English

Drejtonte pa patentë motoçikletën, aksidentoi për vdekje një kalimtare

Durrës, 14 shtator, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 21-vjeçarin Elton Tyçi, lindur në Bulqizë dhe banues në fshatin Shënavlash.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë për arsye se duke udhëtuar me një motoçikletë tip "Jamaha", 600 cc, pa targa, në Rrugën e Re të Kënetës së Durrësit, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 50-vjeçaren Mexhide Xhauri, lindur në Pukë dhe banuese në Tiranë, e cila po kalonte nga një krah i rrugës për në krahun tjetër.

Materialet e para hetimore në ngarkim të Elton Tyçit për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimit të mjetit pa dëshmi", vepra të parashikuara nga nenet 290/1 e 291 të Kodit Penal, do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE