Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njoftim për publikun nga Banka e Shqipërisë
English

Njoftim për publikun nga Banka e Shqipërisë

Konferenca e 8-të Ndërkombëtare e Bankës së Shqipërisë: "Politika të Stabilitetit monetar dhe financiar - leksione nga kriza"

17 shtator 2009, Hotel Sheraton, Tiranë Në vijim të traditës së saj disavjeçare, Banka e Shqipërisë do të organizojë Konferencën e 8-të Ndërkombëtare "Politika të stabilitetit monetar dhe financiar - leksione nga kriza", në datën 17 shtator 2009, në hotel "Sheraton", Tiranë.

Kjo konferencë zhvillohet në kushtet kur stabiliteti financiar qëndron në krye të axhendës së bankierëve qendrorë për të patur një sistem bankar e financiar të shëndoshë në kohë të vështira, i cili kontribuon fuqishëm në zhvillimin e qëndrueshëm makroekonomik të një vendi.

E konceptuar me tre panele diskutimi, konferenca do të përpiqet të qëmtojë çështje shumë të rëndësishme të momentit siç është kriza financiare globale dhe efektet e saj. Në dy panelet e para, të ftuarit nga bota akademike, bankare e financiare ndërkombëtare do të trajtojnë krizën me të gjitha elementet e saj përbërëse si dhe ndikimin që ka patur ajo në ekonomitë e Evropës Juglindore.

Paneli i tretë do të mbledhë në një tryezë të përbashkët Guvernatorët dhe Zëvendësguvernatorët e bankave qendrore të rajonit, të cilët do të diskutojnë rreth qëndrimeve, masave dhe eksperiencave të tyre në situatën e krizës.

Konferenca do të fillojë punimet e saj me fjalën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, në orën 09.00, datë 17 shtator 2009, hotel Sheraton, salla Illyria 1.

Banka e Shqipërisë fton të gjithë gazetarët e medias së shkruar dhe asaj elektronike që të marrin pjesë në fjalën e hapjes së kësaj konference.

KOMENTE