Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shoferët nuk ndërgjegjësohen, policia vjel 1000 gjoba vetëm në ditën e tretë të aksionit
English

Shoferët nuk ndërgjegjësohen, policia vjel 1000 gjoba vetëm në ditën e tretë të aksionit

Tiranë, 10 shtator NOA - Policia e Tiranës që prej tre ditësh paralajmëron masat e marra nga policia rrugore për shkelësit e kodit rrugor duke publikuar dhe gjobat e shumta të vendosura, por ky fakt duke se jo vetëm që nuk ka ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve por shkelësit janë shtuar duke bërë që policia në një ditë të vetme të vjelë rreth 1000 gjoba.

Kështu policia e kryeqytetit bëri të ditur sot se po vazhdon me intensitet puna për zbatimin e planit të masave në drejtim të rritjes së sigurisë rrugore, forcimit të masave për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor.

"Kontrollet po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.

Kështu, në datë 09.09.2009, në Qarkun e Tiranës vetëm nga shërbimet e Policisë Rrugore, janë konstatuar dhe vendosur këto masa administrative, gjoba të vëna 967 me vlerë 287 220  lekë, gjoba qyteti 667 me vlerë 100 300 lekë, gjoba linja 300  me vlerë 186 920  lekë dhe 7 leje drejtimi të pezulluara. Gjithashtu, në zbatim të këtij plani masash edhe nga shërbimet e Patrullave të Përgjithshme, të Komisariateve të Policisë së Tiranës, janë konstatuar dhe vendosur këto masa administrative, gjoba të vëna 1361 me vlerë  481 720  lekë" deklaroi sot policia e Tiranës e cila tregoi se gjithsej, në harkun kohor të 24-orëve janë vendosur 2328 masa administrative, me vlerë 768 940 lekë.

k.k/NOA

KOMENTE