English

Tiranë, arrestohet një 19-vjeçar, falsifikonte dokumente

Tiranë, 30 shtator NOA - Antikrimi ekonomik-financiar ka çuar në qeli dje një 19-vjeçar të akuzuar për falsifikim dokumentesh.

A. M, 19-vjeç, dyshohet se ka konsumuar veprat penale të "Falsifikimit të dokumenteve", "Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave" dhe të "Falsifikim i vulave stampave ose formularëve".

Pas një kontrolli të ushtruar në një banesë e adoleshentit që ndodhet në rrugën "Naim Frashëri" në Tiranë, u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dokumentesh të dyshuara si të falsifikuara.

Sipas policisë 19-vjeçarit iu bllokua një pasaportë e Republikës Maqedonisë, 1 pasaportë e Republikës Shqipërisë, 1 librezë pune e pa plotësuar, 4 vërtetime të Bashkisë Tiranë, të vulosura të pa plotësuara, 11 copë dëftesa pjekurie të Ministrisë Arsimit dhe Shkencës, të pa plotësuara dhe 200 000 lekë, të vjedhura në banesë.

k.k/NOA

KOMENTE