Lajmet e datës 14 Shtator 2009
- Përmbledhje - Protesta e Prishtinës, Kundër protokolleve dhe hipokrizisë Prishtinë, 15 Shtator NOA - Demonstrata që u mbajt dje në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinës, erdhi si zë i fuqishëm, kundër protokolleve EULEX-Serbi, kundër hipokrizisë së krerëve institucionalë të Kosovës dhe për sovranitet.
- Ambasada amerikane financon rinovimin e shkollës fillore në Kuçovë Kuçovë, 15 shtator NOA - Ambasada amerikane ka financuar rinovimin e shkollës fillore në Kuçovë duke bërë që nxënësit e saj të nisin vitin e ri arsimor me mjedise dhe pajisje të reja, bashkëkohore.
- Presidenti Ivanov në Berlin, merr mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin në BE Shkup, 14 shtator NOA-Gjermania mbetet lobiste për Maqedoninë dhe mbështetëse e fuqishme e aspiratave të saj për anëtarësim në BE, theksoi presidenti gjerman Horst Keler në takimin e sotëm në Berlin me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
- Gjykohen sot në Hagë dy serbë të akuzuar për krime lufte Hagë, 14 shtator NOA-Miço Stanishiç dhe Stojan Zhupljanin dalin sot para Gjykatës së Hagës për ish Jugosllavinë. Stanishiç ka qenë ministër i brendshëm i serbëve të Bosnjës, kurse Zhupljanin shef policie gjatë luftës së viteve 1992-'95.
- Fishë teknike - Pikat kryesore të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 28 Qershorit Tiranë, 14 Shtator NOA - Raporti final i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) dhe ODIHR, vlerëson në raportin final që publikoi pasditen e sotme, se zgjedhjet arritën shumicën e angazhimeve të saj por thekson se ato nuk shfrytëzuan plotësisht potencialet e Shqipërisë për t'iu
- Krerët e lartë kosovarë firmosin marrëveshjen e parë bilaterale me SHBA Prishtinë, 14 shtator NOA-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell, marrëveshjen e parë formale bilaterale për ndihmë ekonomike në mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës
- Zgjedhjet në Shqipëri, flet zëdhënësi i OSBE: Përmbushën shumicën e angazhimeve tona Tiranë, 14 Shtator NOA/BBC - "Zgjedhjet në Shqipëri, plotësuan angazhimet kryesore të OSBE-së, kështu që vlerësimi i përgjithshëm është pozitiv".
- Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet, Berisha: Më i miri në vite, ftoj Ramën ta lexojë Tiranë, 14 shtator NOA-Pas publikimit të raportit final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit ka reaguar kryeministri i vendit Sali Berisha.
- Fiton nesër lirinë gazetari iraken që goditi me këpucë ish presidentin amerikan Bush Bagdad, 14 shtator NOA-Muntazer Al Zaidi, gazetari i cili u dënua me burg, për shkak se kishte sulmuar me këpucë ish-presidentin amerikan, George Bush, pritet të lirohet nga burgu nesër, një ditë më vonë sa që pritej, ka njoftuar sot familja e tij.
- Berisha takon drejtoreshën e Bankës Botërore, merr premtimin për mbështetje financiare Tiranë, 14 shtator NOA-Kryeministri Berisha dhe përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Camille Nuamah, kanë zhvilluar një takim sot në kryeministri.
- Haga dënon me 10 mijë USD ish zëdhënësen e saj, publikoi informacionet sekrete për Serbinë Hagë, 14 shtator NOA-Gjykata ndërkombëtare e krimeve të luftës për ish Jugosllavinë në Hagë, dënoi sot ish-zëdhënësen, Florence Hartmann. Trupi gjykues caktoi si dënim për zonjushën Florence Hartmann një gjobë prej 10 mijë dollarë.
- Bie popullariteti i Sarkozy, francezët s'e mbështesin për qëndrimin ndaj krizës globale Paris, 14 shtator NOA-Popullariteti i presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, ka shënuar rënien më të madhe gjatë katër muajve të kaluar, ka dëshmuar rezultati i anketës më të re, e cila sugjeroi se francezët e intervistuar nuk e mbështesin reagimin e tij ndaj krizës globale ekonomike.
- Raporti final i OSBE: 28 Qershori, nuk ka asnjë provë për manipulim të rezultateve Tiranë, 14 Shtator NOA Update - Vëzhguesit ndërkombëtarë publikuan sot raportin final për monitorimin e zgjedhjeve të përgjithshme më 28 qershor 2009 në Shqipëri, duke konstatuar se "nuk ka asnjë provë të numërimit të parregullta ose të manipulimit të rezultateve".
- Një vit pas krizës ekonomike në SHBA, Obama thirrje për ndryshime rregullash  Washington, 14 shtator NOA-Presidenti i SHBA-së, Barak Obama do të mbajë një fjalim të rëndësishëm një vit pasi sistemi financiar amerikan ishte në prag të falimentimit.
- Mbyllja e çështjes "Mediu", reagon PS: Të hetohet deri në fund tragjedia e Gërdecit Tiranë, 14 shtator NOA-Pas vendimit të Kolegjit Penal në Gjykatën e Lartë për pushimin e çështjes ndaj të pandehurit Fatmir Mediu, ka reaguar Partia Socialiste.
- Bin Laden mesazh Obamës përmes internetit: Je i paaftë për të mbyllur luftën  Washington, 14 shtator NOA-Udhëheqësi i Al Kaidas, Osama Bin Ladeni, ka theksuar se presidenti i SHBA-së, Barack Obama, është i "pafuqishëm" që të ndalë luftën në Afganistan dhe shtoi se paaftësia e SHBA-së, për të kuptuar se pse kanë ndodhur sulmet e 11 shtatorit 2001, i ka kushtuar shumë
- Urgjent - Del raporti final i OSBE/ODIHR: Zgjedhjet shënuan arritje por nuk kapën standardet Tiranë, 14 Shtator NOA - Vëzhguesit ndërkombëtarë sapo kanë publikuar raportin final për monitorimin e zgjedhjeve të përgjithshme më 28 qershor 2009 në Shqipëri, duke shprehur konsideratën se "këto zgjedhje shënuan arritje por nuk realizuan si duhet standardet demokratike të kërkuara".
- Pakistan, shtypen për vdekje 16 gra e fëmijë teksa po merrnin miell falas Pakistan, 14 shtator NOA - Shpërndarja e ndihmave nga një organizatë për një provincë në Pakistan është kthyer në një tragjedi. Të paktën 16 gra dhe fëmijë akne gjetur vdekjen pasi u shtypën nga turma e cila ishte mbledhur për të përfituar falas miell që po shpërndante një organizatë.
- Prishtinë, protestuesit: Jo EULEX-it, kritika qeverisë "Thaçi" Tiranë, 14 shtator NOA Fotot update- Nënshkrimi i protokollit EULEX-Serbi ka pasuar sot me një protestë në Prishtinë ku kanë marrë pjesë më shumë se 20 organizata joqeveritare të Kosovës.
- Del raporti për lirinë ekonomike në botë, Shqipëria qëndron në vendin e 65-të Tiranë, 14 Shtator NOA Update - Shqipëria renditet e 65-ta sikundër edhe një vit më parë, në "Indeksin e Lirisë Ekonomike të Botës për vitin 2009", por me gjasa të përmirësojë pozitën e saj si rezultat i masave të qeverisë ndaj ndikimit të reçesionit global.
- Susan Boyle me një këngë të saj Angli, 14 shtator NOA -Susan Boyle ka nxjerr në treg këngën e saj të parë nga albumi me të cilin ajo ende është duke punuar, duke debutuar kështu fuqishëm në skenën e muzikës botërore.
- Show i përgjakshëm i Lady Gaga-s Amerikë, 14 shtator NOA - MTV Video Music Awards në Nju Jork pati një rrëmujë të përgjakshme në natën e diel me një interpretim të përgjakur nga ana e Lady Gaga-s.
- Plagoset rëndë me sende të forta një 20-vjeçar, policia kap autorin Tiranë, 14 shtator NOA - Një sherr për motive të dobëta ka vënë në rrezik jetën e një 20-vjeçari i cili u qëllua me sende të forta nga një person.
- Kryeministri thotë se pushimi i çështjes ndaj Mediut nuk nënkupton ndalimin e gjykimit për të Tiranë, 14 Shtator NOA - Kryeministri doli me qëndrim zyrtar para pak minutash lidhur me pushimin e çështjes ndaj Fatmir Mediut, duke siguruar se gjykimi për të mund të vazhdojë në çdo kohë pasi drejtësia siç vlerëson nuk do të pengohet nga instancat ekzekutive të shtetit.
- Gjykata e Lartë shpjegon anën ligjore të pushimit të çështjes për Fatmir Mediun "I pandehuri Fatmir Mediu është zgjedhur deputet i legjislaturës së re. Kjo rrethanë nuk lejon vazhdimin e procedimit penal në ngarkim të tij për aq kohë sa nuk ka një autorizim për ndjekje penale të dhënë nga Kuvendi i Shqipërisë mbas marrjes prej tij të mandatit të deputetit"
- Kina uron Topallin për emërimin në krye të Kuvendit Shqiptar Tiranë, 14 shtator NOA - Ambasadori i Kinës, Wang Junling i dorëzoi sot Kryetares së Kuvendit letrën e urimit të Kryetarit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore Kombëtare të Kinës, Wu Bangguo.
- Gërdeci, falja e Mediut irriton nënën e një prej viktimave: Do të bëhem kamikaze Tiranë, 14 shtator NOA Update - Vendimi i Gjykatës së Lartë për të lënë jashtë tragjedisë së "Gërdecit" ministrin Fatmir Mediu, ka pasuar me reagimin e familjarëve të viktimave të cilët kanë qenë sot në gjykatë.
- Pesha: LSI uron nxënësit shqiptarë, Bashkia e Tiranës të pajisë me ngrohje shkollat Tiranë, 14 shtator NOA - Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Besjan Pesha ka uruar në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptarë që janë ulur sot në bankat e shkollës.
- Shamku: Sot është Dita e Arsyes, PS uron nxënësit Tiranë, 14 shtator NOA - Deputetja, Ledi Shmaku ka uruar në emër të Partisë Socialiste, nxënësit të cilët sot filluan vitin e ri shkollor. "Sot është dita e parë e shkollës për afro 650.
- Vendimi, Fatmir Mediu çlirohet nga akuzat, lihet jashtë tragjedisë së Gërdecit Tiranë, 14 shtator NOA - Më në fund Fatmir Mediu çlirohet nga akuzat për tragjedinë e Gërdecit. Dy gëzime në një ditë ka përjetuar sot Fatmir Mediu i cili pas dekretimit nga Presidenti për emërimin e tij në krye të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, ai nuk do të
- Presidenti Topi dekreton ministrat e qeverisë "Berisha 2" Tiranë, 14 shtator NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi mesditën e sotme emërimet e ministrave të qeverisë "Berisha 2". Kryeministri, Sali Berisha depozitoi sot Presidentit listën e emrave që do të drejtojnë 16 ministritë për katër vitet e ardhshme.
- Aventura e çmendur, i bie përqark botës vetëm me një biçikletë e një euro në xhep Tokio, 14 shtator, NOA - Nga Japonia në Zvicër, duke kaluar për më shumë se 37 vende të botës me vetëm 160 jen, të cilat janë pak a shumë sa euro.
- Presidenti Obama sot në Wall Street, 1 vit pas falimentit të bankës së parë në SHBA Nju Jork, 14 shtator, NOA - Ndërsa vetëm pak ditë më parë mbajti një fjalim në të cilin lançonte planin për reformën në sektorin e shëndetësisë, presidenti Barak Obama, duket se ka ndërmend të bëjë publik një plan tjetër të tij, por këtë radhë në sektorin e ekonomisë.
- Po kalonte rrugën, kalimtari goditet për vdekje nga motori e dy makina Durrës, 14 shtator, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë kryer arrestimin në flagrancë të 18-vjeçarit Jeton Deliallisi, lindur dhe banues në Maminas.
- Parandalimi i aksidenteve, policia e Tiranës në një ditë vendos 1436 gjoba Tiranë, 14 shtator, NOA - Vazhdon me intensitet nga ana e policisë së Tiranës puna për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve.
- Zgjedhjet në Kosovë, krijohet koalicioni mes tre partive opozitare AKR-LDD-PD Prishtinë, 14 shtator, NOA - Eshtë ravijëzuar koalicioni i parë mes subjekteve partiake që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në Kosovë.
- Refuzimi nga Gruevski i dorëheqjes së ministrit të Transporteve irriton Sofjen Shkup, 14 shtator, NOA - Refuzimi i kryeministrit Nikolla Gruevski për të mos pranuar dorëheqjen e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski ka irrituar autoritetet bullgare.
- Kryeministri Berisha uron nxënësit për ditën e tyre të parë të shkollës Kavajë, 14 shtator, NOA - Kryeministri Sali Berisha ua ka dhënë urimet për ditën e tyre të parë të shkollës nxënësve nga shkolla e mesme profesionale "26 Marsi" në Kavajë.
- Gjyqi, Mediu mungon sërish. Avokatët: Ka mandat nga 17 shtatori Tiranë, 14 shtator, NOA - Ish-ministri i Mbrojtjes, i dominuar si ministër i Mjedisit në qeverinë e re "Berisha 1", Fatmir Mediu, ka munguar sërish në seancën gjyqësore të Gjykatës së Lartë për diskutimin e mandatit të tij si deputet, në kuadrin e përfshirjes së tij si i akuzuar në procesin gjyqësor
- Vetëvrasja, i sëmuri mendor pret damarët e më pas hidhet në pus Krujë, 14 shtator, NOA - Në spitalin Ushtarak të Tiranës është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore 29-vjeçari Altin L., lindur dhe banues në Derven të Krujës.
- Sherri, pronari i lokalit shtrin barkazi dhe godet me armë në kokë e trup dy klientë Shijak, 14 shtator, NOA - Në Komisariatin e Policisë së Shijakut janë paraqitur për të bërë kallëzim penal 23-vjeçari Bekim H. dhe 18-vjeçari Ramazan T.
- Drejtonte pa patentë motoçikletën, aksidentoi për vdekje një kalimtare Durrës, 14 shtator, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 21-vjeçarin Elton Tyçi, lindur në Bulqizë dhe banues në fshatin Shënavlash.
- Pagoi paketën e cigareve me 20 euro false, arrestohet në flagrancë nga policia Durrës, 14 shtator, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin Shkëlzen Rexhepi, lindur në Dibër dhe banues në Rrashbull të Durrësit.
- Dekretimi i qeverisë së re, Presidenti: Do t'i referohem Kushtetutës Tiranë, 14 shtator, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka deklaruar se për të dekretuar qeverisjen e re të prezantuar pranë tij nga kryeministri Berisha, do t'i përmbahet gjithmonë Kushtetutës dhe detyrimeve që cakton ajo.
- Presidenti Topi: Përmes shkollës, nesër Shqipëria do jetë në familjen evropiane Tiranë, 14 shtator, NOA - Dita e parë e shkollës e bën njeriun, që pavarësisht nga mosha, të përjetojë emocione të veçanta, për ata që ulen në bankat e shkollës, prindërit dhe mësuesit e tyre.
- Dita e parë e shkollës, nxënësit parauniversitarë ulen në banka për vitin 2009-2010 Tiranë, 14 shtator, NOA - Sot është shënuar dita e parë e shkollës për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar në vendin tonë. Ai përmbledh të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe ato të nivelit të mesëm në vendin tonë, të cilat kualifikohen edhe si arsimi bazë.
- Çelen dyert e shkollave, risitë dhe mangësitë e vitit të ri arsimor Nga Blerina Ahmetaj Tiranë, 14 shtator NOA - Zilja e shkollës do të bjerë pas pak minutash për mbi 400 mijë nxënës në të gjithë vendin, duke lajmëruar kështu nisjen e fillimit të vitit të ri shkollor 2009-2010.
- Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rrezik nga gripi i derrit, të mos hapen shkollat Gjenevë, 14 shtator NOA - Parashikimet për një përhapje të gjerë të gripit të derrave kanë detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë të deklarojë se mbyllja e shkollave aktualisht të hapura dhe ndalimi i çeljes së atyre të pritshme për sot, do të stabilizonte disi situatën.
- Trebicka një vit më pas, aksidenti që u pështoll gjatë me mister Për disa ishte e pamundur të ndodhte një aksident i tillë por hetimet tyre do t'u vinte vulën policia dhe prokuroria madje pas disa muajsh edhe hetuesit amerikanë, se kjo ngjarje ishte thjesht një aksident madje ata posedonin edhe prova të mjaftueshme për të vërtetuar aksidentin duke e mbyllur kështu
- Kosova, sot e gjitha në këmbë, S për SOVRANITET Prishtinë, 14 Shtator NOA - Nën organizimin e 22 organizatave shoqërore që veprojnë në Kosovë, sot në mesditë do të mbahet demonstrata gjithëpopullore kundër protokolleve EULEX-Serbi dhe kundër hipokrizisë së krerëve institucionalë të Kosovës.
- "Pronësi me Drejtësi", letër Alibeajt e Shehut: tregoni të vërtetën për kompensimin Tiranë, 14 Shtator NOA - Shoqata Kombëtare e të Shpronësuarve "Pronësi me Drejtësi", ka shtuar sot një varg pyetjesh ndaj ministrisë së Drejtësisë dhe titullarit të saj aktual Enkelejd Alibeaj, lidhur me përgatitjen prej tyre të ligjit për kompensimin e pronarëve.
- Pavarësia konfederale Gjithnjë duke e shtjelluar konceptin konfederalist të "pavarësisë" së 17 shkurtit, lindin këto pyetje: si shpjegohet ky referim i vazhdueshëm tek Rezoluta 1244?

