Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
U njohën e u dashuruan në supermarket, aty zhvillojnë dhe ceremoninë e dasmës
English

U njohën e u dashuruan në supermarket, aty zhvillojnë dhe ceremoninë e dasmës

Kaliforni, 3 tetor, NOA - Aty u njohën, aty shkëmbenin bisedat e para, madje edhe puthjen e tyre të parë. E pikërisht aty, kuptuan se nuk mund të jetonin dot pa njëri-tjetrin.

Për të gjitha këto arsye, edhe pse mund të duket e çuditshme, një çift amerikan ka vendosur ta "shenjtërojë" vendin e punës së përbashkët, një supermarket, duke e zhvilluar aty ceremoninë martesore.

Robert Vickrey prej 12 vjetësh është menaxher i repartit të frutave, ndërsa Crystal Neësome drejton repartin e gastronomisë në këtë supermarket. Miqësia mes tyre lindi pas shumë bisedave gjatë orarit të punës dhe me kalimin e kohës, ata e panë se nuk mund të jetonin pa njëri-tjetrin. "Në ftesën e dasmës kemi shkruar: Ceremonia zhvillohet pranë supermarketit", thotë Crystal, duke shtuar se fillimisht kolegët nuk i besuan. "Por ne punojmë këtu dhe pikërisht këtu jemi njohur. Gjithçka nisi pikërisht në këtë vend. Çfarë të keqe ka të martohesh këtu atëherë?", shton bashkëshortja lidhur me një fakt të tillë.

Dita e martesës së tyre ka qenë një gëzim i vërtetë në prani të gjithë punonjësve të supermarketit dhe një ceremonie të bukur në vendin e punës.

n.e/NOA

Â

KOMENTE