Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bakojani: Nuk ka datë për bisedime të Maqedonisë me BE, pa zgjidhjen e emrit
English

Bakojani: Nuk ka datë për bisedime të Maqedonisë me BE, pa zgjidhjen e emrit

Athinë, 15 shtator, NOA - Greqia nuk do të lejojë që Maqedonia të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, derisa nuk zgjidhet kontesti i emrit.

Lajmi është bërë i ditur nga burime diplomatike greke, të cilat pohojnë se shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani mbrëmë në Bruksel ka deklaruar se Athina është në kontakte të vazhdueshme me Komisionin Evropian, për tu siguruar se raporti për Maqedoninë që do të publikohet muajin e ardhshëm do të pasqyrojë realitetin në këtë vend. Ajo ka nënvizuar se suksesi më i madh i Qeverisë së Nea Demokratia ka qenë uniteti i të gjitha partive politike në Greqi lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë. Bakojani ka deklaruar për A1 se shprehë keqardhje që nuk ka vizituar Shkupit gjatë mandatit të saj si ministre e jashtme, por ka për qëllim që të bëjë këtë gjatë mandatit të ardhshëm, duke shprehur bindjen për fitore në zgjedhjet e parakohshme.

NOA-INA

KOMENTE