Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi dekreton ministrat e qeverisë Berisha 2
English

Presidenti Topi dekreton ministrat e qeverisë "Berisha 2"

Tiranë, 14 shtator NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi mesditën e sotme emërimet e ministrave të qeverisë "Berisha 2".

Kryeministri, Sali Berisha depozitoi sot Presidentit listën e emrave që do të drejtojnë 16 ministritë për katër vitet e ardhshme.

Sipas institucionit të presidencës, kreu i shtetit duke respektuar Kushtetutën e Shqipërisë ka dekretuar të 16 ministrat e rinj.

Në listën e krerëve të ministrive mbeten disa nga emrat e qeverisë "Berisha 1" ndërsa të tjerë nuk janë emëruar sërish.

Kështu Enkelejd Alibej i cili deri dje mbante postin e Ministrit të Drejtësisë, nuk do të kryesojë asnjë ministri.

Gjithashtu edhe Gazmend Oketa ka liruara zyrën e ministrit të Mbrojtjes për të mos u emëruar në asnjë ministri tjetër.

Por nuk ka ndodhur kështu me disa ministra të tjerë të "vjetër" të cilët kanë pasur fatin të jenë ministra edhe për të paktën 4 vjet të tjera.

Kështu Sokol Olldashi, Genc Ruli, Lulëzim Basha, Fatmir Mediu, Majlinda Bregu, Bujar Nishani apo edhe Genc Pollo, kanë marrë sërish poste ministrash.

Ndërkohë që pas kryeministrit Berisha numri dy i kësaj qeverie është Ilir Meta kreu i LSI-së partia e të cilit ka fituar edhe dy poste të tjera atë të Dritan Priftit i cili u emërua ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, dhe të Petrit Vasilit, ministër i Shëndetësisë.

k.k/NOA

Më poshtë do të lexoni listën e plotë e ministrave të qeverisë "Berisha 2" që u dekretua sot nga Presidenti Topi.

Â

Dekret:

Në mbështetje të neneve 93, 96 dhe 98 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit, D e k r e t o j: Neni 1 Emërimin e Këshillit të Ministrave me përbërjen si më poshtë: 1. Zoti Sali Berisha, Kryeministër. 2. Zoti Ilir Meta, Zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme. 3. Zonja Majlinda Bregu, ministër i Integrimit. 4. Zoti Lulzim Basha, ministër i Brendshëm. 5. Zoti Arben Imami, ministër i Mbrojtjes. 6. Zoti Ridvan Bode, ministër i Financave. 7. Zoti Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. 8. Zoti Bujar Nishani, ministër i Drejtësisë. 9. Zoti Sokol Olldashi, ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. 10. Zoti Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit dhe Shkencës. 11. Zoti Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë. 12. Zoti Spiro Ksera, ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. 13. Zoti Genc Ruli, ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 14. Zoti Ferdinand Xhaferi, ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. 15. Zoti Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujerave. 16. Zoti Genc Pollo, ministër Shteti për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

KOMENTE