Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident rrugor në Ferizaj, humb jetën një 23 vjeçar, plagosen 5 të tjerë
English

Aksident rrugor në Ferizaj, humb jetën një 23 vjeçar, plagosen 5 të tjerë

Ferizaj, 3 tetor NOA-Një aksident rrugor ka ndodhur sot pranë Kaçanikut në komunën Ferizaj me pasojë vdekjen e një të riu 23 vjeçar dhe plagosjen e pesë personave të tjerë.

Viktima është Bardh Shehu, ndërsa të plagosurit, Â M.Rraka, 22 vjeç, H.Shehu 26 vjeç, Sh.Nallbani 23 vjeç, J. Raka 22 vjeç të gjithë nga Kaçaniku, si dhe Sh. Zeneli, 31 vjeçar, nga fshati Bob i komunës së Kaçanikut.

Ngjarja ndodhi mesnatën e së shtunës rreth orës 01 e 15 minuta, përkatësisht në fshatin Nikaj. Policia rajonale e Ferizaj ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se aksidenti ka ardhur si pasojë e daljes në anën tjetër të rrugës së automjetit tip Tojota e cila më pas është përplasur me një mjet tip "Golf" me targa të Kosovës që po lëvizte në drejtimin Kaçanik-Ferizaj.

Të plagosurit janë dërguar në Qendrën Kombëtare të Urgjencës në Prishtinë, e sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë për shkak të plagëve të marra, por jashtë rrezikut për jetën. Sipas raportit të policisë rajonale në Ferizaj, kjo është viktima e gjashtë për këtë vit që humb jetën në aksident rrugor.

KOMENTE