English

Libri i ri i Dan Braun "The Lost Symbol" del në internet, e kapën piratët

Vetëm një ditë pas botimit, romani i ri i autorit amerikan Dan Brown "The Lost Symbol" është piratuar duke u shfaqur në disa uebsajte

Nga Alison Flood/ "The Guardian"

Kopje pirate të librit të ri të Dan Broën "The Lost Symbol" kanë filluar të paraqiten nëpër internet vetëm një ditë pas botimit të librit. Botuesi britanik i librit ‘Transworld' ka thënë se ka qenë i vetëdijshëm për shkeljet dhe se ka kërkuar që të largohen shkarkimet ilegale.

"Ka qenë i disponueshëm në një numër të wabsajteve pirate," ka thënë drejtori i marketingut Alison Barrow, e cila ka shtuar se botuesi ka kërkuar nga websajtet të largojnë kopjet digjitale të librit. "Ne nuk jemi të vetëkënaqur me këtë," ka thënë ajo. "Deri më tani është vetëm versioni amerikan." ‘The Lost Symbol' ka qenë i disponueshëm për shkarkim nëpërmjet websajteve si The Pirate Bay dhe Scribd.com në mëngjesin e së mërkurës. "Të faleminderit shumë! Sapo ma ke nxjerr ditën," ka shkruar njëri prej përdoruesve të websajtit Scribd, derisa një tjetër ka kërkuar që dosja e librit t'u dërgohet atyre në email. Politika e Scribd me seli në San Francisco është që menjëherë të zhvendoset materiali me të drejtë të autorit kur pranon vërejtje nga mbajtësit e të drejtës së autorit; ishte sulmuar po ashtu në fillim të këtij viti nga autorë të ndryshëm, përfshirë edhe JK Roëling, vepra e së cilës gjithashtu ishte vendosur për shkarkim në websajt.

Në atë kohë nënpresidenti për marketing Tammy Nam ka thënë se komuniteti i Scribd është "përgjithësisht i vëmendshëm në kontrollimin e vetvetes dhe na njofton kur bëhet fjalë për vepra me të drejtë autoriale apo ndonjë material tjetër të papërshtatshëm". Ndërkaq, ata që kanë dashur të marrin rrugën tradicionale për librin ‘The Lost Symbol', i kanë sulmuar libraritë: shitjet e romanit, i cili është botuar dje, kanë qenë ‘stratosferike', sipas Barrow. Shitësit me pakicë kanë prerë çmimet e tyre për trilerin simbolik të Brown-it, me nxitjen e luftës për zbritje të çmimit pas ofrimit të romanit - i cili ka një çmim të rekomanduar të shitjes me pakicë prej 18.99 funta në 5 funta. Amazon pastaj ka zbritur çmimin e vet në 4.99 funta.Â

KOMENTE