Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti OSBE-ODIHR, Meta: Vlerësoj raportin, ishte realist
English

Raporti OSBE-ODIHR, Meta: Vlerësoj raportin, ishte realist

Tiranë, 15 shtator NOA - Raporti përfundim i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri ka pasuar me reagimin edhe të kreut të LSI-së Ilir Meta i cili vlerësoi analizën e ndërkombëtarëve.

"Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 28 Qershorit, është raporti më pozitiv i bërë deri më sot për zgjedhjet në vendin tonë, duke shënuar në këtë mënyrë dhe mbylljen e kapitullit problematik dhe kontestues të zgjedhjeve në vendin tonë. Ky është një raport realist dhe shumë konstruktiv.

Ndaj me këtë rast dua të përshëndes të gjitha organizatat që bashkërenduan për monitorimin e këtyre zgjedhjeve dhe në mënyrë të veçantë përfaqësuesen e këtij Misioni znj.Glover dhe jam i bindur që të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet do të përbëjnë dhe bazën e reformës së ardhshme elektorale në vend" tha Meta.

Por, konkluzionet që këto zgjedhje ishin një progres i prekshëm, është dhe thelbi i këtij raporti, i cili përfundimisht e largon Shqipërinë nga ai pozicion problematik që ka pasur për zgjedhjet deri tani. Me këtë rast unë besoj se të gjithë forcat politike duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme në vendin tonë të jenë zgjedhje me standarde të larta demokratike, sikurse ndodhin edhe në vendet e tjetra të Bashkimit Europian" shtoi më tej kreu i LSI-së.

"Natyrisht që zgjedhjet nuk kanë qenë të standardeve daneze, dhe ju i dini vërejtjet tona. Jam i bindur se të gjitha vërejtjet do të bëjnë bazën e reformave elektorale në vend. Por konkluzioni që këto zgjedhje ishin një progres i prekshëm është thelbi i këtij raporti i cili përfundimisht e largon Shqipërinë nga pozicioni problematik që ka pasur për zgjedhjet deri tani" tha sot Meta gjatë një konference për shtyp.

Meta citoi nga raporti i ndërkombëtarëve edhe analizën për bojkotin e parlamentit nga PS që sipas tij, për OSBE-ODIHR nuk ka asnjë arsye serioze për të justifikuar bojkotin përveç ndonjë arsyeje të brendshme.

k.k/NOA

KOMENTE