Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, arrestohet 22-vjeçari kanosi me armë fqinjin e tij
English

Tiranë, arrestohet 22-vjeçari kanosi me armë fqinjin e tij

Tiranë, 22 shtator NOA - Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 41-vjeçar.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Nr.3 në Tiranë, ndaluan 22-vjeçarin Market Ndoi lindur në Pukë dhe banues në Tiranë. Burime nga policia thanë se arrestimi i tij u krye pasi dy ditë më parë, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën "Gjergj Legisi" në Tiranë 41-vjeçarin Nikoll Cumraku, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 8 gëzhoja model.56, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të riut u mor masa e arrestit për veprën penale të "kanosjes" dhe "mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake".

k.k/NOA

KOMENTE