Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spahiu: Po shtohen çështjet gjyqësore me penalitet të lartë
English

Spahiu: Po shtohen çështjet gjyqësore me penalitet të lartë

Tiranë, 22 shtator, NOA - Në sistemin gjyqësor shqiptar vihet re një rritje e gjykimeve për çështje me penalitet të lartë si vrasje, shpërdorim i detyrës, trafikime etj, të cilat përbëjnë rrezik potencial për shoqërinë tonë.

Një fakt të tillë e ka vënë në dukje nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, gjatë mbledhjes së sotme të këtij institucioni.

Ndër të tjera, ai ka vënë në dukje edhe faktin se lidhur me procedimet penale në Shqipëri ekzistojnë edhe dy dukuri, ku e para është ajo e zgjatjes së procedimit penal, derisa të ndaluarve u bie që të lirohen ende pa u gjykuar pasi u mbaron afati i paraburgimit.

"Kjo dukuri cënon rëndë parimin e gjykimit në vazhdim dhe gjykimit të pandërprerë", është shprehur më pas presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Sikundër ka vënë në dukje më pas edhe parimin e trajtimit me dy standarde të çështjeve të ngjashme, gjë e cila sipas tij dëmton procedimet penale.

n.e/NOA

KOMENTE