Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama: Dua idetë më të mira të dy partive, për të reformuar kujdesin shëndetësor
English

Obama: Dua idetë më të mira të dy partive, për të reformuar kujdesin shëndetësor

Uashington, 10 shtator NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, thotë se çmimet e larta të kujdesit shëndetësor janë në themel të deficitit buxhetor të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë fjalimit të tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, presidenti Barak Obama u angazhua për një plan të reformimit të kujdesit shëndetësor, në të cilin do të përfshihej edhe opsioni i sigurimit publik, për ata që nuk e kanë.

"Koha e mospajtimeve ka kaluar. Koha për lojëra ka kaluar. Tani është koha për aksion", - tha Obama i cituar nga RFE. "Tani kur ne duhet të sjellim idetë më të mira të të dy partive së bashku për t'i treguar popullit amerikan se ne ende mund ta bëjmë atë për të cilën jemi dërguar këtu. Tni është koha që të veprojmë në kujdesin shëndetësor", shtoi Barak Obama. Ai tha se çmimi prej 900 miliardë dollarëve gjatë 10 viteve, do të paguhej nga kursimet brenda sistemit shëndetësor dhe nga çmimet e planeve më të shtrenjta të ofruara nga kompanitë e sigurimeve. Afro 50 milionë amerikanë nuk kanë sigurim. Republikanët e kundërshtojnë "opsionin publik", ndërsa edhe demokratët e presidentit Obama, janë të ndarë lidhur me këtë propozim. Përfaqësuesi i republikanëve nga Luiziana, Çarls Bustani, ka kritikuar planin. "Nuk është zgjidhja të zëvendësosh kujdesin shëndetësor aktual të familjes tënde me kujdesin shëndetësor të udhëhequr nga qeveria. Në të vërtetë, do ta bëjë kujdesin shëndetësor shumë më të shtrenjtë", ka thënë Bustani.

Ne artikull shpjegohet se si për herë të parë në historinë e demokracisë shqiptare 2 forca politike edhe pse janë mjaft të polarizuara ndaj njëra-tjetrës po kërkojnë të ndërtojnë qeverisjen qendrore.

KOMENTE