English

Mblidhet sot Asambleja e Përgjithshme e OKB, traktat mbi ngrohjen globale

Nju Jork, 22 shtator, NOA - Mbi 80 kryetarë shtetesh nga e gjithë bota do të marrin pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimaterike.

I cilësuar si një takim me mjaft rëndësi për ardhmërinë e botës, ai parashikon gjatë tij diskutimin e problematikës së ngrohjes globale dhe finalizimin e hartimit të një traktati të përbashkët ndërkombëtar që do të rregullojë me masa të posaçme efektet e kësaj dukurie.

Takimi në fjalë është i organizuar nga sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun dhe pritet që traktati për të cilin do të bihet dakord në parim sot mes 80 vendeve të botës, të nënshkruhet gjatë një takimi në dhjetor në Danimarkë. Ndërkaq, sot jashtë kësaj seance është parashikuar që të organizohet edhe takimi

i shumëpritur për të cilin ka hyrë negociator vetë presidenti amerikan Obama, mes presidentit palestinez dhe kryeministrit izraelit mbi çështjen e paqes në Lindjen e Mesme.

KOMENTE