Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lirimi i të dyshuarve serbë, SHBA: Të dënohen vrasësit e vëllezërve Bytyçi
English

Lirimi i të dyshuarve serbë, SHBA: Të dënohen vrasësit e vëllezërve Bytyçi

Prishtinë, 24 Shtator NOA - Dy ditë pasi gjykata vendosi lirimin e dy policive të dyshuar serbë për vrasjen e vëllezërve Bytyçi, një krim i shëmtuar që i mori jetën tre djemve kosovarë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi, ka reaguar duke kërkuar ndëshkim të vrasësve.

Përmes një deklarate lëshuar sot, ambasada e SHBA në Beograd, ka shprehur shqetësimin se askush nuk është dënuar deri tani për vrasjen e Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçit.

Ambasada amerikane tha se shpreson që "prokuroria të jetë këmbëngulëse në apelimin e rastit". "Presim që autoritetet të sjellin para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi", thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Beograd. ***

Reagimi vjen pak ditë pas lirimit të dy ish policëve serbë, që akuzoheshin për përfshirje në rastin Bytyçi.

Vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, shqiptarë nga Kosova dhe njëherësh qytetarë amerikanë, u vranë më 9 korrik të vitit 1999. Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001 në në njërën nga dy varrezat masive në Petrovo Sellë. Vendimi i gjykatës

Vendimin që të lirohen të akuzuarit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi e dha Gjykata për krime të luftës në Beograd.

Ajo ka liruar ish-pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, të cilët akuzoheshin për ndihmë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi, në vitin 1999.

Vëllezërit Bytyçi kanë qenë shtetas amerikanë, me origjinë shqiptare dhe pjesëtarë të "Brigadës Atlantiku", e cila ka funksionuar në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë arrestuar nga fundi i muajit qershor 1999, për shkak të, siç thuhej, kalimit të paligjshëm të kufirit me Serbinë, për çka edhe një gjykatë në Prokuple i pati dënuar me 15 ditë burgim.

Por, vetëm katër ditë para përfundimit të dënimit, ata janë marrë nga burgu, janë dërguar në Petrovo Sellë dhe janë vrarë. Duke arsyetuar vendimin për lirimin e Popoviqit dhe Stojanoviqit, kryesuesi i panelit, Vesko Kërstajiq, ka thënë se nuk janë argumentuar të gjitha dëshmitë. Vendimi është kundërshtuar nga aktivistja e të drejtave të njeriut, njëherësh drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq. "Këta të dy kanë marrë pjesë. Ata e dinë me detaje ku janë vrarë vëllezërit, por askush para gjykatës nuk mund t'i detyrojë që të tregojnë. Ata sigurisht që janë pjesëmarrës në dërgimin dhe fshehjen e trupave dhe nuk janë të dyshuarit kryesorë. Por edhe ky vendim që të lirohet cilido që ka ditur dhe që ka qenë atje kur janë kryer vrasjet është në kundërshtim me arsyen e shëndoshë. Kjo tregon se kemi grupe brenda institucioneve që janë të gatshme të bllokojnë rrjedhën e çdo informate, që mund të japë pasqyrën e vërtetë të Beretave të Kuqe", tha Natasha Kandiq e cituar nga RFE. Gjykimi kundër ish-policëve Popoviq dhe Stojanoviq ka filluar më 13 nëntor të vitit 2006 dhe kohën më të madhe të këtij procesi ata e kanë kaluar duke u mbrojtur në liri. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar drejtësi të shpejtë për vrasjen e vëllezërve Bytyçi dhe patën shprehur frustrim për procedurën e ngadalshme gjyqësore. Prokuroria për krime lufte në Beograd paralajmëroi se do ta apelojë në Gjyqin Suprem vendimin e gjykatës për lirimin e Popoviqit dhe Stojanoviqit.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE