Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Punëdhënësit brukselianë të Karaxhiçit
English

Punëdhënësit brukselianë të Karaxhiçit

Thonë se Romano Prodi i ka fshirë lotët me letër tualeti. Duhej të intervenohej, po-jo, jo-po, kalonin muaj të tërë derisa Kosova digjej flakë, eminenca evropiane qortonte Serbinë "shikoni, nuk lejohet dhunë e tepruar: përdhunoheshin të gjitha gratë e bukura para syve të fëmijëve dhe etërve në kolonat me "pamje reprize" holokaustesh evropian të gjysmës së parë të shek. 20. Pastaj më në fund Evropa lëshoi pe, u pajtua Solana, e dha lejen (nënshkroi) të bombardohej "Serbia"

Nga Teki Dervishi

 "Kritikave" (më shumë publicistike) që i janë bërë Karaxhiçit për gjenocidin mbi boshnjakët, ai iu është përgjigjur kështu: i kemi kryer punët e fëlliqta duke vrarë vëllezërit tanë në marrëveshje me Evropën. Ndaj Serbët nuk janë fajtorë, ka thënë Karaxhiçi. Mirë e ka! Po të ishin fajtorë serbët, Evropa nuk do t'i ledhatonte dhe privilegjonte deri në servilizëm. Deri sot serbët kanë bërë punë për Evropën, tash Evropa po ua kthen borxhin dhe po bën punë për serbët në Kosovë.

Nga se Evropa po e amniston terrorizmin shtetëror të Serbisë? Analistë të huaj pohojnë se kjo situatë po bën që Kosova gjithnjë e më shumë të jetë një fushë e minuar që është "potencialisht shpërthyese". Që 10 vjet "shpërthimi" kurdiset në institucionet e pushtetit të shtetit UNMIK. UNMIK-u është shteti i Kosovës, pushteti i Kosovës është EULEX-i, ICO-ja, OSBE-ja etj. etj. "Shpërthimet" (luftërat) nuk janë gjithmonë frontale apo guerile ushtarake, po ka edhe luftëra "kimike-ekologjike-kulturore" shfarosje përmes krizës humanitare për zhdukje të popujve me instrumentin e "paqes pa liri". Shteti UNMIK ka parashikuar me paramendim politik çastin (datën) e "shpërthimit" potencial. Ky "shpërthim" është paraparë të ndodhë pikërisht në çastin kur indianët autoktonë të Kosovës do ta kenë harxhuar municionin (lexo: argumentet politike) që të mund të ngritën në këmbë në çastin e "shpërthimit" pas armëpushimit. Gjatë armëpushimit (paqes pa liri) 10-vjeçare, indianët autoktonë i kanë dorëzuar (zhvlerësuar) të gjitha argumentet politike mbi "motivin" e luftës së tyre shekullore për pavarësi, duke i lutur serbët e shtetit terrorist për të "lidhur paqe" nëpërmjet dokumentit të Ahtisarit. Shteti terrorist e refuzon -paqen- që ia ofron viktima e luftës. Pa marrë falje, viktima falë! Dhe viktima e implementon paqen pa liri qe 10 vjet pareshtur, duke e konsideruar paqen si "liri" e mbikëqyrur. Pra indianët autoktonë nuk kanë më municion (argumente politike). Për çka do të luftojnë tash, kur atdheu i tyre nuk quhet më -Shqipëri- dhe kur ata nuk quhen -shqiptarë- dhe kur kanë arritur ta bëjnë shtetin dhe kombin e tyre multietnik, ekzemplarë botëror, "sui generis"?

Prandaj, gjendja nuk është aspak shpërthyese, më tha një "mik" misionar i lartë në një intervistë të dështuar. Kur e pyeta "pse" nuk mund të "shpërthejë"? - misionari më tha - sepse kosovarët (pa thonjëza) nuk protestojnë; nuk dalin në demonstrata; janë kundër ideve megalomano-nacionale; nuk po pranojnë të jenë më -nacional- por po pranojnë se janë -multietnik-; i konsiderojnë "miq" racistët ndërkombëtarë; i kanë ftuar t'i mbikëqyr Evropa sipas "vetos" ruse, pasi që nuk e kuptojnë çka është kolonizimi; nuk munden kosovarët pa një Padron; janë mësuar me kamxhikun perandorak… etj. etj. - kështu me tha misionari në intervistën e dështuar. Pastaj pati zemër edhe më qortoi: pse na akuzoni vetëm neve, kur fajin e keni vet?! A kaq të marrë jeni sa të mos e kuptoni se lirinë nuk ta falë askush?! Pastaj unë zura të hamendem, si nuk e paskam ditur se dikush "nga ne" indianët autoktonë i paska akuzuar ndonjëherë ndërkombëtarët! Ndoshta, veç s'po m'kujtohet! Unë sa di, - le akuzë që nuk kemi bërë (zyrtare e jo mediale) kundër "miqve" ndërkombëtarë (lexo: veç evropianë), por i kemi konsideruar - çlirimtarë, dhe sillu pështillu, e kemi shpallur vetveten "popull mirënjohës" ndaj miqësisë ndërkombëtare. "Dita e Falënderimit" ndaj evropianeve nuk është shënuar si lëshim pa "qëllim të keq" të Kushtetutës.

Etnocidi fizik që u pa nëpërmjet CNN-it (1999) e kishte tronditur botën "moderne" evropiane. Thonë se Romano Prodi i ka fshirë lotët me letër tualeti. Duhej të intervenohej, po-jo, jo-po, kalonin muaj të tërë derisa Kosova digjej flakë, eminenca evropiane qortonte Serbinë "shikoni, nuk lejohet dhunë e tepruar: përdhunoheshin të gjitha gratë e bukura para syve të fëmijëve dhe etërve në kolonat me "pamje reprize" holokaustesh evropian të gjysmës së parë të shek. 20. Pastaj më në fund Evropa lëshoi pe, u pajtua Solana, e dha lejen (nënshkroi) të bombardohej "Serbia". Tash Solana po tutet natën, Olli Reni po i jep të pijë hapa gjumi! Hajt-hajt, dy muaj bombardime, serbët na vrisnin duke në thënë se po na vrisnin veç pse ne e kishim ftuar NATO-n. U-haaa, sa shumë na dëgjon NATO-ja neve, indianëve autoktonë! Nuk bën gjë NATO, pa na pyetur neve, sidomos kur NATO çohet kundër serbëve nën komandën evropiane të Solanës. Në Kumanovë NATO-ja u mur vesh me ushtrinë "paqësore" serbe për ta demobilizuar ushtrinë "terroriste" të UÇK-së si kusht i "paqes" dhe rivendosjes së administratës së Serbisë nën firmën e UNMIK-ut. Dhe erdhi paqja e paketuar si "çlirim" dhuratë e djallit.

Kur e demolizonin UÇK-në duke e etiketuar si terroriste, e shkrova "ekstremisht" një protestë-kolumne "Letër ushtarit". Të nesërmen në qytet, një indian autokton, s'la gjë pa më sharë. Më tha - ekstremist, nacionalist. Çka po t'duhet ty ushtria çlirimtare, kur e ke këtu ushtrinë e NATO-s?

Racistët erdhën këtu ta ndërprisnin gjenocidin biologjik, zhdukjen fizike që po ushtrohej mbi shqiptarët e vetmuar dhe të harruar nga Shqipëria Ideologjike e kohës së transicionit dhe pluralizmit demokratik, Shqipëria kuislinge e majtistëve të Brukselit dhe Romano Prodit me shokët pro serbë të Madridit, Londrës, Parisit, Berlinit dhe Romës. Zhdukjen fizike të shqiptarëve para bombardimeve të NATO-s, racistët e Brukselit menjëherë që nga qershori 1999 e zëvendësuan me zhdukjen politike të shqiptarëve, zhdukje politike (dekulturim) quhet shkombëtarizimi, quhet "socializimi" i "grumbullit etnik" autokton, aborigjen, pa identitet nacional, që do të thotë pa të kaluar historike. Shkombëtarizimin e shqiptarëve Turqia nuk arriti ta realizonte për 500 vjet, Serbia nuk arriti ta realizonte për 100 vjet okupim, kurse Brukseli e arriti vetëm për 10 vjet "paqe" multietnike. Është po ky Brukseli i përkrahur nga Tirana aplikuese e zjarrtë që të integrohet në "Evropë", njësoj si në fillim të shekullit 20 kur kërkonte (në demonstratat e Shkupit) integrim autonomist nën babën Sulltan Selim Pianecin. Të gjitha dokumentet 10-vjeçare (Rregulloret e UNMIK-ut) Tirana i ka pranuar ashtu si edhe Pakon dhe Kushtetutën e Ahtisarit, duke u arsyetuar se ajo e përkrah vullnetin "e popullit" të Kosovës të dekulturohet nga identiteti shqiptar - në hibridin "kosovarë"! Ka shumë shqiptarë Shqipëria, çka po i duhen më shumë, si për shembull ata të - Preshevës. Le t'bëhen kosovarë! Nuk e ka marrë vesh Tirana se Pakoja ishte e OKB-së (Ahtisarit) e jo e "kosovarëve", pra nuk ishte vullnet i "kosovarëve" siç thotë Tirana, po ishte vullnet i Brukselit. Nuk thotë askush "pakoja e kosovarëve", por "pakoja e Ahtisarit"! Po ku merr vesh Tirana kur është kaq shumë e preokupuar me çështje luftërash për pushtet, në shtetin, të cilit ia kanë aneksuar mbi gjysmën e territorit.

Dhe, për 10 vjet Brukseli zhvlerësoi të gjitha argumentet politike të shqiptarëve të Kosovës, duke i zëvendësuar argumentet politike me ato kulturore. Luftën shekullore të indianëve autoktonë me sllavët, Brukseli racist e konvertoi në "konflikt" ndëretnik (!!!). Nuk paska pasur -luftë- në Kosovë, por paska pasur -konflikt- midis fiseve etnike në diversitetet kulturore të tyre! Rezolutën 1244 e përpiluan (dhe po e zbatojnë) bijtë dhe nipërit e nacistëve dhe stalinistëve, të cilët sot mbushllejnë shkëlqim arrivist "aristokrat" të ulur në tavolinën e rrumbullakët të Këshillit të Sigurimit, të ulur bashkë me afrikanë e aziatë të tjerë, edhe këta kuislingë banana republikash të ish kolonive evropiane, tashmë "të pavarura" dhe 80 % prej tyre të infektuara nga AIDS-i (Sida).

(*) Drejtor i "Bota Sot"

KOMENTE