Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tenton vetëflijimin vajza në Tiranë, i rrëfehet policisë: Më përdhunuan duke më torturuar
English

Tenton vetëflijimin vajza në Tiranë, i rrëfehet policisë: Më përdhunuan duke më torturuar

Tiranë, 22 shtator NOA Update - Për të shfryrë epshet seksuale të tij të shfrenuara një 40-vjeçar duket se ka përdorur të gjitha mundësitë më negative gjë e cila solli pasoja të rënda për "shënjestrën".

Ilir Peraj 40-vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, dyshohet se ka përdhunuar katër ditë më parë një 20-vjeçare.

Për policinë ky rast nuk ka qenë një përdhunim i rëndomtë që ata hasin shpesh në kryeqytet por një tmerr i vërtetë.

Sipas dëshmive të vajzës ajo është marrë me forcë prej 40-vjeçarit në një lokal tek Nish Tulla 3, në afërsi të urës së Institutit Bujqësor, në Tiranë.

Peraj ka nxjerrë një pistoletë dhe pasi ka qëlluar disa herë me qytën e saj 20-vjeçaren e ka kërcënuar se do ta vriste nëse nuk pranonte të bënte seks me të.

Frika nga vdekja duket se ka detyruar të renë të mos "pyesë" për nderin duke iu bindur tekave seksuale të mesoburrit i cili nuk ka dashur t'ia dijë për lutjet dhe ngashërimet e vajzës 20 vjet më të vogël se ai.

Sipas dëshmisë së 20-vjeçares dhënë në polici, shkodrani nuk është mjaftuar vetëm me seksin pasi pas aksit seksual ai ka vazhduar të godasë atë në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa kërcënimet me jetë që i bënte për të mos i çuar emrin në polici ishin "refreni" i kësaj skene që zgjati disa orë.

Pasi shpëtoi nga duart e "manjakut" vajza u bind se duhet të kishte qenë më mirë të vdiste dhe se kishte bërë gabim që i ishte lutur agresorit të mos e vriste duke e lënë të bënte seks me të.

Mësohet se 20-vjeçarja ka tentuar të vrasë veten pasi u përdhunua.

Vetëm pas tentativës së vetëvrasjes e reja u detyrua të tregonte se çfarë i kishte ngjarë ditën e 18 shtatorit pikërisht katër ditë më parë në një lokal.

Për këtë ngjarje u lajmërua policia e cila nisi menjëherë hetimet ndësa ndaloi të akuzuarin.

Në vendin e ngjarjes policia sekuestroi një pistoletë e kalibrit 8 mm dhe një thikë metalike.

Ndaj 40-vjeçari u mor masa e arrestit për veprët penale të veprat penale "Marrëdhënie seksuale me kërcënim me përdorimin e armës", "Heqie e paligjshme e lirisë", "Dëmtimeve të tjera me dashje", "kanosjes" dhe "shkaktim i vetëvrasjes".

k.k/NOA

Â

KOMENTE