Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Karl Bildt dhe Oli Ren: Shqipëria, në rrugë të mirë drejt integrimit në BE
English

Karl Bildt dhe Oli Ren: Shqipëria, në rrugë të mirë drejt integrimit në BE

Bruksel, 15 shtator NOA - "Shqipëria është në një pozitë më të mirë në rrugën drejt integrimit, pas raportit për zgjedhje të OSCE-ODHIR".

Pohimi i fortë u bë sot nga Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bildt, vendi i të cilit këtë gjashtëmujor po mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

z. Bildt komentoi zgjedhjet në vendin tonë si dhe raportin e dalë nga vëzhguesit ndërkombëtarë, kur theksoi se "Pas raportit të dalë nga OSCE-ODIHR, Shqipëria gjendet në një pozicion më të mirë".

Ndërkohë, mbështetje të menjëhershme ka gjetur deklarata e z. Bildt, po sot, nga z.Oli Ren, -Komisioni evropian për Zgjerimin.

Ai tha se "Pajtohem me mendimin se Shqipëria ka tani një shans shumë më të mirë, në progresin drejt procesit të hyrjes në Bashkimin Evropian".

Një ditë më parë, raporti i OSCE-ODIHR, vlerësonte zgjedhjet e 28 qershorit, duke shtuar se nuk u arritën standardet më të larta të OSCE.

Kurse Jens-Hagen Eschenbaecher, zëdhënës i OSBE, veçoi faktin se "përmirësimet në hije nga politizimi i aspekteve teknike".

e.l/NOA

KOMENTE