English

Kina uron Topallin për emërimin në krye të Kuvendit Shqiptar

Tiranë, 14 shtator NOA - Ambasadori i Kinës, Wang Junling i dorëzoi sot Kryetares së Kuvendit letrën e urimit të Kryetarit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore Kombëtare të Kinës, Wu Bangguo.

Duke e uruar përzemërsisht Kryetaren e Kuvendit për rizgjedhjen e saj në krye të Kuvendit, ambasadori Junling i dorëzoi personalisht letrën e urimit të Kryetarit Bangguo në të cilën ai shkruan:

"Me rastin e rimandatimit të Shkëlqesisë suaj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë në emër të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore Kombëtare të Republikës Popullore të Kinës dhe në emrin tim personal, ju shpreh Shkëlqesisë suaj urime të përzemërta dhe të ngrohta.

Ekziston një miqësi tradicionale dhe e thellë midis dy popujve Shqiptar dhe Kinez. Vitet e fundit, marrëdhënia dypalëshe ka pasur një zhvillim të mbarë, bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme ka qenë frutdhënës. Asambleja Popullore Kombëtare e Kinës dëshiron të nxisë më tej shkëmbimin dhe bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë, për të çuar më tej së bashku zhvillimin përpara të marrëdhënieve Kino-Shqiptare dhe të bashkëpunimit miqësor" tha Bangguo.

Për Kryetaren e Kuvendit marrëdhënia mes dy vendeve dhe dy popujve është shumë e veçantë dhe me një traditë miqësie të fortë.

"Për ne, tha ajo, bashkëpunimi me Kinën është shumë i rëndësishëm dhe shkëmbimet e vizitave mes komisioneve parlamentare do të jenë në prioritet e diplomacisë parlamentare" deklaroi Topalli.

Duke u ndalur në karakterin ekonomik të diplomacisë parlamentare, Kryetarja e Kuvendit theksoi se shkëmbimet e vizitave të komisioneve si ai i ekonomisë apo i bujqësisë që pritet të vijë në nëntor në Shqipëri do të ndikojnë ndjeshëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

k.k/NOA

Â

KOMENTE