Lajmet e datës 22 Shtator 2009
- Interesat në tregun ndërbankar të parasë Tiranë, 23 Shtator NOA - Më poshtë do të gjeni interesat e reja të ofruara nga Banka e Shqipërisë, me përditësimin e fundit, dje më 22 Shtator 2009.
- Cili rezultat i hap Shampanjat? ...dhe cili rezultat i pesë partive më të mëdha politike e hap derën për ngushëllime? Nga Berat Buzhala E kam një pyetje interesante, së cilës do të dëshiroja t'i përgjigjeshin: Kryeministri Hashim Thaçi nga PDK, dikush prej LDK-së që e llogarit vetën si njeriun kryesor të partisë
- Kryeprokurorja Ina Rama në Itali, negociata për një marrëveshje ekstradimi Tiranë, 22 Shtator NOA - Prokurorja e Përgjithshme e Republikës, Ina Rama, gjendet në Itali ku nga dje nisi një vizitë disaditore, në qendër të së cilës ka negociatat për një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve, ende e parealizuar, megjithë premtimet e palëve.
- Kryetari i PS, takim në Tiranë me anëtarësinë: Pse detyrohemi të bojkotojmë Kuvendin Tiranë, 22 Shtator NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po zhvillon një takim sonte në sallën qendrore të Akademisë së Arteve në Tiranë, ku konfirmoi se forca politike që ai drejton, është e shtrënguar të refuzojë ende hyrjen në Parlament.
- Gripi stinor, ISHP: S'ka fonde, nuk ofrojmë dot vaksina Nga Blerina Ahmetaj Tiranë, 22 Shtator NOA - Ndryshe nga çfarë kishin deklaruar specialistët e ministrisë së Shëndetësisë, këtë vit nuk do të vaksinohen me vaksinën e gripit të zakonshëm, fëmijët e të moshuarit të cilësuara si grupe të rriskut që sëmuren më shpesh dhe rëndë nga epidemitë
- Ambasada e SHBA në Shkup flet sërish: Enciklopedia, pretendime neveritëse Shkup, 22 Shtator NOA - Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka përsëritur sërish gjatë ditës së sotme, kundërshtimin lidhur me akuzat e publikuara në Enciklopedinë e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë.
- Zv/kryeministri Meta, ngushëllim italianëve për vdekjen e ushtarëve në Kabul Nju Jork, 22 Shtator NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Jashtëm Ilir Meta i ka dërguar nga Nju Jorku ku gjendet në OKB, një telegram ngushëllimi z.
- Digjet nga flakët një grua në Delvinë, i shpërtheu bombola e gazit për gatim Delvinë, 22 Shtator NOA - Një grua po lufton me vdekjen pasi duke gatuar, i shpërtheu bombola e gazit në kuzhinën e banesës së saj në qytetin e Delvinës.
- Vdekje tragjike e një foshnje në Krujë, bie nga dritarja e shtëpisë Krujë, 22 shtator NOA - Një fëmijë ka gjetur vdekje tragjike vetëm rreth 18 muaj pasi kishte ardhur në këtë botë, pasi ra nga dritarja e banesës së tij, në rrethana aksidentale.
- Influencat në sistemin e drejtësisë Po bëj një thirrje që nëpërmjet jush, t'u adresohet të gjithë punonjësve që punojnë qoftë në sistemin e prokurorisë, qoftë në sistemin e gjykatave që të hedhin poshtë çdo lloj tentative për influenca, ku disa persona marrin dhe rolin e sekserëve duke përdorur dhe emra individësh që mund të jenë në
- Prifti: Nuk do t'i japim më falas konçensionet, por do të ndryshojmë ligjin Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 22 shtator NOA - "Të gjitha lejet konçesionare në fushën e energjisë do të monitorohen për të parë vonesat që janë shkaktuar për fillimin e punës.
- Komisioni: Ok ndryshimeve në buxhet Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 22 shtator NOA - Qeveria është dorëzuar dhe ka pranuar efektet që ka dhënë kriza ekonomike në arkën e shtetit.
- Sherri për pronën, godet me sëpatë pretenduesin e tokës, arrestohet 63-vjeçari Tiranë, 22 shtator NOA - Një konflikt i nisur për çështje pronësie për ka rrezikut të kthehet në gjakderdhje kur një 63-vjeçar goditi me sëpatë rivalin e tij për tokën.
- Gara për kreun e PS-së, kandidatët përballen në Korçë, Rama: Nuk i falim zgjedhjet Korçë, 22 shtator NOA - Gara për kreun e Partisë Socialiste është zhvendosur sot në Korçë ku kandidatët Edi Rama dhe Maqo Lakrori kanë paraqitur platformat e tyre para anëtarësisë së partisë së këtij qyteti.
- Gripi i derrave, shtohen tre raste të reja, shkon në 34 numri i të prekurve Tiranë, 22 shtator NOA - Shkon ne 34 numri i të prekurve nga gripi i derrave në vendin tonë. 31 rasteve të konfirmuara më parë nga laboratorët e Rumanisë, i janë shtuar ditën e sotme edhe tre raste të reja të infektuar nga virusi A/H1N1.
- Topalli miraton kalendarin tri javor të punimeve të Kuvendit Tiranë, 22 shtator NOA - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli mblodhi sot datë 22 shtator 2009, Konferencën e parë të Kryetarëve për këtë legjislaturë.
- Kryeministri rus, Putin uron Berishën për emërimin në krye të qeverisë Tiranë, 22 shtator NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka marrë një mesazh urimi nga homologu i tij rus Vladimir Putin. "I nderuar zoti Berisha,
- Dhunë në Burgun e Lezhës, Avokati i Popullit: Të merren masa ndaj gardianëve Tiranë, 22 shtator NOA - Avokati i Popullit zbulon dhunën e ushtruar dy javë më parë në Burgun e Lezhës ndërsa ka lëshuar një rekomandim për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve që të reflektojë mbi rastin.
- Prefekti i Tiranës prezantohet me drejtuesit e Policisë: Do keni mbështetjen time Tiranë, 22 shtator NOA - Prefekti i ri i Qarkut të Â Tiranës Keltis Kruja, zhvilloi sot një takim prezantues e informues me drejtuesit e Strukturave të Policisë së Tiranës që kanë nën juridiksion kryeqytetin.
- Tenton vetëflijimin vajza në Tiranë, i rrëfehet policisë: Më përdhunuan duke më torturuar Tiranë, 22 shtator NOA Update - Për të shfryrë epshet seksuale të tij të shfrenuara një 40-vjeçar duket se ka përdorur të gjitha mundësitë më negative gjë e cila solli pasoja të rënda për "shënjestrën".
- Bojkoti, PS: Nuk mjafton ftesa ambulante e Berishës duhet të na plotësojë kushtet Tiranë, 22 shtator NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri doli sot në një deklaratë për shtyp ku ritheksoi për të shumtën herë plotësimin e kërkesave të PS-së për të mos bojkotuar Kuvendin.
- Vinçi zë poshtë saldatorin duke i shkaktuar vdekjen, policia arreston pronarin Tiranë, 22 shtator NOA - Një saldator ka gjetur vdekjen teksa po saldonte një vinç i cili u këput duke e zënë poshtë atë. Ngjarja ndodhi dje në segmentin rrugor Bathore-Zall Herr kur 40-vjeçari Fredi Jaku nga Shkodra ka qenë duke salduar një vinç kur ai është këputur dhe ka rënë duke zënë
- Tiranë, arrestohet 22-vjeçari kanosi me armë fqinjin e tij Tiranë, 22 shtator NOA - Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 41-vjeçar. Efektivat e Komisariatit të Policisë Nr.
- Shoferët e papërgjegjshëm, policia rrugore vjel 3400 gjoba gjatë 72 orëve të fundit Tiranë, 22 shtator NOA - Fundjava ka sjellë një mori gjobash për policinë rrugore e cila ka vazhduar aksionin e saj disa kundër shkelësve të kodit rrugor.
- PS: Gjimnazistët po mësojnë historinë që do Berisha, të hiqet libri nga shkollat Tiranë, 22 shtator NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku në emër të PS-së ka kërkuar që të tërhiqet nga shkollat libri i Historisë 12, pasi ngjarjet në këtë histori zhvillohen në favor të Berishës.
- SHBA, Berisha takohet me administratoren e UNDP-së, Helen Clark Tiranë, 22 shtator NOA - Kryeministri, Sali Berisha u prit në SHBA, ku ndodhet për të marrë pjesë në Sesionin e 64-të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, në një takim nga Administratorja e UNDP, Helen Clark.
- "Komunikata e Kopenhagës", 500 ndërmarrje në botë apel OKB-së për klimën Londër, 22 shtator, NOA - Ndërsa në Nju Jork 80 kryetarë shtetesh janë duke diskutuar për një traktat mbi ndryshimet klimaterike, sipërmarrësit e mbi 500 ndërmarrjeve në botë publikuan sot në Nju Jork një thirrje drejtuar liderëve politikë ndërkombëtarë, për arritjen e një marrëveshjeve "ambicioze
- Abdurrahman Aliti: Enciklopedia tregon vijën politike të Maqedonisë Ish-politikani dhe diplomati shqiptar në Maqedoni, Abdurrahman Aliti, në një intervistw e ka quajtur botimin e Enciklopedisë Maqedonase një primitivizëm shkencor që, thotë ai, do t'u sjellë më shumë dëm vetë maqedonasve.
- Hondurasi vihet në gjendje shtetrrethimi për shkak të kthimit të ish-presidentit Honduras, 22 shtator, NOA - Hondurasi ka hyrë në një krizë të thellë politike, e shoqëruar me një gjendje shtetrrethimi për t'u mbrojtur nga sulmet e mundshme, pasi presidenti i rrëzuar Zelayaështë rikthyer sërish në pushtet.
- Spahiu: Po shtohen çështjet gjyqësore me penalitet të lartë Tiranë, 22 shtator, NOA - Në sistemin gjyqësor shqiptar vihet re një rritje e gjykimeve për çështje me penalitet të lartë si vrasje, shpërdorim i detyrës, trafikime etj, të cilat përbëjnë rrezik potencial për shoqërinë tonë.
- Topi në KLD: Reformat në gjyqësor kanë nevojë për bashkëpunimin e politikës Tiranë, 22 shtator, NOA - Realizimi i reformave në sistemin gjyqësor paraqet një nevojë të madhe të bashkëpunimit të forcave politike mes tyre. Një fakt të tillë, presidenti i Republikës, Bamir Topi, e ka theksuar gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku përmendi ndër të tjera nevojën
- Dita Ndërkombëtare "Një ditë pa makinën time", iniciativa nga ministria e Mjedisit Tiranë, 22 shtator, NOA -Â Në të gjithë botën, sot shënohet Dita Botërore "Një ditë pa makinën time", e cila nënkupton marrjen e një sërë masash në shumë vende për t'i kujtuar popullatës rreziqet nga ndotja e mjedisit.
- Fati i dy vëllezërve, grepi nuk u zuri peshk, por një qese me 100.000 dollarë Lismore, 22 shtator, NOA - Eshtë e vërtetë shprehja që "Fatit nuk i dihet nga të vjen". Askush nuk e kishte menduar se dy vëllezër do ta gjenin atë poshtë grepit me të cilit kapnin përditë peshk në qytetin e tyre.
- Tetor, nisin konsultimet e Eulex me serbët për implementimin e protokollit Beograd, 22 shtator, NOA - Në fillim të muajit të ardhshëm do të nisin konsultimet me qeverinë serbe për gjetjen e modaliteteve se si mund të implementohet protokolli për bashkëpunim policor EULEX-Serbi.
- Redaktori i enciklopedisë maqedonase, Ristevski: Nuk do e tërheqim botimin e saj Shkup, 22 shtator, NOA - Ndërsa lëvizja "Zgjohu" e mbështetur nga thuajse të gjitha partitë politike shqiptare dhe disa insititucione e OJQ, kërkuan dje publikisht largimin e redaktorit kryesor Bllazhe Ristevski nga Akademia e Shkencave Maqedonase dhe tërheqjen e botimit të enciklopedisë maqedonase
- Turku ilegalisht në portin e Durrësit, kapet me vizë false në pasaportë Durrës, 22 shtator, NOA - Forcat e policisë së portit të Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 38-vjeçarin Mehmet Sahbaz, lindur dhe banues në Turqi.
- "Clinton tapes", libri mbi dy mandatet e ish-presidentit: S'i rezistova dot Levinskit Uashington, 22 shtator, NOA - Tetë vitet e ish-presidentit amerikan Bill Klinton në krye të Shtëpisë së Bardhë do të publikohen të pasqyruara në një libër të veçantë me titullin "Clinton tapes", i cili pritet të dalë në shitje këtë muaj.
- Shfrytëzoi ngjashmërinë me poseduesen e pasaportës, kapet duke kaluar kufirin Durrës, 22 shtator, NOA - Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 36-vjeçares Mirijeta Berisha, lindur dhe banuese në Prizren.
- Aksidenti, vdes pasagjerja, plagosen rëndë shoferi dhe një kalimtare Durrës, 22 shtator, NOA - Forcat e policisë kanë nisur procedimin penal ndaj 47-vjeçarit Namir Gjoci, lindur dhe banues në Kavajë, pasi ka shkaktuar përplasjen e një kalimtareje me automjetin e tij.
- Donte të kalonte rrugën, 65-vjeçari goditet mjaft rëndë nga një makinë Shkallnur, 22 shtator, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 19-vjeçarin Arlind Kadheli, lindur në Mirditë dhe banues në Shkallnur të Durrësit.
- Mblidhet sot Asambleja e Përgjithshme e OKB, traktat mbi ngrohjen globale Nju Jork, 22 shtator, NOA - Mbi 80 kryetarë shtetesh nga e gjithë bota do të marrin pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimaterike.
- Ministri Ksera: Më kanë shkarkuar? Mbetem unë, kryetar i OMONIA-s Gjirokastër, 22 Shtator NOA - Ministri i ri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, thotë se e shpërfill vendimin sipas tij të njëanshëm dhe të pazbatueshëm të shkarkimit si kryetar i degës së OMONIIA-s për rrethin e Gjirokastrës.
- Lllastiku Të qenit në zonën e pritjes nuk mund të jetë arsyetim për mungesën e vendosmërisë që sovraniteti të ndërtohet dhe mbrohet në praktikë. Shteti i Kosovës është bërë në bazë të kompromiseve dhe me kushtëzime të caktuara, dhe Kushtetuta aktuale është ajo e Planit të Ahtisarit.
- Debati për racizëm irriton Presidentin e SHBA, Obama Uashington, 22 Shtator NOA/ Die Welt - Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë ditëve të kaluara pati një seri të intervistave televizive, në kuadër të së cilave deshi të flet për samitin e shteteve anëtare të grupit G250, për raketa, për reformat e tij në fushën e shëndetësisë dhe për procesin paqësor
- Popovski: Enciklopedia e Shkupit, i fyen rëndë shqiptarët "Reagimet janë të arsyeshme nëse shqiptarët janë quajtur 'shqiptari' dhe e dyta nëse për ta është thënë se janë "njerëz mali". Nëse kështu qëndron në enciklopedi, mendoj se është bërë një gabim i madh nga këshilli redaktues, pasi, shikuar në prizmin e historisë, shqiptarët në kontinuitet për të gjithë

