English

Një marrëveshje biznesi e mbështetur nga USAID-i, vijon rrugën e suksesit

Divjakë, 18 Shtator NOA - Pas një importi të suksesshëm të shalqinjve të hershëm nga Divjaka në Britani, në muajin Qershor, dy përfaqësues të Supermarketeve ASDA, filiali britanik i Wall Mart, njërit prej supermarketeve ushqimorë më të mëdhenj në botë, u rikthyen në Shqipëri, për të zgjeruar edhe më shumë programin e tyre të prokurimeve.

Drejtori i Sistemit të Cilësisë dhe Menaxheri i ASDA-s punuan për një javë me kompaninë Bruka Seedlings dhe fermerët e Divjakës për blerjen e shalqinjve të vonë si edhe diskutuan mundësitë për eksporte të ardhshme.

Për të qenë të përgatitur për sezonin e ardhshëm, të dy përfaqësuesit zhvilluan trajnime me personelin e kompanisë lidhur me Standardet e Kontrollit të Cilësisë.Â

Ky transaksion biznesi u bë i mundur falë mbështetjes së USAID, nëpërmjet programit të tij Konkurrueshmëria e Bujqësisë Shqiptare (AAC), që mundësoi vendosjen e kontakteve tregtare, trajnoi fermerët shqiptarë për plotësimin e standardeve GlobalGap si edhe ofroi asistencë teknike për eksportuesin - kompaninë Bruka Seedlings.Â

Menaxheri i Sistemit të Cilësisë vlerësoi përmirësimet e realizuara kohët e fundit nga prodhuesit shqiptarë dhe ritheksoi përkushtimin e kompanisë së tij për përfshirjen e këtyre prodhuesve në programet e tyre të prokurimit.

Ai theksoi se "fermerët e Divjakës dhe ekipi i Kontrollit të Cilësisë të kompanisë Bruka Seedlings, po punojnë të përkushtuar për plotësimin e kërkesave dhe parashikimeve tona dhe deri tani ia kanë dalë mbanë".Â

USAID po mbështet furnizuesit e inputeve, fermerët, përpunuesit dhe tregtarët e komoditeteve strategjike për rritjen e rendimenteve, përmirësimin e cilësisë së prodhimit dhe depërtimin në tregjet me vlera të larta, duke synuar mbështetjen e sektorëve bujqësorë me potenciale të larta dhe nxitjen e rritjes ekonomike.

e.r/NOA

KOMENTE