Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tetor, nisin konsultimet e Eulex me serbët për implementimin e protokollit
English

Tetor, nisin konsultimet e Eulex me serbët për implementimin e protokollit

Beograd, 22 shtator, NOA - Në fillim të muajit të ardhshëm do të nisin konsultimet me qeverinë serbe për gjetjen e modaliteteve se si mund të implementohet protokolli për bashkëpunim policor EULEX-Serbi.

Një lajm i tillë bëhet i ditur nga zyrtarë të EULEX-it, sipas të cilëve tani që ky dokument është aktiv pas nënshkrimit të tij në datën 11 shtator mes dy palëve, meriton negociata konkrete sesi mund të zbatohet sa më mirë në dobi të popullit serb.

"Protokolli për bashkëpunim policor me Beogradin tanimë është aktiv meqë është nënshkruar nga të dyja palët, por nuk është përdorur deri më tani. Nuk ka pasur shkëmbim informatash që kur është nënshkruar protokolli. Ajo që planifikon Policia e EULEX-it është të zhvillojë një takim, në fillim të tetorit, me homologët e saj në Serbi për t'u marrë vesh për rrugët se si do të implementohet kjo marrëveshje teknike", thotë zëdhënësi i EULEX-it, Kristof Lamfalusi.

Nga ana e tyre, zyrtarët kosovarë i quajnë të parëndësishme kontaktet për bashkëpunim policor EULEX-Serbi, përderisa është i njohur qëndrimi shtetëror i Kosovës ndaj këtij protokolli. Në këto rrethana, implementimi i protokollit në fjalë nuk do të përfshijë autoritetet kosovare të sigurisë.

Pas nënshkrimit të protokollit për bashkëpunim policor ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, autoritetet ndërkombëtare kishin paralajëmruar edhe nënshkrimin e protokolleve të ngjashme për dogana e gjyqësi, me të cilat, siç thuhet, synohet të kthehet kontroll në këta sektorë në pjesën veriore të Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE