Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkohej nga policia prej 16 vjetësh për vrasje, arrestohet në Greqi
English

Kërkohej nga policia prej 16 vjetësh për vrasje, arrestohet në Greqi

Tiranë, 30 shtator NOA - Arrestohet në Greqi një 51-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia për vrasje prej 16 vjetësh.

Riza Pleraraku lindur në Pobrat të Beratit, është arrestuar dje me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, nga policia greke.

urime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë se Pleraraku ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 13 maj të vitit 1994, e ka dënuar atë me 25 vjet burgim, për veprën penale të "Vrasjes me dashje, për motive të dobëta, duke i shkaktuar mundime të veçanta viktimës".

Sipas vendimit të gjykatës, Riza Plerarakuka vrarë me mjete të forta shtetasin A. Hysa në fshatin Probat të Beratit.

Ngjarja ka ndodhur më datë 17.01.1993 për motive të dobëta. Për t'i shpëtuar prangave, Pleraraku kishte mundur të arratisej në shtetin grek ku jetonte prej 16 vjetësh.

Ndërkohë që dje ai është kapur nga policia greke, ku pas verifikimeve rezultoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Shqiptare.

Kjo e fundit do të nisi dhe procedurat për ekstradimin e të kërkuarit.

k.k/NOA

KOMENTE