English

Kristiano Ronaldo ndrin sërish në krye të Realit, bashkë me Kaka mund Vilarealin

Madrid, 24 shtator, NOA - Kristiano Ronaldo duket se po i justifikon nga ndeshja në ndeshje paratë e shumta me të cilat u ble nga ekipi i Realit të Madridit.

Pasi shënoi dy gola në ndeshjen me ekipin Xerez, Kristiano Ronaldo ka mundur të shënojë sërish dje duke u ndeshur me ekipin e Vilarealit.

Duke qenë si gjithmonë figura qendrore e ndeshjeve të Real Madridit, Ronaldo ka shënuar edhe në takimin e katërt radhazi në La Liga në fitoren 2-0 ndaj Vilarealit.

Ky goli është i pesti për Kristiano Ronaldon në La Liga, që hyn në historinë e klubi si lojtari i vetëm që ka shënuar në të katër ndeshjet e para të sezonit.

Tashmë, ai numëron shtatë gola gjithsej vetëm pas tre javësh në La Liga, i cili njihet edhe si kampionati spanjoll i futbollit.

Me tre pikët e reja Reali ndan kreun e La Ligës me pikë të barabarta me Barcelonën, të dyja nga 12.

n.e/NOA

Â

KOMENTE