Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fullani shpall Çmimin e Guvernatorit për Diplomën më të Mirë
English

Fullani shpall "Çmimin e Guvernatorit për Diplomën më të Mirë"

Tiranë, 18 Shtator NOA - Banka e Shqipërisë organizoi konferencën e 8-të ndërkombëtare me temë "Politika të stabilitetit monetar dhe financiar - Leksione nga kriza", Tiranë, Shqipëri.

Punimet e kësaj konference janë përshëndetur edhe nga Kryeministri, Z. Sali Berisha dhe Ministri i Financave, z. Ridvan Bode. Në këtë konferencë morën pjesë shumë guvernatorë, zëvendësguvernatorë, përfaqësues të lartë të bankave qendrore, emra të njohur të botës akademike ekonomike dhe financiare, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare, drejtues të bankave të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri si dhe shumë personalitet të vendit dhe të huaja.

Kjo konferencë zhvillohet në kushtet kur stabiliteti financiar qëndron në krye të axhendës së bankierëve qendrorë për të pasur një sistem bankar e financiar të shëndoshë në kohë të vështira, i cili kontribuon fuqishëm në zhvillimin e qëndrueshëm makroekonomik të një vendi. Konferenca ka qenë e konceptuar me tre panele diskutimi, ku në dy panelet e parë të ftuarit nga bota akademike, bankare e financiare ndërkombëtare kanë trajtuar krizën me të gjitha elementet e saj përbërëse dhe mësimet e deritanishme si dhe ndikimin që ka patur ajo në ekonomitë e Evropës Juglindore.

Paneli i tretë ka mbledhur në një tryeze të përbashkët guvernatorët dhe zëvendësguvernatorët e bankave qendrore të Ballkanit, të cilët kanë diskutuar rreth qëndrimeve, masave dhe eksperiencave të tyre në situatën e krizës.

Në përfundim të konferencës, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, shpalli edhe fituesit e konkursit "Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë", për vitin 2009.

Komisioni i vlerësimit të ngritur në Bankën e Shqipërisë, pasi shqyrtoi aplikimet e shumta të ardhura nga studentë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, në universitetet më të njohura shqiptare dhe evropiane, ka vendosur të akordojë çmimet si më poshtë:

Besart Kadia nga Universiteti i Bristolit në Angli, me temën e tij të studimeve pasuniversitare "Institucionet dhe rritja ekonomike në vendet në tranzicion: përqasja "pooled mean group".

Stela Male nga Universiteti Jönköping në Suedi, me temën e saj të studimeve pasuniversitare "Remitancat dhe Zhvillimi Financiar - një studim i vendeve të Evropës Juglindore dhe Lindore".

Elidiana Pema nga Universiteti i Tiranës me temën e saj të doktoraturës "Ndikimi i bankave kooperative në zhvillimin e agrobiznesit në rajonin e Shkodrës".

e.r/NOA

KOMENTE