Lajmet e datës 15 Shtator 2009
- Obama shpalos rregullat e reja financiare në SHBA "Tetë muaj më vonë, puna për rimëkëmbje vazhdon. Dhe, megjithëse kurrë nuk do të jem i kënaqur derisa njerëzit vazhdojnë të mbeten të papunë dhe sistemi ynë financiar të jetë i brishtë, mund të kemi besim se stuhitë e dy vjetëve të kaluara, kanë filluar të dobësohen", - tha presidenti amerikan
- Karl Bildt dhe Oli Ren: Shqipëria, në rrugë të mirë drejt integrimit në BE Bruksel, 15 shtator NOA Update - "Shqipëria është në një pozitë më të mirë në rrugën drejt integrimit, pas raportit për zgjedhje të OSCE-ODHIR".
- Takim me Elvira Dones në Asti të Italisë: Unë, si Neruda, rrëfej se kam jetuar Nga Benko Gjata Asti, 15 shtator NOA-"Unë, si Neruda, rrëfej se kam jetuar". Me këto fjalë, të huazuara nga titulli i librit autobiografik të poetit të madh amerikano-latin, e nis Elvira Dones paraqitjen e saj përballë publikut të shumtë e të përzgjedhur Italjan dhe Shqiptar, që
- Karl Bildt dhe Oli Ren: Shqipëria, në rrugë të mirë drejt integrimit në BE Bruksel, 15 shtator NOA - "Shqipëria është në një pozitë më të mirë në rrugën drejt integrimit, pas raportit për zgjedhje të OSCE-ODHIR". Pohimi i fortë u bë sot nga Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bildt, vendi i të cilit këtë gjashtëmujor po mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian
- Tragjedia e Ohrit, qeveria bullgare shpërblen 3 maqedonasit që shpëtuan turistët bullgarë Sofje, 15 shtator NOA-Tre maqedonasit që kanë marrë pjesë në shpëtimin e bullgarëve në Liqenin e Ohrit, ku me fundosjen e anijes "Ilinden" humbën jetë 15 persona, do të pajisen me pasaporta bullgare.
- Lufta kundër korrupsionit, Pollo ftesë opozitës për bashkëpunim në parlament Tiranë, 15 shtator NOA-Ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Genc Pollo, ftoi sot opozitën që "të ulet në parlament dhe të bëhet pjesë e reformave të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit".
- Haga i jep lirinë më 27 tetor ish presidentes së Bosnjës, e dënuar për krime ndaj njerëzimit Hagë, 15 shtator NOA-Gjykata e Hagës ka marrë vendim që ish presidentja e Republikës Serbe të Bosnjës, Bilana Pllavshiç, të lirohet, pasi ka vuajtur dy të tretat e dënimit të dhënë.
- Rikonfirmimi si kryeministër, Berisha merr mesazh urimi nga kryeministri grek Karamanlis Tiranë, 15 shtator NOA-Kryeministri grek Kostas Karamanlis i ka dërguar një mesazh urimi homologut te tij shqiptar Sali Berisha me rastin rikonfirmimit të tij si kryetar i qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet 28 qershorit.
- Presidenti Topi dekreton 5 ushtarakë të lartë me grada madhore  Tiranë, 15 shtator NOA-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar sot gradat madhore për 5 kolonelë të ushtrisë sonë, propozime këto të sjella nga ministria e Mbrojtjes.
- Riemërimi si kryeministër, Berisha urohet nga homologu francez  Tiranë, 15 shtator NOA-Kryeministri Sali Berisha ka marrë urimet për riemërimin e tij në krye të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet, nga homologu i tij francez, François Fillon.
- Dekretimi i kabinetit të ri nga presidenti, Topalli: Qeveria votohet nesër në Kuvend Tiranë, 15 shtator NOA-Pas dekretimit të 15 ministrave të kabinetit të ri nga Presidenti i Republikës, qeveria "Berisha 2" do të votohet nesër në Parlament.
- TVSH tek biznesi i vogël, Konfindustria: Të luftojë evazionin fiskal dhe konkurrencën e padrejtë Tiranë, 16 shtator NOA - Konfindustria mbështet vendimin e qeverisë për shtrirjen e pagesës së TVSH-së (tatimi mbi vlerën e shtuar) mbi biznesin e vogël.
- AMC ul tarifat deri në 51 % për abonentët e saj me parapagesë, lista e çmimeve të reja Tiranë, 15 Shtator NOA - Duke filluar nga dita e sotme, kompania celulare AMC, ul tarifat për abonentët e saj Albakarta. Të gjithë këta abonentë përfitojnë ulje deri në 51 për qind për telefonatat brenda rrjetit AMC, informon gazetarja e agjencisë NOA që ndoqi takimin e Drejtorit të Përgjithshëm
- Familjarët e të zhdukurve lënë grevën e urisë, presidenti Sejdiu u premton më shumë angazhim Prishtinë, 15 shtator NOA-Dalin nga greva e urisë familjarët e të pagjeturve pas luftës në Kosovë. Vendimi u mor pas një takimi që ata patën me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ministren e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi.
- Ambasadori i ri kosovar paraqet letrat kredenciale tek presidenti Topi Tiranë, 15 shtator NOA-Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Gazmend Pula, i ka paraqitur të hënën letrat kredenciale presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi.
- Mblidhet nesër Këshilli Bashkiak i Tiranës, PS në minorancë pas zgjedhjeve Tiranë, 15 shtator NOA-Pas shumë zvarritjesh nga ana e Bashkisë së Tiranës më në fund plani rregullues i kryeqytetit do të prezantohet përpara Këshillit Bashkiak.
- Prishtina vendos marrëdhëniet diplomatike me Suedinë, dekreton ambasadorin e ri  Prishtinë, 15 shtator NOA-Presidenti Fatmir Sejdiu dekretoi sot Lulzim Pecin, ambasador të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë.
- Godet me thikë kushëririn e tij, arrestohet 35-vjeçari Tiranë, 15 shtator NOA - Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të vriste me thikë kushëririn e tij. Ngjarja ndodhi dje në Zall-Herr të Tiranës kur Nurij Alushi, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, 35-vjeçarin Gëzim Alushi.
- Lirohet nga burgu gazetari irakian që qëlloi me këpucë Bushin Irak, 15 shtator NOA - Lirohet nga burgu gazetari irakian që goditi me këpucë ish-presidentin amerikan Xhorxh Ë. Bush gjatë një konference për shtyp në Irak.
- Raporti OSBE-ODIHR, Meta: Vlerësoj raportin, ishte realist Tiranë, 15 shtator NOA - Raporti përfundim i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri ka pasuar me reagimin edhe të kreut të LSI-së Ilir Meta i cili vlerësoi analizën e ndërkombëtarëve.
- PR, Madhi: Raporti i OSBE-ODIHR vlerësoi zgjedhjet, PS spekulon Tiranë, 15 shtator NOA - "Raporti i OSBE-ODIHR ishte një raport konstatimesh, vlerësimesh dhe rekomandimesh objektive, i cili legjitimoi procesin zgjedhor në vend".
- Rama: Raporti i OSBE-ODIHR konfirmoi shqetësimet e PS-së Tiranë, 15 shtator NOA - Kreu i socialistëve, Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka reaguar pozitivisht ndaj raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit.
- Mourinho do ta përqafoj Ibran Itali, 15 shtator NOA - Trajneri i Interit, Jose Mourinho, është i gatshëm ta mirëpresë sulmuesin e Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, me një përqafim dhe thotë se nuk ka asnjë hidhërim me ish-lojtarin e tij.
- Gripi i derrave shkakton viktimën e tretë në Greqi Greqi, 15 shtator NOA - Gripi i derrave ka shënuar viktimën e tretë në Greqi. Një 29-vjeçar nga Franca i cili gjendej në Greqi ka humbur jetën pasi rezultoi me virusin A/H1N1, e cila ndikoi edhe në simptomat e pneumonisë së rëndë nga e cila po vuante i riu.
- Prostituonte për 25 mijë lekë të vjetra. 21-vjeçarja në polici: I kisha të dashur Tiranë, 15 shtator NOA - Të paktën 25 mijë lekë të vjetra duhet të paguante një person për të kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 21-vjeçe.
- Presidenti Topi bisedë telefonike me homologun turk, Gyl: Në dhjetor do vij në Shqipëri Tiranë, 15 shtator NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl.
- Sherri, tenton të vrasë me thikë shokun e tij, kapet nga policia Tiranë, 15 shtator NOA - Tenton të vrasë me thikë një 20-vjeçar, arrestohet nga policia. Specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, u realizua dje kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i 22-vjeçarit Aleksandër Toma, banues në Paskuqan Tiranë.
- Tiranë, për një javë u gjobitën 10 mijë shoferë. Policia: Vetëm dje vendosëm 1220 gjoba Tiranë, 15 shtator NOA - Aksioni i policisë së Tiranës për të ndëshkuar shkelësit e qarkullimit rrugor është në ditën e tetë dhe ka vendosur një "mal" me gjoba.
- Vendi tronditet sërish nga lëkundjet e tërmetit, ndihen në Kavajë e Durrës Kavajë, 15 shtator, NOA - Vendi ynë është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit, pas atyre të konstatuara në zonën e Dibrës para pak ditësh.
- UEFA publikon 9 skuadrat të cilat do jenë në krye të serive për grupet e Euro 2012 Bruksel, 15 shtator, NOA - UEFA ka publikuar listën e nëntë skuadrave të cilat do të jenë në krye të serive gjatë tërheqjes së shortit për formimin e grupeve kualifikuese për kampionatin e futbollit evropian "Euro 2012".
- Policia identifikon autorin e vjedhjes së një banese, e lë të lirë se ishte i mitur Devoll, 15 shtator, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë mundur të identifikojnë autorin e vjedhjes së një banese në fshatin Bitinckë të rrethit të Devollit.
- AIITC dhe shoqata "Gruaja" pajisin 150 fëmijë me mjete mësimore për në shkollë Tiranë, 15 shtator, NOA - Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, AIITC në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore "Gruaja" u dhuruan fëmijëve të familjeve në nevojë komplete çantash dhe mjete të ndryshme mësimore.
- Obama apelon për kujdes edhe ndaj fazës së rimëkëmbjes ekonomike të SHBA-ve Nju Jork, 15 shtator, NOA - Plot një vit pas falimentimit të bankës së parë amerikane, presidenti i SHBA-ve Barak Obama ka mbajtur një fjalim të posaçëm në Nju Jork, aty ku gjendet edhe qendra e shumë firmave financiare që falimentuan në kulmin e krizës financiare botërore.
- Ina Rama: Çështja "Mediu", mbetet në fuqi vendimi i gjykatës Tiranë, 15 shtator, NOA - Nuk do të ketë më asnjë veprim tjetër të ndërmarrë nga prokuroria lidhur me çështjen e përfshirjes së mundshme të ministrit Fatmir Mediu në tragjedinë e Gërdecit.
- Bibla, zbulohet në Detin e Vdekur teksti origjinal i fjalës së Moisiut për hebrejtë Jeruzalem, 15 shtator, NOA - Pas më shumë se 2000 viteve, tani do të jetë e mundur që të dihet fjalët origjinale të thëna nga Moisiu para popullit hebre.
- Malajzi, gruaja 107-vjeçare në kërkim të burrit të saj të 23-të për të vrarë vetminë Kuala Lampur, 15 shtator, NOA - Eshtë plot 107 vjeçe, por kjo duket se nuk e ndalon aspak plakën e vjetër nga Malajzia që të vihet në kërkim të bashkëshortit të 23-të në jetën e saj.
- Bakojani: Nuk ka datë për bisedime të Maqedonisë me BE, pa zgjidhjen e emrit Athinë, 15 shtator, NOA - Greqia nuk do të lejojë që Maqedonia të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, derisa nuk zgjidhet kontesti i emrit.
- Skadon sot në GJND afati për paraqitjen mbi çështjen e pavarësisë së Kosovës Uashington, 15 shtator, NOA - Ndërsa diskutimi publik në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e pavarësisë së Kosovës fillon më 1 dhjetor, afati për paraqitje skadon ditën e sotme.
- Norvegji, zgjedhjet i fiton sërish e majta e cila qeveris aktualisht vendin Oslo, 15 shtator, NOA - Ndryshe nga disa procese zgjedhore kohët e fundit në disa vende evropiane ku e djathta ka fituar bindshëm ndaj së majtës qeverisëse, në Norvegji duket se kjo gjë nuk ka ndodhur.
- Miratimi i qeverisë së re nga Kuvendi, pritet akordi Berisha-Topalli Tiranë, 15 shtator, NOA - Marrëveshja mes kryeministrit Berisha dhe kryeparlamentares Topalli pritet të caktojë ditën e seancës plenare në të cilën parashikohet të kryhet betimi i qeverisë së re.
- Ndahet nga jeta aktori Patrik Sueiz, nuk e fitoi dot betejën ndaj kancerit Hjuston, 15 shtator, NOA - Aktori i njohur amerikan, Patrik Sueiz, i cili u bë një seks simbol në Hollivud me filmat si "Dirty Dancing" dhe "Shpirti", u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit në moshëm 57-vjeçare.
- Prelec: Protokolli pa Prishtinën, një gabim i EULEX "Qeveria e Kosovës, kur mori vesh për procesin, duhej të këmbëngulte që të kishte një rol aktiv në negocimin e protokollit dhe jo të rrinte mënjanë e të përpiqej ta sabotonte, ashtu siç edhe bëri", thotë Marko Prelec, drejtor për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, në një intervistë dhënë
- Një burrë i martuar dhe një djalë dezertor, seks mes tyre në stacionin e trenit Durrës Durrës, 15 Shtator NOA - Ajo që i ka lidhur një burrë të martuar dhe një djalë që kishte dezertuar nga ushtria dhe kërkohej nga policia në të gjithë vendin, ishte as më shumë dhe as më pak, por seksi mes tyre.
- Punëdhënësit brukselianë të Karaxhiçit Thonë se Romano Prodi i ka fshirë lotët me letër tualeti. Duhej të intervenohej, po-jo, jo-po, kalonin muaj të tërë derisa Kosova digjej flakë, eminenca evropiane qortonte Serbinë "shikoni, nuk lejohet dhunë e tepruar: përdhunoheshin të gjitha gratë e bukura para syve të fëmijëve dhe etërve në kolonat
- Dokumenti i Ahtisarit, apo kompromisi më i dhimbshëm "Të nderuar bashkëqytetarë, sikurse të mbanim mbledhjen për këtë protokoll, isha përgatitur që t'ua përkujtoj bartësve të institucioneve kosovare 2007-ën, atëherë kur betoheshin se nuk do të lëshojnë më pa¨ liderët kosovarë, se dokumenti i Ahtisarit është kompromisi më i dhimbshëm, por do të pranojnë
- Ata po rrejnë! Protokoll pas protokolli ata do ta dorëzojnë Kosovën. Ata do të flasin për shtetin e Kosovës, por do të vazhdojnë të zbatojnë dokumente që mohojnë shtetësinë e Kosovës.
- "Lehman Brothers", ose kolapsi i bankës së investimeve që tundi botën Data 15 shtator, shënon një nga momentet kyçe në krizën financiare-kolapsin e bankës së investimeve "Lehman Brothers". Ngjarja nxiti shkrirje financiare që e zhyti botën në recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore
- Pse na shohin si një bandë masive që duhet disiplinuar Edhe EULEX-i sikurse UNMIK-u nuk e pranon Kosovën si të pavarur, nuk ka afat se deri kur do të qëndrojë në Kosovë, dhe nuk i jep llogari asnjë institucioni kosovar anipse ka fuqi ekzekutive mbi ta
- Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, shprehin qëndrimin mbi EULEX-in Dukagjin, 15 Shtator NOA - Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së për Dukagjin - degët e Organizatave të Â Veteranëve të Luftës së UÇK-së, degët e Shoqatave të Familjeve të Dëshmorëve dhe të Invalidëve të Luftës, shprehin mospajtim dhe indinjatë dhe njëherësh reagojmë ashpër kundër protokolleve të bashkëpunimit

