English

Nju Jork, Miratohet njëzëri në OKB rezoluta për armët bërthamore

Nju Jork, 24 shtator NOA-Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar njëzëri një rezolutë që synon të pengojë përhapjen e armëve bërthamore, promovimin e çarmatimit dhe reduktimin e terrorizmit bërthamor.

Për rezolutën u ra dakord në një sesion të drejtuar për herë të parë nga një president amerikan, Barak Obama.

Ai tha se dy muajt e ardhshëm do të ishin me rëndësi kritike për negociatat rreth mospërhapjes bërthamore.

Sesioni shihet si mënyrë për të ushtruar më shumë presion mbi Iranin rreth programit të tij bërthamor.

Më herët Kina përsëriti qëndrimin e saj kundër sanksioneve të reja ndaj Teheranit për programin e tij bërthamor dhe bëri thirrje për të intensifikuar përpjekjet diplomatike për ta zgjidhur këtë çështje.

Të mërkurën SHBA dhe Rusia ranë dakord se Teherani mund të përballet me sanksione shtesë nëse nuk do të ofrojë garanci se nuk po prodhon armë bërthamore.

KOMENTE