejë, 10 shtator NOA-Gjatë kontrollit të një numri të madh të argjendarive në Pejë, oficerë të Doganës së Kosovës kanë konfiskuar rreth 2.2 kilogram ari.
- Arrestohet në Mal të Zi trafikanti nga Tirana, po dërgonte në Itali 2 motra minorene Mali i Zi, 10 shtator NOA-Policia malazeze konfirmoi të enjten se në vendkalimin kufitar midis Kosovës e Malit të Zi, në Kullë, është parandaluar trafikimi i dy vajzave të mitura nga Shqipëria, të cilat mendohet se nëpërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, do të shkonin në Itali.
- Biznesi: Po hartojmë propozimet tona, për qeverinë e re Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 10 shtator NOA - Në pritje të fillimit te punës së qeverisë së re, biznesi po harton draftet me kërkesat që shqetësojnë sipërmarrjen private për t'ia propozuar Këshillit të Ministrave.
- Divorci i Inva Mulës me Pirro Çakon, flet djali: Dua të rri me babin, sepse s'dua njerk Tiranë, 10 Shtator NOA - "Unë dua të jetoj me babin tim, sepse mami do të martohet dhe unë nuk dua që të jetoj me njerk". Këtë pohim ka bërë Antony Çako, djali 14 vjeçar i çiftit Inva Mula Pirro Çako të cilët në gjykatë po divorcohen duke ndarë dhe kujdestarinë e fëmijës dhe pasuritë e tyre
- Maqedonia kalon ligjin prioritar për administratën publike, i kërkuar nga BE Shkup, 10 shtator NOA-Parlamenti në Maqedoni ka miratuar ligjin për administratën publike, i fundit ndër ligjet më të rëndësishme që kërkoheshin nga BE.
- Protokolli i Serbisë me EULEX, Thaçi mohon përfshirjen e Kosovës Prishtinë, 10 shtator NOA-Kryeministri Hashim Thaçi hodhi poshtë deklarimet se institucionet e Kosovës janë duke bashkëpunuar me Misionin Evropian për Drejtësi dhe Polici (EULEX) për protokollin me Serbinë, duke thënë se Kosova nuk është pjesë e një pune të tillë.
- Maroni: Shqipëria ende shumë hapa larg për liberalizimin e vizave Tiranë, 10 shtator NOA - "Shqipëria dhe Bosnja kanë ende shumë hapa për të bërë për të qenë në rregull me standardet evropiane me qëllim liberalizimin e vizave".
- Aniston: Mungesa e bashkëpunimit shkakton ndarjet Amerikë, 10 shtator NOA - Aktorja e njohur amerikane Jennifer Aniston e cila ka pasur një seri ndarjesh me ish të dashurit e saj, duke përfshirë dhe ish-bashkëshortin, Brad Pitt, ka treguar më në fund shkakun e këtyre dështimeve.
- Fshatarët djegin 4 km traversa të hekurudhës në linjën Shkodër-Lezhë Shkodër, 10 shtator NOA - Djegia e parcelave për hapjen e tokave të reja nga fshatarët ka bërë që zjarri të përhapet duke përfshirë edhe më shumë se 4 kilometra traversa.
- KFOR-i turk dhe gjysmëhëna e kuqe e Turqisë ndihmuan sot 250 familje të Vushtrrisë Vushtrri, 10 shtator NOA - Shoqata humanitare bamirëse e kulturore "Çeshme" dhe Dega e Partisë Turke në Vushtrri në bashkëpunim me Forcat paqeruajtëse të KFOR-it turk që shërbejnë në Kosovë dhe Gjysmëhënën e Kuqe nga Turqia sot në qytetin e Vushtrrisë kanë ndihmuar me pako ushqimore 250 familje të
- Tiranë, makina përplas për vdekje një kalimtar të moshuar Tiranë, 10 shtator NOA - Një 77-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi u përplas dje nga një makinë. Aksidenti ndodhi tek sheshi "Rilindja" në Laprakë, Tiranë kur Ledion Patogu, 27-vjeç teksa po udhëtonte memjetin tip "Volzvagen", me ngjyrë gri, me targë TR 4445 C, ka aksidentuar këmbësorin A.
- Arrestohen dy vëllezër, kishin në makinë 80 kg hashash dhe armë Krujë, 10 shtator NOA - Dy vëllezër janë arrestuar sot nga policia pasi në automjetin e tyre u gjet një sasi prej 80 kilogram kanabis sativa.
- Shoferët nuk ndërgjegjësohen, policia vjel 1000 gjoba vetëm në ditën e tretë të aksionit Tiranë, 10 shtator NOA - Policia e Tiranës që prej tre ditësh paralajmëron masat e marra nga policia rrugore për shkelësit e kodit rrugor duke publikuar dhe gjobat e shumta të vendosura, por ky fakt duke se jo vetëm që nuk ka ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve por shkelësit janë shtuar duke bërë
- Galliani: Rezart Taçi nuk do ta blejë Milan Itali, 10 shtator NOA - Nënkryetari i Ac Milan, Adriano Galliani ka hedhur poshtë thëniet për një investim të mundshëm nga shqiptari Rezart Taçi.
- Fansat tymosin hashash në koncertin e Jay-Z, reperi largohet pas alarmit për zjarr Nju Jork, 10 shtator NOA - Anulohet koncerti i reperit Jay-Z i cili do të mbahej në  Nju Jork në natën e mërkurë pasi disa fansa nisën të thithin marihuanë dhe tymi ngjalli  alarmet e zjarrit.
- Diplomohen 126 studentët e parë të Universitetit Ushtarak "Skënderbej" Tiranë, 10 shtator NOA - Diplomohen 126 studentë të Universitetit Ushtarak "Skënderbej". Në mjediset e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua sot ceremonia e diplomimit, titullimit oficer dhe gradimit të 126 studentëve të UU "Skënderbej", të cilët përfunduan studimet e larta gjatë
- Kalonin mallra kontrabandë me autobusët e një agjencie udhëtimi, pranga dy shoferëve Tiranë, 10 shtator, NOA - Të punësuar si shoferë të autobusëve të linjës Tiranë-Athinë-Tiranë të Agjencisë së Udhëtimve "Euro Interlines" transportonin dhe mallra fshehurazi me autobus me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.
- Arrestohen dy persona, po kalonin ilegalisht drejt Greqisë nënë e bijë kundrejt parave Gjirokastër, 10 shtator NOA - Dy persona janë arrestuar sot nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohen se kanë ndihmuar një nënë dhe fëmijën e saj të kalojnë ilegalisht kufirin me destinacion Greqinë kundrejt parave.
- Bushati: Bilanci i qeverisë Berisha 2, dy të kërkuar nga drejtësia dhe tre nga populli opozitar Tiranë, 10 shtator NOA - Deputeti i Partisë Socialiste Ditmir Bushati ka dalë në një deklaratë për shtyp ditën e sotme ku ka bërë publike bilancin e zyrtarëve të kërkuar nga drejtësia dhe populli opozitar, të qeverisë Berisha 2.
- "Suksesit për Gruan", Liri Berisha merr çmimin ndërkombëtar në Uashington Uashington, 10 Shtator NOA - Organizata e grave demokrate të Washingtonit WIN Women's Information Network - Rrjeti i Informacionit të Grave, organizoi dje në mbrëmje në Washington DC një mbrëmje të veçantë me rastin e dorëzimit znj.
- Obama: Dua idetë më të mira të dy partive, për të reformuar kujdesin shëndetësor Uashington, 10 shtator NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, thotë se çmimet e larta të kujdesit shëndetësor janë në themel të deficitit buxhetor të Shteteve të Bashkuara.
- Njoftim për mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Ditën e mërkurë, datë 16. 09. 2009, ora 10.oo, në selinë e Bankës së Shqipërisë do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë me këtë rend dite:
- INSTAT: Shkëmbimet tregtare me Turqinë po sfidojnë ato me Italinë dhe Greqinë Tiranë, 10 shtator, NOA - Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë po sfidojnë kohët e fundit edhe ato me Italinë dhe Greqinë, të cilat tradicionalisht kanë kryesuar listën e bashkëpunimit ekonomik të vendit tonë.
- Ivanoviç: Prishtina s'e ndal dot protokollin EULEX-Serbi, vetëm mund ta shtyjë Beograd, 10 shtator, NOA - Intervista / Sekretari i shtetit në Ministrinë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, thotë se Prishtina zyrtare nuk mund të ndalojë nënshkrimin e protokolleve me EULEX-in, por vetëm mund ta shtyjë atë.
- Gripi i derrit, në Shqipëri do mbërrijnë mbi 1 milionë vaksina kundër AH1N1 Durrës, 10 shtator, NOA - Për të shmangur pandeminë e gripit të derrit, në Shqipëri do mbërrijnë 1 milionë vaksina kundër virusit që e shkakton atë, AH1N1.
- Ekstradohen dy të dënuar për vrasje nga Gjermania e Belgjika Tiranë, 10 shtator, NOA - Interpoli i Tiranës ka bërë të mundur ekstradimin e dy shqiptarëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
- Blushi dhe Malaj, takim nesër me socialistët për reformimin e PS Tiranë, 10 shtator, NOA - Deputetët socialistë Ben Blushi dhe Arben Malaj do të ndërmarrin nesër një takim me përfaqësues dhe simpatizantë të Partisë Socialiste për të lançuar para tyre idetë që kanë mbi reformimin e kësaj force politike.
- Turet në bazë, Rama e Lakrori në Elbasan për kryetarin, Blushi më veç për bojkotin Tiranë, 10 shtator, NOA - Kryesocialisti Edi Rama dhe pretendenti tjetër për kryetar të Partisë Socialiste, Maqo Lakrori nisin sot turin në bazë për të paraqitur para saj platformën e tyre para zgjedhjeve të 26 shtatorit për kreun e partisë.
- Tragjedia e Ohrit, Gruevski nuk e pranon dorëheqjen e ministrit të Transporteve Shkup, 10 shtator, NOA - Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, nuk e ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Transportit dhe Komunikacioneve, Mile Janakieski.
- OPEK s'ndryshon kuotën e prodhimit të naftës, vijon të jetë 24.8 milionë fuçi/ditë Algjer, 10 shtator, NOA - Kuotat e prodhimit të naftës bruto nuk kanë për të ndryshuar, pavarësisht konflikteve në dukje të shtuara në Lindjen e Mesme, apo shtimit të kërkesës prej Perëndimit si edhe ndikimit të shkaqeve të tjera si ai i krizës botërore etj.
- Amnesty International kritikon Japoninë për tmerret e të dënuarve me vdekje Uashington, 10 shtator, NOA - Organizata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Amnesty International, në një raport të fundit të daj i ka drejtuar kritika të ashpra Japonisë, e cila sipas saj ushtron një presion të madh psikologjik tek personat që i dënon me vdekje.
- Aktori Mikele Plaçido: Filmi im në Venecia, një autobiografi personale e vitit 1968 Venecia, 10 shtator, NOA - Filmi i paraqitur nga Mikele Plaçido në Festivalin e Venecias nuk ka asgjë ideologjike, por është veçse historia e tij personale e viteve 60-70, gati një ditar privat i tij.
- Shqipëria i ndal rrugën Danimarkës, barazimi në Tiranë i pengon kualifikimin Tiranë, 10 shtator, NOA - Ndoshta Danimarka nuk e kishte pritur, por ja që ndodhi. Një ekip i vogël si ai i Shqipërisë, i ndali rrugën për në kualifikimin e mëtejshëm në kuadrin e eliminatoreve për Botërorin e ardhshëm.
- Princi Harry, 9 milionë paund përfitim nga trashëgimia e nënës, princeshës Diana Londër, 10 shtator, NOA - Princi Harry, i cili është vetëm 25 vjeç, pritet të përfitojë një shumë prej nëntë milion paund nga pjesa që i takon prej trashëgimisë së nënës së tij, princeshës Diana.
- Reforma në shëndetësi, presidenti Obama i paraqet Kongresit sfidën e tij Uashington, 10 shtator, NOA - Që të gjthë e dinë se një nga sfidat kryesore të presidentit amerikan, Barak Obama, ka qenë ajo e reformës në shëndetësi, linçuar kjo që në fjalimet e hershme të tij gjatë fushatës elektorale.
- Operacioni ‘Era e Jugut', asgjësohen 1323 bimë kanabis, shpallen në kërkim 4 veta Gjirokastër, 10 shtator, NOA - Asgjësimi i 651 bimëve narkotike kanabis sativa në Gjirokastër , 462 bimëve në Tepelenë dhe 210 të tjerave në Përmet është bilanci i fundit në kuadrin e operacionit të koduar "Era e Jugut" kryer në qarkun e Gjirokastrës prej forcave të policisë.
- Qeveria e re sot merr ‘bekimin' e Presidentit. Pas 10 ditësh, programi qeverisës në Kuvend Tiranë, 10 shtator, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pritet që të marrë sot prezantimin zyrtar të emrave të përfaqësuesve të kabinetit të ri qeveritar nga kryeministri Sali Berisha.

