Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta në krye të Ministrisë së Jashtme: Përkushtimi im, integrimi evropian
English

Meta në krye të Ministrisë së Jashtme: Përkushtimi im, integrimi evropian

Tiranë, 17 shtator NOA-Pas dekretimit të kabinetit qeveritar nga presidenti Bamir Topi, ish ministri i Jashtëm, Lulzim Basha i ka dorëzuar detyrën kreut të LSI, Ilir Meta i cili do të jetë në krye të shërbimit të jashtëm.

Në ceremoninë e dorëzimit të posteve, Basha ka falënderuar stafin e tij me të cilin bashkëpunoi jo pak vite.

Por ai nuk ka kursyer fjalët e mira për pasuesin e tij.

Basha e ka cilësuar Metën si një politikan me përvojë duke shprehur bindjen se me të, shërbimi i jashtëm do të plotësojë shumë mirë synimet dhe mandatin e politikës së jashtme të Qeverisë së Integrimit.

Në fjalën e tij, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta shprehu kënaqësinë që takohet sërish me stafin e shërbimit të jashtëm.

Meta theksoi se shërbimi i jashtëm do t'i realizojë me sukses objektivat e politikës së jashtme.

Ai shprehu bindjen e tij se politika e jashtme do të vazhdojë në po ato linja shumë të qarta, për të cilat edhe ka marrë vlerësime maksimale nga komuniteti ndërkombëtar si faktor i rëndësishëm i paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në rajon.

"Para se të largohesha, 6 vjet më parë nga ky dikaster, unë në emër të Qeverisë shqiptare, nënshkrova Kartën e Adriatikut.

Tani ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe kjo është domethënëse dhe flet qartë për vazhdimësi dhe përkushtim ndaj integrimit evropian dhe euroatlantik", tha Meta.

KOMENTE