Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedonia kalon ligjin prioritar për administratën publike, i kërkuar nga BE
English

Maqedonia kalon ligjin prioritar për administratën publike, i kërkuar nga BE

Shkup, 10 shtator NOA-Parlamenti në Maqedoni ka miratuar ligjin për administratën publike, i fundit ndër ligjet më të rëndësishme që kërkoheshin nga BE.

Ligji u mbështet nga parti të shumicë dhe opozitës.

Maqedonia tani pret një vlerësim nga BE-ja në raportin që duhet të dalë në tetor, por vëzhguesit thonë se jo vetëm miratimi, por edhe zbatimi i ligjeve vlerësohet më shumë nga Brukseli.

Ligji për Administratën Publike do të duhet të krijojë mundësi që nëpunësit shtetërorë, të mos jenë të politizuar dhe përkatësi partiake.

Ky të paktën do të jetë synimi, pasi Maqedonia vazhdimisht ka marrë kritika se administrata është nën presion nga politika, ose të punësuarit janë ushtarë partiakë.

Ligji i miratuar u mbështet nga thuajse gjithë partitë e mëdha dhe parashikon që kompetenca më të mëdha në përzgjedhjen e stafit të ketë Agjencia për Nëpunësit Shtetërorë.

Ndërkohë do të synohet që administrata të shndërrohet në efikase duke mos zmadhuar në mënyrë të panevojshme numrin e punësimeve.

Me miratimin e ligjit, Maqedonia tani pret që të marrë një raport pozitiv nga Komisioni Evropian, me çka do të duhet të fillojë edhe faza përfundimtare e negociatave para anëtarësimit të plotë në BE.

m.i/NOA

KOMENTE