Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bojkoti, PS: Nuk mjafton ftesa ambulante e Berishës duhet të na plotësojë kushtet
English

Bojkoti, PS: Nuk mjafton ftesa ambulante e Berishës duhet të na plotësojë kushtet

Tiranë, 22 shtator NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri doli sot në një deklaratë për shtyp ku ritheksoi për të shumtën herë plotësimin e kërkesave të PS-së për të mos bojkotuar Kuvendin.

"Jam këtu para jush për të ritheksuar edhe një herë kërkesat e Partisë Socialiste ndaj maxhorancës dhe qeverisë së Z. Berisha për të bërë transparencën e plotë të procesit zgjedhor dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që abuzuan me administratën publike dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Tashmë shumë javë pas qëndrimit të Partisë Socialiste për të ndërmarrë një proces transparence mbi parregullsitë e konstatuara prej nesh, dhe njëkohësisht të evidentuara edhe në Raportin Përfundimtar të Misionit Vëzhgues të OSBE-ODIHR, maxhoranca e Z. Berisha mbetet ende pa përgjigje ndaj kërkesave tona tërësisht legjitime" tha Tahiri.

"Ftesa ambulante e Z. Berisha ndaj Partisë Socialiste për të hyrë në Parlament nuk është aspak serioze dhe për më tepër është ende shumë larg kërkesave legjitime që Partia Socialiste dhe shumica dërrmuese e votuesve shqiptarë kërkojnë.

Zhvillimi i këtyre zgjedhjeve nuk ishte dhuratë nga Kryeministri Berisha, të cilit nuk u dashka as t'i kujtojmë se i zhvilloi me parregullsi të theksuara. Zhvillimi i këtyre zgjedhjeve, ashtu si zhvillimi i çdo procesi zgjedhor, është paguar nga taksapaguesit. Kryeministri, Ministrat, Parlamenti, Maxhoranca dhe i gjithë sistemi, mbahet në këmbë falë taksave që paguajnë qytetarët" shtoi më tej Tahiri.

Deputeti i PS-së i kërkoi Kryeministrit Berisha të lexojë me realizëm Raportin e OSBE-ODIHR dhe të reflektojë ndaj kërkesave të Partisë Socialiste duke shprehur vullnetin e plotë për të lejuar transparencën e parregullsive të konstatuara dhe nxjerrjen e përgjegjësive ligjore përkatëse.

k.k/NOA

Â

KOMENTE