Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasësi beratas, si fshihej në Tiranë si biznesmen, i kërkuar nga Interpoli në gjithë botën
English

Vrasësi beratas, si fshihej në Tiranë si biznesmen, i kërkuar nga Interpoli në gjithë botën

Tiranë, 24 Shtator NOA Update - Vrasësi i Beratit, figuronte në listat e Interpolit botëror si person shumë i kërkuar, por kjo nuk e pengonte aspak, që të jetonte për bukuri në Tiranë, madje si një biznesmen i respektuar.

Kjo periudhë e artë për 38-vjeçarin Arben Shehu, ka marrë fund pasditen e sotme, pasi Sektori i Operacioneve Speciale të Drejtorisë së Policisë Qarkut Berat në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë bënë të mundur arrestimin e tij në kryeqytet.

Zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini, i tha agjencisë NOA se operacioni policor i koduar "Mangalem", ka përfunduar sot me sukses, pas një hetimi disa javor, duke arrestuar Arben Xhevit Shehun, i datëlindjes 10.08.1971, lindur e banues në Berat, në lagjen "Mangalem" ku edhe ka ndodhur krimi i 16 viteve më parë. "Arben Shehu ishte dënuar me 21 vjet heqje lirie me vendim të datës 16 janar 1993 të Gjykatës së Rrethit Berat, për konsumim të veprës penale të vrasjes", sqaroi Katragjini.

Ajo shtoi se i kërkuari, në vitin 1997 është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit, ku po vuante dënimin për këtë vepër penale. "Në vitin 1997, Arben Shehu u arratis nga qelitë e burgut gjatë periudhës së trazirave dhe që atëherë rezultonte person i shpallur në kërkim", - sqaroi policia.

Gjatë këtyre viteve, Arben Shehu i është shmangur arrestimit duke u strehuar jashtë kufijve të Shqipërisë.

Por kohët e fundit, 38-vjeçari Shehu, i cili në foton e Interpolit që ju shihni në këtë lajm, si foto të dytë, ka ndryshuar plotësisht dhe sikundër duket në foton e parë të lajmit, ai kishte ndryshuar pamje duke ia arritur të lëvizte lirisht nëpër Tiranë, deri duke u maskuar si biznesmen. "Gjatë kësaj periudhe, Arben Shehu njihej në Tiranë si një biznesmen me reputacion, por ky ishte një maskim, sepse në të vërtetë ai strehohej në kryeqytet, në përpjekje për t'i shpëtuar vazhdimit të vuajtjes së dënimit të ndërprerë katër vjet pas kryerjes së krimit", - thanë burimet hetimore.

Por sot, pas një vëzhgimi disa mujor të sektorit antikrim në policinë e Tiranës, Arben Shehu është arrestuar dhe tani duhet të shkojë sërish në qeli.

Policia tha se materialet në ngarkim të tij, do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale të Vrasjes. e.r/NOA

Â

KOMENTE