Lajmet e datës 24 Shtator 2009
- Presidenti Sejdiu takon Emirin e Katarit, Al Thani, angazhim për njohje sa më shpejt të Kosovës Nju Jork, 24 Shtator NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, i cili po qëndron për vizitë në SHBA, u takua me Emirin e Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al Thani.
- Nano shpall kandidaturën për kryetar bashkie përballë Edi Ramës Tiranë, 24 Shtator NOA - Fatos Nano shpall kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e vitit 2011 përballë kryetarit aktual, Edi Rama.
- Sejdiu: Paqja dhe mirëkuptimi, rruga e vetme për një botë më të mirë Nju Jork, 24 Shtator NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në kuadër të aktiviteteve gjatë vizitës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mbajtur një fjalë rasti në Pritjen Vjetore të Liderëve Ballkanikë, të organizuar nga Rutgers Institute.
- Pas pavarësisë, Berisha në 6 tetor për herë të parë në Kosovë me ftesë të Thaçit Tiranë, 24 shtator NOA-Në fillim të muajit tetor, kryeministri Sali Berisha do të kryejë vizitën e tij të parë në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë.
- Çelet në Gjirokastër Festivali Folklorik, vazhduese e traditës kombëtare Gjirokastër, 24 shtator NOA- Nisi sot në mbrëmje në qytetin e gurtë, Festivali Folklorik i Gjirokastrës i cili këtë vit shënon edicionin e IX të tij.
- Ish punonjësit e ARMO-s takojnë Priftin: Shoqëria s'po respekton marrëveshjen për pagat Tiranë, 24 shtator NOA-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti zhvilloi sot një takim me një grup ish punonjësish të shoqërisë ARMO, të cilët janë larguar nga puna pas privatizimit të shoqërise një vit më parë.
- SHBA, Berisha takon presidentin kroat Mesic, diskutohet bashkëpunimi ekonomik Nju Jork, 24 shtator NOA- Kryeministri Berisha ka takuar nw Nju Jork Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesic. Në këtë takim, të dy liderët shprehën vullnetin dhe angazhimin e tyre për forcimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kroacisë, që në stadin aktual janë të shkëlqyera
- Armët bërthamore, Kina kërkon në OKB heqjen e sanksioneve ndaj Iranit Nju Jork, 24 shtator NOA-"Vendosja e sanksioneve shtesë ndaj Iranit nuk do ta bindë Republikën Islamike të pezullojë programet bërthamore", tha zëdhënësja e diplomacisë kineze, Xhiang Ju.
- Takimet me bazën, Blushi: Rama kërkon aleanca jashtë PS e nuk bashkon ata brenda saj Tiranë, 24 shtator NOA-Deputeti socialist Ben Blushi ka vazhduar sot kritikat e ashpra ndaj kryetarit në detyrë të PS Edi Rama për qëndrimin e pandryshuar të tij për të bojkotuar kuvendin.
- Guvernatori Fullani: Jo presione kursit të këmbimit, lëreni lekun të qetë Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 24 Shtator NOA - Në kulmin e debateve të ekspertëve ekonomikë, lidhur me deklaratat e kryeministrit të vendit Sali Berisha për të zëvendësuar lekun me euron, ka reaguar sot Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.
- Kompania Vodafone Albania evidenton ofertat dhe risitë e vjeshtës së saponisur Nga Vodafone Albania Tiranë, 24 Shtator NOA - Ditët e nxehta të verës tani duket të kenë marrë fund, por surprizat dhe ofertat e panumërta për klientët e kompanisë Vodafone Albania nuk kanë asnjëherë fund.
- Vrasësi beratas, si fshihej në Tiranë si biznesmen, i kërkuar nga Interpoli në gjithë botën Tiranë, 24 Shtator NOA Update - Vrasësi i Beratit, figuronte në listat e Interpolit botëror si person shumë i kërkuar, por kjo nuk e pengonte aspak, që të jetonte për bukuri në Tiranë, madje si një biznesmen i respektuar.
- Të sëmurët me veshka, në fund të vitit regjistër kombëtar për të dhënat Nga Blerina AhmetajTiranë, 24 shtator NOA-Pavioni i Nefrologjisë në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza" në Tiranë dhe Qendra e kontrollit të sëmundjeve në Bari të Italisë po bëjnë gati hartimin e një regjistri kombëtar për të sëmurët me veshka.
- Skandali me enciklopedinë, partitë opozitare fajësojnë Gruevskin Shkup, 24 shtator NOA-Partitë opozitare në Maqedoni kërkojnë përgjegjësi për botimin skandaloz, të cilin sipas tyre e promovoi vetë Qeveria e Maqedonisë e kryeministri Nikola Gruevski.
- Zgjedhjet lokale, pajisen me pasaporta të Kosovës mbi 10 mijë qytetarë serbë Prishtinë, 24 shtator NOA-Rreth 10 mijë serbë të Kosovës janë pajisur me pasaporta të Republikës së Kosovës. Lajmi konfirmohet nga mediat kosovare.
- Reuters: Enciklopedia e FYROM po ndez tensione etnike në Ballkan Shkup, 24 Shtator, NOA/Reuters - Institucioni më i lartë akademik i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM), është tërhequr duke deklaruar se ka vendosur të rishikojë versionin e enciklopedisë, pas protestave të shqiptarëve të vendit ballkanik, si dhe nga shtetet fqinje Kosova dhe Shqipëria
- Nju Jork, Miratohet njëzëri në OKB rezoluta për armët bërthamore Nju Jork, 24 shtator NOA-Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar njëzëri një rezolutë që synon të pengojë përhapjen e armëve bërthamore, promovimin e çarmatimit dhe reduktimin e terrorizmit bërthamor.
- Maskohet si biznesmen i njohur në Tiranë, arrestohet beratasi i arratisur pas një vrasjeje Tiranë, 24 Shtator NOA - Një person i shumëkërkuar nga drejtësia, ka arritur që për 12 vjet me radhë të fshihej për bukuri duke u maskuar herë si biznesmen dhe herë duke qëndruar jashtë Shqipërisë.
- Vizita në Nju Jork, kryeministri Berisha takon Emirin e Katarit Nju Jork, 24 shtator NOA-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Lartësinë e tij, Emirin e Katarit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani.
- Takimet në Nju Jork, Meta merr mbështetjen e homologëve Nju Jork, 24 shtator NOA-Takimet në Nju Jork me rastin e mbledhjes së Asamblesë së OKB-së kanë qenë frytdhënëse për zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme z.
- "Lindje-Perëndim-Lindje" ose Shqipëria e mbijetesës Në sallën e Teatrit të Kosovës, shumë njerëz mbetën të habitur me atë pjesë të Shqipërisë që përjetuan në film. Nuk e kishin njohur. Ajo nuk është as Shqipëria e luftës, as Shqipëria e Enver Hoxhës, as Shqipëria e sotme.
- SHBA, Liri Berisha merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Autizmit Amerikë, 24 shtator NOA - Bashkëshortja e kryeministrit, Liri Berisha ka marrë pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare të Autizmit, në New York, si bashkë-kryetare nderi.
- Presidenti Topi takohet me Drejtorin për Çështjet e Sigurisë në NATO Tiranë, 24 shtator NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Drejtorin për Çështjet e Sigurisë në NATO, Majkëll T. Evanof, i cili po zhvillon këto ditë një vizitë pune në vendin tonë.
- Leku duhet lënë i qetë "Leku për Shqipërinë ka qenë është dhe do të mbetet një monedhë e suksesshme. Është monedha që shërben si spirancë për të gjithë iniciativat tona evropiane.
- PSV 91: Ish-kryetari Petro Koçi dështoi, bëri pazare me Edi Ramën Tiranë, 24 shtator NOA - Ish-kreu i PSV 91, Petro Koçi është akuzuar sot nga kjo parti pasi ka kryer pazare me Edi Ramën. "Kryesia e PSV 91 denoncon deklaratën e turpshme dhe abuzive të ish- Kreut të PSV 91 Petro Koçi, i cili po vazhdon të veprojë si një karagjoz politik i padëshirueshëm
- LSI: Opozita të kthehet në Kuvend, të marrë përgjegjësinë përpara zgjedhësve Tiranë, 24 shtator NOA - LSI me anë të një deklaratë për shtyp dhënë sot nga Edmond Haxhinasto ka mbështetur vlerësimet e partnerëve ndërkombëtar së fundmi edhe të Asamblesë parlamentare e Këshillit të Evropës mbi progresin e prekshëm të arritur në zgjedhjet e 28 qershorit, ndërsa i bëri thirrje PS-së
- Tiranë, arrestohen dy adoleshentë, vodhën me dhunë një motor Tiranë, 24 shtator NOA - Dy adoleshentë janë arrestuar nga policia pasi një javë më parë dyshohet se kanë rrahur një person me qëllim që t'i vidhnin motorin.
- Arrestohet mashtruesi 22-vjeçar, hiqej si polic, dhe premtonte viza kundrejt parave Tiranë, 24 shtator NOA - U prezantohet policëve se ishte koleg i tyre, por arrestohet pasi posedonte një sërë dokumentesh false. Gjatë orëve të vona të mbrëmshme, specialistët e seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar, kryen arrestimin në flagrancë të 22-vjecarit Marsel Dhroso, lindur
- Lirimi i të dyshuarve serbë, SHBA: Të dënohen vrasësit e vëllezërve Bytyçi Prishtinë, 24 Shtator NOA - Dy ditë pasi gjykata vendosi lirimin e dy policive të dyshuar serbë për vrasjen e vëllezërve Bytyçi, një krim i shëmtuar që i mori jetën tre djemve kosovarë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi, ka reaguar duke kërkuar ndëshkim të vrasësve.
- Aksidenti në Tiranë, identifikohen 4 të plagosurit, 2 vajza e 2 djem grek, kapet shoferi turk Tiranë, 24 shtator NOA/ Update - Identifikohen katër të rinjtë që u plagosën në orët e para të ditës së sotme në fillim të rrugës "Myslym Shyri" në Tiranë.
- Topalli: Opozita të vijë në Kuvend të bashkëpunojmë për projektet e mëdha Tiranë, 24 shtator NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë seancës plenare të ditës së sotme nuk harroi të përshëndesë dhe të vlerësojë si objektiv, realist, shumë pozitiv raportin e Këshillit të Evropës për zgjedhjet e 28 Qershorit në Shqipëri, ndërsa i bëri thirrje opozitës të vijë në
- Berisha merr mesazh urimi nga homologu i tij anglez, Gordon Brown Tiranë, 24 shtator NOA - Kryeministri i anglez, Gordon Brown me anë të një mesazhi, i ka uruar sot Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha rizgjedhjen e tij në krye të qeverisë shqiptare.
- Berisha takohet me Presidentin Obama, shqyrtohet një vizitë zyrtare në Shqipëri Nju Jork, 24 Shtator NOA Update - Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në pritjen e dhënë nga Presidenti amerikan Barack Obama për të gjithë krerët e shteteve dhe të qeverive, të cilët marrin pjesë në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
- PS: "Gërdeci" për Historinë 12 është një aksident teknik, por ende s'ka verdikt të drejtësisë Tiranë, 24 shtator NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shmaku ka dalë sot në një deklaratë për shtyp në lidhje me përmbajtjen e lëndës së Hisotrisë 12, ku autori ka futur në histori ngjarjen e Gërdecit ku e ka quajtur atë një aksident teknologjik.
- Sejdiu: Paqja dhe mirëkuptimi, rruga e vetme për një botë më të mirë Nju Jork, 24 Shtator NOA - Me rastin 21 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Paqes, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka dhënë një deklaratë, tekstin e së cilës e gjeni të zbardhur të plotë:Â
- Gjirokastër, operacioni "Era e Jugut" sekuestron 888 rrënjë hashash Gjirokastër, 24 shtator NOA - Operacioni i koduar "Era e Jugut" i organizuar nga Policia e Gjirokastrës është finalizuar sot me sekuestrimin e 888 rrënjë Kanabis Sativa.
- Shiroka: Rama po manipulon zgjedhjet brenda Partisë Socialiste Shkodër, 24 shtator NOA - Kryetari i Partisë Socialistë për Shkodrën, Edip Shiroka ka lëshuar sot një komunikatë për shtyp me anë të së cilës deklaron se janë zëvendësuar komisionierë të rrethit të përfaqësuesve të Partisë të Bashkisë Shkodër pa asnjë kriter.
- Presidenti Sejdiu falënderon Presidentin Obama për përkrahjen e SHBA për Kosovën Nju Jork, 24 Shtator NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka zhvilluar një takim të shkurtër me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në një pritje të organizuar nga Presidenti i SHBA-ve.
- Nuk i shlyen borxhin, hakmerret ndaj babait duke ia përplasur me makinë Shkodër, 24 shtator NOA - Një borxh i pashlyer për pak i ka kushtuar jetën babait të borxhliut i cili është goditur me makinë nga huadhënësi.
- Aksidentet, Policia e Tiranës u shpërndan shoferëve fletë palosje sensibilizuese Tiranë, 24 shtator NOA - Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar aksionin e saj kundër shkelësve të qarkullimit rrugor duke gjobitur 1751 shoferë.
- PS, Beqja: Kamerat në vendnumërimin e votave, nuk dhanë transparencë Tiranë, 24 shtator NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku ka dhënë, sipas tij, fakte të reja rreth deformimit të procesit zgjedhor më 28 qershor.
- Kuvendi, Bode dhe deputetët e PD miratojnë buxhetin e ri pa opozitën Tiranë, 24 shtator, NOA - Deputetët e maxhorancës, pa praninë e atyre të opozitës kanë miratuar projektligjin e parë të legjislaturës së re parlamentare me 72 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim.
- Presidenti Sejdiu takon Obamën, e falënderon për ndihmën ndaj Kosovës Nju Jork, 24 shtator, NOA - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu gjatë një pritje të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me të në të cilin ka përfituar nga rasti t'i shprehë falënderimet e popullit kosovar për ndihmën e dhënë prej tij.
- Koordinatori i ekipit të Hagës: Jap dorëheqje nëse nuk arrestoj Mlladiç Beograd, 24 shtator, NOA - Koordinatori i ekipit për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, Rasim Lajiç, ka thënë se do të japë dorëheqje në fund të vitit nëse Beogradi dështon ta arrestojë të kërkuarin për krime lufte, Ratko Mlladiç.
- Fjalimi i Ahmedinexhadit në OKB kundër hebrejve, SHBA dhe Franca lënë sallën Nju Jork, 24 shtator, NOA - Ndërsa presidenti iranian, Ahmedinexhad akuzonte Izraelin për politika antihumane në territoret palestineze apo posedim të botës politike e çështjeve globale ekonomike gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, disa delegacione duke përfshirë atë francez dhe
- Nis sot Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, do të marrin pjesë 60 artistë Gjirokastër, 24 shtator, NOA - Grupet folklorike shqiptare nisin sot interpretimin e tyre nga sheshi i "Çerçiz Topullit" në kuadrin e nisjes së edicionit të radhës së Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.
- Prifti polak merr pjesë në grabitjen e një banke, arrestohet pasi vodhi 1 mijë USD SzamotuÅ‚y, 24 shtator, NOA - Pasi opinioni u trondit pak javë më parë nga publikimi i lajmit se një prift ka mashtruar për një muaj me radhë administratorët e një hoteli në Itali, duke ikur pa paguar, një tjetër ngjarje me priftërinj në mes duket e pabesueshme për njerëzit.
- Kuvendi, sot pritet diskutimi i projektligjit të parë për legjislaturën e re, mungon PS Tiranë, 24 shtator, NOA - Kuvendi mbledh sot seancën e radhës, e cila në fakt është e para për legjislaturën XVIII parlamentare në të cilën do të diskutohet mbi një projektligj të caktuar.
- I gjenden granata e ndezësa në banesë, arrestohet në flagrancë 70-vjeçari Fushë Krujë, 24 shtator, NOA - Forcat e policisë së Fushë-Krujës kanë bërë arrestimin në flagrancë të 70-vjeçarit Haxhi Qerimi, lindur e banues në këtë qytet.
- Kryeministri Berisha takon çiftin Obama, i fton të vizitojnë Shqipërinë Nju Jork, 24 shtator, NOA - Kryeministri Berisha ka patur rastin që të zhvillojë një takim me presidentin Obama dhe zonjën Obama gjatë pritjes së dhënë prej për të gjithë krerët e shteteve dhe të qeverive, të cilët marrin pjesë në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
- Kristiano Ronaldo ndrin sërish në krye të Realit, bashkë me Kaka mund Vilarealin Madrid, 24 shtator, NOA - Kristiano Ronaldo duket se po i justifikon nga ndeshja në ndeshje paratë e shumta me të cilat u ble nga ekipi i Realit të Madridit.
- Nis sot punimet Samiti i G20, diskutohen pagat e sistemit bankar e kriza ekonomike Pitsburg, 24 shtator, NOA - Nisin ditën e sotme punimet e Samitit të 20 ekonomive më të mëdha botërore, në të cilin pritet të diskutohen çështje si ajo e ndryshimit të pagave të punonjësve të sistemit bankar në të gjithë botën, por edhe probleme të tjera që kanë të bëjnë me efektet e krizës ekonomike
- Skënder Hyseni: Jemi optimistë për lobingun në Nju Jork Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ndodhet në Nju Jork në një fushatë për të fituar mbështje për pavarësinë e Kosovës ndër vendet që nuk e kanë njohur atë ende.
- Përplasja e makinës me një pemë në qendër të Tiranës, shkakton 5 të plagosur rëndë Tiranë, 24 Shtator NOA - Një aksident me pasojë plagosjen e pesë personave, katër prej të cilëve në gjendje serioze, ndodhi në minutat e para të ditës së sotme në qendër të Tiranës.
- Berisha "ndjell" kryetarët e shteteve: Kemi krah të lirë pune, por të mirë-arsimuar Nju Jork, 24 Shtator NOA - Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha mori pjesë, përkrah liderëve botërorë, në hapjen e Samitit mbi Ndryshimin e Klimës që zhvillon punimet në SHBA.
- Zhvillohet Turneu i Pestë Sportiv, i Bankave Qendrore të Vendeve të Ballkanit Tiranë, 24 Shtator NOA - Në vazhdën e një nisme më të hershme të bankave qendrore të rajonit për të nxitur më tej frymën e bashkëpunimit dhe të miqësisë, Banka e Shqipërisë organizoi Turneun e Pestë Sportiv të Bankave Qendrore të Vendeve të Ballkanit.
- Berisha takohet me Presidentin e Libanit, lobing për njohjen e Kosovës Nju Jork, 24 Shtator NOA - Kryeministri Sali Berisha pati një takim me Presidentin e Libanit, z. Michael Sulayman ku në qendër ishte lobimi për Kosovën.
- Interesat e reja të ofruara nga Banka e Shqipërisë Më poshtë do të gjeni interesat e reja të ofruara nga Banka e Shqipërisë Përditësimi i fundit: 23.09.2009 Â Â Interesat në tregun ndërbankar të parasë

