Lajmet e datës 30 Shtator 2009
- Enciklopedia, një provokim i qëllimshëm "Është absurde të pretendosh te ndryshosh historinë me pak rreshta të futura në një enciklopedi, e cila për më tepër të bën të mendosh se ka edhe mungesa e shtrembërime të tjera të qëllimshme të historisë"
- Publikimi i dëshmive për Bandën e Lul Berishës, Rama: Media të zbatojë urdhrin Tiranë, 1 Tetor NOA - Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka reaguar me ashpërsi ndaj publikimit në media të përditshme të shkruara, të dëshmisë së të penduarit Adriatik Coli, në një nga proceset penale më delikate, atë të "Bandës së Durrësit".
- Interesat e reja të ofruara nga Banka e Shqipërisë Tiranë, 1 Tetor NOA - Më poshtë gjeni interesat e reja të ofruara nga Banka e Shqipërisë. Përditësimi i fundit: 1.10.2009 Interesat në tregun ndërbankar të parasë
- PE propozim të ri për vizat: Shqipëria e Bosnja mund të përfshihen pa procedura nëse plotësojnë kushtet Bruksel, 30 shtator NOA-Parlamenti Evropian ka shqyrtuar një propozim të raporteres së posaçme për çështjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor për të përfshirë Shqipërinë dhe Bosnjen në regjimin pa viza të BE-së menjëherë sapo të plotësojnë kushtet.
- Enciklopedia, presidenti Ivanov miraton tërheqjen dhe korrigjimin e saj nga akademikët Shkup, 30 shtator NOA-Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov përshëndeti vendimin e  Akademisë maqedonase të Shkencave për tërheqjen dhe korrigjimin e enciklopedisë.
- Prizreni shpall kryeministrin Berisha "qytetar nderi", ceremonia do bëhet me 6 tetor Prizren, 30 shtator NOA - Kryeministri shqiptar Sali Berisha është shpallur unanimisht sot nga Kuvendi Komunal i Prizrenit ''Qytetar Nderi'' Â i qytetit.
- Tërmeti në Indonezi, shkon në 200 numri i të vdekurve Sumatra, 30 shtator NOA-Tërmeti i fuqishëm që goditi brigjet e ishullit indonezian të Sumatrës mund të ketë shkaktuar vdekjen e rreth 200 personave.
- Aksident rrugor në Pragë, humbin jetën 2 gazetarë të radio "Evropa e Lirë" Pragë, 30 shtator NOA-Dy gazetarë të shërbimit për Iranin të Radio Farda/Radio Evropa e Lirë, kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, në një aksident rrugor në periferi të Pragës.
- Greva e studentëve në Vlorë, Rrjeti i studentëve shqiptarë: MASH e Universiteti të negociojnë me të rinjtë Tiranë, 30 shtator NOA-Rrjeti i studentëve shqiptarë i kërkon Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Vlorës të zgjidhin konfliktin me studentët e porsa diplomuar të fakultetit të Drejtësisë në Vlorë të cilët gjenden në grevë urie që prej ditës së djeshme.
- Guvernatori Fullani, kundër Berishës: Rritja ekonomike, me ritme të ngadalta Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 30 Shtator NOA -Pavarësisht deklaratave euforike të shefit të qeverisë, për një rritje të lartë ekonomike, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani konstaton se ekonomia po ecën me ritme të ngadalta.
- Kriza globale, raporti i FMN: Ekonomia po rimëkëmbet më shpejt se parashikimet Gjenevë, 30 shtator NOA-Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron një rritje ekonomike globale më shpejt se parashikimet. Në raportin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar thuhet se ekonomia globale po rimëkëmbet më shpejt sesa ishte menduar fillimisht.
- Tërmet në Oqeanin Paqësor, cunami godet Samoan Amerikane, mbi 100 të vdekur Samoa, 30 shtator NOA-Një tërmet i fuqishëm në Paqësorin Jugor nxiti një cunam masiv, i cili goditi brigjet e Samoas dhe të Samoas Amerikane, duke shkaktuar vdekjen e së paku 100 personave.
- Vrasja në Prishtinë, shkon në katër numri i të arrestuarve, mes tyre një femër nga Shqipëria Prishtinë, 30 Shtator NOA - Policia e Kosovës ka vënë në pranga tre persona të tjerë të dyshuar për vrasjen e para dy ditëve në lagjen Ulpiana në Prishtinë, duke e çuar në katër numrin e të arrestuarve.
- Integrimi i Ballkanit në BE, Komisioni Amerikan i Helsinkit vlerëson zgjedhjet në Shqipëri Uashington, 30 shtator NOA- Komisioni amerikan i Helsinkit zhvilloi dje në Kongresin amerikan një seancë lidhur me sfidat, me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor.
- Shpallet lista e Kombëtares, emrat që ikin dhe vijnë në ndeshjen me Suedinë Tiranë, 30 Shtator NOA - Ndeshjes së fundit kualifikuese, ndaj Suedisë, do t'i mungojnë mbrojtësi Kristi Vangjeli dhe mesfushori Ansi Agolli, në ndryshim nga ndeshja e kaluar me Danimarkën, pasi nuk janë ftuar nga trajneri Josip Kuzhe.
- Djegia e flamurit maqedon, Sejdiu e Thaçi dënojnë aktin e kryer Prishtinë, 30 shtator NOA-Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, kanë deklaruan të mërkurën se Kosova është e gatshme të ndërtojë marrëdhënie diplomatike me vendet e rajonit, ndërsa djegien e flamurit maqedonas në Prishtinë, presidenti Sejdiu e quajti "akt të shëmtuar.
- Zhgënjehet Serbia, OKB: Delegacioni kosovar ishte mysafir në asamble sipas rregullores Uashington, 30 shtator NOA-Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk i ka dhënë leje delegacionit kosovar të ndjekë punimet e asamblesë së Përgjithshme të saj, por ai ka qenë mysafir i delegacionit shqiptar.
- Enciklopedia, Akademia e Shkupit tërheq nga tregu librin që fyeu shqiptarët Shkup, 30 shtator NOA-Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase vendosi sot të tërheqë Â përkohësisht nga shitja Enciklopedinë Maqedonase dhe të bëjë korrigjimin e saj, njofton agjencia e lajmeve INA.
- Enciklopedia, Akademia e Shkupit tërheq nga tregu librin Shkup, 30 shtator NOA-Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase vendosi sot të tërheqë Â përkohësisht nga shitja Enciklopedinë Maqedonase dhe të bëjë korrigjimin e saj, njofton agjencia e lajmeve INA.
- Sigurimet shoqërore, qeveria fal kamatvonesat për të vetëpunësuarit në bujqësi Tiranë, 30 shtator NOA-Qeveia vendosi në mbledhjen e saj të radhës të miratojë vendimin për faljen e kamatvonesave për të vetëpunësuarit në sektorin e bujqësisë.
- Meta takohet me ambasadorin e grek, Pazios: Greqia do të mbështesë Shqipërinë drejt BE-së Tiranë, 30 shtator NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Nikolas Pazios. Në fokus të bisedës së zhvilluar ishte bashkëpunimi dypalësh, proçesi i liberalizimit të vizave dhe aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian
- Krerët e Bashkive: Kryeministri të lejoj qytetarët shqiptar të investojnë të ardhurat Tiranë, 30 shtator NOA - Kryetarët e Bashkive kanë zhvilluar sot një takim ku kanë diskutuar dhe kundërshtuar vendimin e qeverisë për të tërhequr para nga arkat e pushtetit lokal.
- Flet vëllai i Gëzim Gjonit: Asnjë operacion për arrestim, një javë rresht shkonim në polici Tiranë, 30 Shtator NOA - Për futjen në burg të Gëzim Gjonit, jo vetëm që nuk është zhvilluar asnjë operacion policor, por në të vërtetë, i dënuari kishte shtatë ditë që shkonte në polici për të sqaruar rrethanat e tij.
- Meta takohet me ambasadorin Italian, E'Elia: Italia, avokate e Shqipërisë për në BE Tiranë, 30 shtator NOA - Zëvendëskryeministri, Ilir Meta, priti sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në një takim Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Saba DElia.
- Tiranë, arrestohet një 19-vjeçar, falsifikonte dokumente Tiranë, 30 shtator NOA - Antikrimi ekonomik-financiar ka çuar në qeli dje një 19-vjeçar të akuzuar për falsifikim dokumentesh. A. M, 19-vjeç, dyshohet se ka konsumuar veprat penale të "Falsifikimit të dokumenteve", "Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave" dhe të "Falsifikim
- Madonna: Do të martohem me Luz Amerikë, 30 shtator NOA - Madonna është duke përgatitur për t'u martuar me të dashurin e saj, brazilianin Jezus Luz. Këngëtarja është lidhur me Luz rreth nëntë muaj më parë dhe pretendon të shkojë më të në altar.
- Ministri i Brendshëm, Basha takon Shefin e Sigurisë së KE-së Tiranë, 30 shtator NOA - Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha priti sot në një takim Shefin e Njësisë për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Zgjerimin në Drejtorinë e Përgjithshme për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë të Komisionit Evropian, Luigi Soreca, të shoqëruar nga kreu i Delegacionit të Komisionit Evropian
- Berisha: Jashtë orarit, do të kenë makinë zyrtare vetëm tre krerë të shtetit, asnjë tjetër Tiranë, 30 shtator NOA - Kryeministri, Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ka propozuar disa kushtëzime për transportin e zyrtarëve të vendit.
- Tërmeti, qeveria miraton vlerën e 130 milionë lekëve për banorët e Dibrës Tiranë, 30 shtator NOA - Qeveria ka miratuar vlerën e dëmeve të shkaktuar nga tërmeti që ra në Dibër tre javë më parë. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi "Për miratimin e vlerës së dëmeve të shkaktuara në objektet, në pronë private, si rrjedhojë e tërmetit rënë
- Arrestohet Gëzim Gjoni, anëtari i "Hakmarrjes për Drejtësi" kërkohej për grabitje Tiranë, 30 shtator NOA - Arrestohet anëtari i "Hakmarrjes për Drejtësi", Gëzim Gjoni i kërkuar për grabitje. Inspektorët e zyrës së kërkimit pranë Policisë së Tiranës i kanë vënë prangat paraditen e sotme të kërkuarit Gëzim Gjoni i dënuar me 5 vjet heqje lirie për veprën penale të grabitjes.
- Rishfaqet superhajduti 12-vjeçar, policia: Markeljani vodhi tre banesa gjatë këtij muaji Tiranë, 30 shtator NOA - Rishfaqet superhajduti 12-vjeçar, Markeljan C, me vjedhje të tjera në Tiranë. Pas "shtegtimit" në zonat turistike gjatë sezonit verior, Markeljani është kthyer sërish për të vjedhur në Tiranë.
- Kërkohej nga policia prej 16 vjetësh për vrasje, arrestohet në Greqi Tiranë, 30 shtator NOA - Arrestohet në Greqi një 51-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia për vrasje prej 16 vjetësh. Riza Pleraraku lindur në Pobrat të Beratit, është arrestuar dje me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, nga policia greke.
- Braçe: Rezultati i 28 qershorit s'është në rregull, Berisha cenoi demokracinë Tiranë, 30 shtator NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka akuzuar sot kryeministrin Berisha se ka futur në krizë demokracinë e vendit.
- Policia rrugore në alarm: Shoferët nuk binden, vetëm dje u vendosën 1760 gjoba Tiranë, 30 shtator NOA - Aksionet e policisë për të gjobitur shkelësit e qarkullimit rrugor, fushata sensibilizuese e policisë rrugore duke u shpërndarë shoferëve fletë-palosje apo edhe thirrjet publike për të respektuar rregullat, duket se nuk kanë ndikuar në përmirësimin e situatës në Tiranë.
- Idrizi shpall krijimin e partisë së re "Për drejtësi dhe Unitet", PDU Tiranë, 30 shtator, NOA Update - Deputeti Shpëtim Idrizi, i cili deri dje ka qenë pjesë e Partisë Socialiste, sot ka shpallur zyrtarisht krijimin e një partie të re, e cila do të quhet "Për Drejtësi për Unitet", PDU.
- Gjyqi "Gërdeci", fillon seanca e parë normale ndaj 29 të pandehurve Tiranë, 30 shtator, NOA - Ndryshe nga të gjitha proceset e mëparshme të çështjes "Gërdeci", shoqëruar me mungesa apo shtyrje të tyre, seanca e ditës së sotme në Gjykatën e Tiranës ka qenë e para e nisur në mënyrë normale.
- Gjendja e vështirë e ekipit të Vllaznisë, shkarkohet trajneri i tij Hasan Lika Shkodër, 30 shtator, NOA - Gjendja e vështirë e krijuar së fundmi në skuadrën e futbollit të Vllaznisë, konkretizuar edhe me humbjen e fundit ndaj ekipit të Teutës, kanë qenë shkaqet e vendimmarrjes për shkarkimin e trajnerit të kësaj skuadre, Hasan Lika.
- Berisha pret në takim Pacollin, kreu i "Aleancës së Re për Kosovën" Tiranë, 30 shtator, NOA - Kryeministri Berisha priti në një takim kreun e partisë "Aleanca e Re për Kosovën", Bexhet Pacolli. Nga ana e tij, Pacolli e uroi kryeministrin për rimandatimin e tij në krye të qeverisë shqiptare dhe i shprehu falënderimet në emër të partisë "Aleanca e Re për
- Studentët e Tetovës, sot në protesta kundër enciklopedisë maqedonase Tetovë, 30 shtator, NOA - Shoqata "Illyricum Libertas" së bashku me dy unionet e studentëve të UEJL-së dhe USHT-së, sot në mesditë në Tetovë do të mbajë marshin protestues kundër enciklopedisë sllavo-maqedonase.
- Qarku i Shkodrës fiton çmimin e parë të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës 2009 Gjirokastër, 30 shtator, NOA -  Qarku i Shkodrës është shpallur fitues i edicionit 9 të Festivalit Kombëtar Folklorik "Gjirokastër 2009", ndërsa me çmim të dytë u nderuan qarku i Gjirokastrës dhe grupi "Kosova 2", ndërsa me çmim të tretë qarku i Elbasanit dhe ai i Lezhës.
- Mbetet shtatzënë kur punonte në burg, 6 të burgosur pretendentë për atësinë Jash, 30 shtator, NOA - Nuk ka mundur t'u shpëtojë dot tundimeve të të burgosurve, ndërsa lante rrobat e tyre në lavanderinë e burgut. Rumunia Raluca Dionescu, nga qyteti Jash, ndërsa ishte e punësuar part-time në një burg rumun, ka rezultuar shtatzanë, pasi pati disa momente të nxehta seksuale
- Dy kushërinj qëllojnë me 20 plumba ndaj një personi, kapet njëri Memaliaj, 30 shtator, NOA - Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë kryer arrestimin në flagrancë të 30-vjeçarit Armand Meça, lindur dhe banues në Memaliaj të Tepelenës.
- Shoferi aksidenton kalimtarin me biçikletë në rrugë, nis ndaj tij ndjekja penale Durrës, 30 shtator, NOA - Forcat e policisë kanë filluar procedimin penal ndaj 22-vjeçarit Denis Muho, lindur dhe banues në Shkozet, pasi ka shkaktuar aksident me pasojë plagosjen e një kalimtari.
- Kapet bashkëpunëtori i tretë i përdhunimit të një vajze 19-vjeçare Durrës, 30 shtator, NOA - Forcat e policisë kanë shoqëruar për në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Durrësit, 21-vjeçarin Denis Plaku, lindur e banues ne Romanat, i dyshuar për veprën penale të përdhunimit.
- KFW financon kontratën për projektin "Linja 110 kilovolt, Shqipëria e Jugut" Tiranë, 30 shtator, NOA - Banka Gjermane për Zhvillim dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës kanë nënshkruar në Tiranë një kontratë konsulence për projektin "Linja 110 kilovolt, Shqipëria e Jugut".
- Pas eurodeputetes Fajon, dhe Lutford propozon heqje vizash për Kosovën Bruksel, 30 shtator, NOA - Edhe Kosova duhet të përfitojë nga masa e heqjes së vizave të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
- Dhjetëra të vdekur nga tajfuni "Ketsana" dhe cunami në ishujt Samoa Samoa, 30 shtator, NOA - Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur, pa llogaritur dëmet materiale janë shkaktuar nga dy fatkeqësitë më të fundit natyrore, të ndodhura në Vietnam dhe ishujt Samoa.
- Enciklopedia, protesta para ambasadës së Maqedonisë në Tiranë Tiranë, 30 shtator, NOA - Me flamuj shqiptarë në duar dhe me thirrjen "Veç Shqipëri etnike asgjë tjetër", dhjetëra protestues u mblodhën në orët e vona të natës përpara godinës së Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë.
- Komiteti Amerikan i Helsinkit: Ballkani Perëndimor ka bërë mjaft përparime Uashington, 30 shtator, NOA - Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ecur përpara, edhe pse të gjitha vendet e tij kanë kaluar nëpër procese tranzicioni dramatike në aspektin politik, ekonomik apo atë shoqëror.
- Idrizi dhe Tahiri sot në konferencë, publikojnë partinë rivale të PDI Tiranë, 30 shtator, NOA - Grupi nismëtar i partisë më të re në vend, ajo për Drejtësi dhe Unitet (PDU), do të bëjë publike sot arsyet e themelimit të saj partie, objektivat, mjetet për realizimin e tyre etj.
- Lufta në Afganistan, Shtëpia e Bardhë sot cakton strategjinë e re Uashington, 30 shtator, NOA - Një mbledhje e posaçme me objekt diskutimi strategjinë e ardhshme që duhet të ndjekin Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rajonin e Afganistanit, është parashikuar të zhvillohet sot në mjediset e Shtëpisë së Bardhë.

