Lajmet e datës 3 Tetor 2009
- Traktati i Lisbonës, kryeministri britanik përshëndet Irlandën për votimin "pro" Londër, 3 tetor NOA-Kryeministri britanik, Gordon Brown ka përshëndetur sit fitoren në Irlandë të Traktatit të Lisbonës. Brown ka theksuar se Bashkimi Evropian do të ketë mundësi të përparojë në fushat themelore, në mënyrë të veçantë në atë ekonomike.
- Traktati i Lisbonës, kryeministri çek: Ratifikimi do të përfundojë brenda 2009 Pragë, 3 tetor NOA- Traktati i Lisbonës i miratuar edhe nga Irlanda, vendi i cili e kish rrëzuar një vit më parë mund të ratifikohet nga Çekia brenda vitit 2009.
- Stuhi e fuqishme në Siçili, deri tani 21 të vdekur e dhjetëra të humbur Mesina, 3 tetor NOA-Provinca e Mesinës në Sicili është goditur nga një stuhi e fuqishme, e cila ka shkaktuar deri tani një bilanc tragjik prej 21 viktimash e 95 të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
- Një avion me 237 pasagjerë bën ulje të detyruar në aeroportin e Budapestit Budapest, 3 tetor NOA-Një avion Airbus A330-200, i kompanisë ajrore indiane "Jet Airways", me 237 pasagjerë në bord, kreu sot pasdite një ulje të detyruar në aeroportin e Budapestit, për shkak të një problemi në motor, njofton agjencia franceze e lajmeve AFP.
- Boksieri Kreshnik Qato sërish në ring më 24 tetor, për mbrojtjen e titullit kampion i botës Tiranë, 3 tetor NOA-Boksieri shqiptar, Kreshnik Qato do të ngjitet përsëri në ring për të mbrojtur titullin e kampionit të botës në versionin WBF.
- Serbët e Kosovës kërkojnë hapjen e zyrës së BE njësoj si në Beograd Beograd, 3 tetor NOA-Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç deklaron se nuk ka arsye, që zyra e BE-së të mos hapet në veriun e Kosovës, kur një e tillë ekziston edhe në Beograd.
- Reformat në drejtësi, Nishani: Procedura transparente për të eliminuar abuzimin dhe korrupsionin Tiranë, 3 tetor NOA- Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani deklaron reformat që do të prekin fushën e drejtësisë e drejtuar nga ai. Në një intervistë ekskluzive për agjencinë NOA, ministri Nishani tregon se si do te jenë nën drejtimin e tij Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave , Zyra
- Nju Jork, kreu i selisë së OKB uron kryeministrin Berisha për rizgjedhjen Nju Jork, 3 tetor NOA-Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun i ka dërguar një mesazh kryeministrit Sali Berisha ku e uron për rizgjedhjen në këtë detyrë.
- Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut, mesazh falënderimi kryeministrit Berisha për takimin me ta në Nju Jork Tiranë, 3 tetor NOA-Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh falënderimi nga Rrjeti Shqiptaro-Amerikan i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve (APEN) me qendër në Nju Jork.
- Niveli i lartë i papunësisë, Obama: Kemi shumë punë për të rimëkëmbur ekonominë Uashington, 3 tetor NOA- Presidenti i SHBA, Barak Obama ka deklaruar se raporti i fundit për papunësinë është një kujtesë se rimëkëmbja ekonomike në Shtetet e Bashkuara nuk do të jetë e lehtë.
- Pas zgjedhjeve të së dielës në Greqi, Maqedonia gati të nisë negociatat për emrin Shkup, 3 tetor NOA-Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi që do të mbahen këtë fundjavë dhe mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kanë riaktualizur çështjen e zgjidhjes së kontekstit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë.
- Dënimi i 3 ish luftëtarëve të UÇK-së, reagon EULEX: Ishte vendim i rregullt Prishtinë, 3 tetor NOA-Pas dënimit të tre ish luftëtarëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte ka reaguar EULEX. "Vendimi i Gjykatës së Prishtinës është bërë në përputhje me parimet e pavarësisë së gjyqësorit dhe trajtimit të barabartë përpara ligjit të çdo individi", ka deklaruar EULEX-i
- Armët bërthamore, El Baradei viziton Iranin Vjenë, 3 tetor NOA-Agjencitë perëndimore të lajmeve raportojnë se kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore do të arrijë sot në Iran për të diskutuar kohën se kur inspektorët do vizitojnë uzinën e re për pasurimin e uraniumit.
- Trazira në Greqi, shpërthen një bombë pranë vendit ku mbajti fjalimin Karamanlis Athinë, 3 tetor NOA-Një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Greqi, kryeqyteti i tij është dridhur mesnatën e së shtunës për shkak të një bombe e cila ka shpërthyer pikërisht pranë vendit ku kryeministri i vendit, Kostas Karlamanlis, mbajti mitingun e tij përfundimtar.
- Aksident rrugor në Ferizaj, humb jetën një 23 vjeçar, plagosen 5 të tjerë Ferizaj, 3 tetor NOA-Një aksident rrugor ka ndodhur sot pranë Kaçanikut në komunën Ferizaj me pasojë vdekjen e një të riu 23 vjeçar dhe plagosjen e pesë personave të tjerë.
- Traktati i Lisbonës, Barroso falenderon irlandezët për miratimin e tij Bruksel, 3 tetor NOA-Kreu i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, e ka cilësuar ditën e sotme si ditë të madhe për Irlandën e Evropën. Kjo për shkak të aprovimit përmes votës që populli irlandez i ka dhënë Traktatit të Lisbonës.
- Denoncohen nga qytetarët për mitmarrje, policia arreston tre mjekë Shkup, 3 tetor NOA-Policia ka arrestuar tre mjekë të akuzuar nga qytetarët për mitmarrje. Denoncimi erdhi përmes  linjës telefonike falas, 199, të denoncuara nga qytetarët.
- Jep dorëheqjen Gjergj Bojaxhi: Objektivat i arrita, nuk kam ç'të jap më në KESH Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 3 tetor NOA/UPDATE - "Vendosa të jap dorëheqjen pasi pikësynimet e mia u përmbushën, misionin tim e quaj të mbyllur ndaj dhe po largohem".
- Gjergj Bojaxhi, largohet nga posti i drejtorit të KESH-it: Po jap dorëheqjen Tiranë, 3 tetor NOA - Jep dorëheqjen drejtori i KESH-it, Gjergj Bojaxhi. Bojaxhi lajmëroi sot në një konferencë për shtyp tërheqjen nga posti i drejtorit të KESH-it të cilin e mbante prej mëse dy vitesh.
- Fjalori enciklopedik, reagon shoqata e minoritetit grek: Ka qëndrime diskriminuese Gjirokastër, 3 tetor NOA - Shoqata e minoritetit grek Afirmuesit e Identitetit Tonë (AIT) ka reaguar sot në Gjirokastra pas daljes në treg të fjalorit Enciklopedik shqiptar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
- Përcillet në banesën e fundit mjeku Fatmir Thaçi, qindra vetë marrin pjesë në homazhe Durrës, 3 tetor NOA - Përcillet për në banesën e fundit mjeku radiolog, Fatmir Thaçi i cili u vra dje në ambientet e spitalit të Durrësit me tre plumba në kokë nga Ali Lorja tashmë i arrestuar.
- Vrasja e mjekut, PS: Një ngjarjeje të paralajmëruar, shteti të mbrojë qytetarët Tiranë, 3 tetor NOA - "Partia Socialiste shpreh shqetësimin e saj për mungesën e sigurisë së jetës së qytetarëve në këtë vend, ku askush nuk është i mbrojtur në punë, në shkolla apo në rrugë" kështu ka deklaruar sot deputetja e PS-së Eglantina Gjermeni e cila ka marrë shkas nga vrasja e mjekut Fatmir
- PS: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të rëndojë krizën ekonomike Tiranë, 3 tetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës paralajmëroi se rritja e pritshme e çmimit të energjisë elektrike do të zhysë vendin në varfëri.
- Mediu takohet me ambasadorin spanjoll: Na mësoni si të ruajmë pyjet nga zjarri Tiranë, 3 tetor NOA - Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu, takoi sot ambasadorin spanjoll në Shqipëri. Gjatë këtij takimi, u diskutua për implementimin e memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruara nga dy vendet.
- Reperi Lil Wayne në gjyq për drogë dhe armëmbajtje pa leje Amerikë, 3 tetor NOA - Reperi amerikan, Lil Wayne në marsin e vitit të ardhshëm do të paraqitet në gjyqin amerikan të shtetit të Arizonës, pasi akuzohet për posedim droge dhe armëmbajtje pa leje.
- Rio, qyteti i ekstremeve që pret Lojërat Olimpike 2016 Nga Stuart Grudgings Disa mijëra admirues të shkujdesur kanë mbipopulluar plazhin Ipanema në Rio de Zhanejro. Është një ditë plot diell, ndaj disa janë duke shijuar rrezet dhe të tjerë duke luajtur volejboll apo futboll në rërë.
- APEN falënderon kryeministrin Berisha për takimin në SHBA Tiranë, 3 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka marrë sot një mesazh falënderimi nga Rrjeti Shqiptaro-Amerikan i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve (APEN) me qendër në New York.
- Sprova për demokracinë "Mbetet të shihet se si partitë politike do të sjellën në raport me votuesin dhe opinionin publik, kategori këto të cilat kanë krijuar një distancë të akullt me partitë politike në vend"
- Vjelja e fryteve të një ...aplikimi Mbetet vetëm të shohim muajt në vazhdim, si shqiptarët do të përballen me këtë rritje çmimi, bash në muajt e ftohtë kur energjia sigurisht do të mungojë shumë orë në ditë në fshatra dhe provinca, e ca më pak në metropol ku janë përqendruar mediat, ndërkohë që subjekti privat do të shijojë "frytet"
- Kreu i OKB, mesazh urimi Berishës për rizgjedhjen e tij si kryeministër Tiranë, 3 tetor, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka uruar kryeministrin Berisha përmes një mesazhi mbi  rizgjedhjen e tij si kryeministër i Shqipërisë.
- SHBA, falimentojnë edhe tre banka të tjera. Këtë vit, janë mbyllur gati 100 të tilla Uashington, 3 tetor, NOA - Tre banka amerikane kanë falimentuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke iu shtuar kështu listës së gjatë të atyre që janë mbyllur gjatë këtij viti.
- Presidenti i Çekisë viziton Shqipërinë me ftesë të homologut shqiptar, Bamir Topi Tiranë, 3 tetor, NOA - Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, në datat 5-6 tetor 2009, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri Presidenti i Republikës së Çekisë, Vaçslav Klaus.
- Sebastian Vettel pozicionohet i pari në garat Formula 1 për edicionin ‘Grand Prix' Suzuki, 3 tetor, NOA - Sebastian Vettel u pozicionua i pari në garat e Formula 1 në edicionin "Grand Prix" të Japonisë. Përfaqësuesi i Red Bull në këtë garë, ka mundur të parakalojë Jarno Trulli që garonte për Toyota, i cili fitoi vendin e dytë dhe Kimi Raikkonen e Ferrarit, që zuri vendin
- Kryeministri takon drejtorin e Korporatës Islamike për zhvillimin e sektorit privat Tiranë, 3 tetor, NOA - Kryeministri Berisha priti në një takim drejtorin ekzekutiv të Korporatës Islamike për Zhvillimin e Sektorit Privat, Al Aboodi.
- Mbyllen ditën e sotme regjistrimet në të gjitha universitetet e vendit Tiranë, 3 tetor, NOA - Kush dëshiron që të ndjekë studimet e larta për vitin akademik 2009-2010, sot ka afatin e fundit për t'u regjistruar pranë fakulteteve, në të kundërt e humbet plotësisht këtë të drejtë.
- Veteranët e UÇK-së në Maqedoni: Ahmeti të mendojë vetëm për interesat shqiptare Shkup, 3 tetor, NOA - Dy shoqatat e veteranëve të luftës së UÇK-së në Maqedoni i kanë tërhequr vërejtjen kreut të BDI-së, Ali Ahmeti për marrëveshjet e tij të fshehta me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE, kur bëhet fjalë siç thuhet për interesa gjithëshqiptare.
- Atentat në mes të Shkodrës, një 40-vjeçar plagoset jashtë një lokali Shkodër, 3 tetor, NOA Update - Ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin verior të Shkodrës, gjatë orëve të natës, kur një 40-vjeçar, banor i këtij qyteti ka mbetur i plagosur rëndë pas goditjes me armë zjarri sapo doli nga mjediset e një lokali.
- U njohën e u dashuruan në supermarket, aty zhvillojnë dhe ceremoninë e dasmës Kaliforni, 3 tetor, NOA - Aty u njohën, aty shkëmbenin bisedat e para, madje edhe puthjen e tyre të parë. E pikërisht aty, kuptuan se nuk mund të jetonin dot pa njëri-tjetrin.
- Pastrimi i zonave të minuara në verilindje, Gjermania 2.8 milionë euro Shqipërisë Tiranë, 3 tetor, NOA - Gjermania ka mbështetur Shqipërinë në pastrimin e zonave të minuara me një ndihmë financiare prej 2,8 milion euro. Lajmi u bë i ditur nga ambasada gjermane në Tiranë, sipas të cilës kjo ndihmë është kontribut i Gjermanisë në 10 vitet e fundit, që pas konfliktit të Kosovës
- Sondazhi: Referendumi, irlandezët votuan "pro" Traktatit të Lisbonës Dublin, 3 tetor, NOA - Irlandezët kanë mbështetur në më shumë se 60 për qind të votuesve Traktatin e Lisbonës gjatë referendumit të dytë të organizuar dje.
- Dëmet e cunamit në Samoa, 3 mijë veta nën gërmadha, 1100 të vdekur direkt Padang, 3 tetor, NOA - Mëse 3 mijë persona gjenden nën gërmadha në dhe rreth ishullit indonezian të Padangut pas tërmetit të fuqishëm të pak ditëve më parë në ishullin e Sumatrës.

