Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Euro me rekord të ri
English

Euro me rekord të ri

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 12 shtator NOA - Kjo javë u mbyll me një rekord të ri të zhvlerësimit të monedhës vendase, në raport me monedhën evropiane.

Në tregun tonë një euro arriti të këmbehej me 134 lekë, vlera më e lartë e viteve të fundit. Ish zv/ministri i financave, aktualisht deputet i mazhorancës thotë se situata nuk duhet parë shumë me sens kritikë.

Qeveria ka ende euro nga privatizimet të papërdorura të cilat kur të hidhen në treg do të ndikojnë në zbutjen e situatës. Megjithatë sipas tij këto luhatje të kursit të këmbimit kanë vetëm efekt psikologjik të qytetarët që kërkojnë t'i kthejnë lekët në valutë.

Por ekspertet e financave janë të mendimit se Banka e Shqipërisë, si një masë afatshkurtër duhet të ndërhyjë për të normalizuar situatën.

Ndërsa në terma me afatgjatë duhen gjetur mënyra për të thithur valutën e emigrantëve shqiptarë.

Sipas Artan Gjergjit, kjo situatë nuk do të vijojë gjatë, pasi vjen vetëm nga një panik i momentit, sipas tij kjo nuk është vlera e duhur e euros.

Ky vit dha një mesazh të qartë për kredimarrësit në valutë dhe aktorët e tjerë të tregut. Kursi i këmbimit nuk mund të jetë më i qëndrueshëm, ndaj duhen bërë mirë llogaritë përpara se të vendosni çfarë monedhe do të merrni kredinë apo do të bëni biznes.

r.l/NOA

KOMENTE