Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasaportat biometrike, Basha apel qytetarëve: Investoni për lëvizjen pa viza
English

Pasaportat biometrike, Basha apel qytetarëve: Investoni për lëvizjen pa viza

Tiranë, 8 tetor NOA-Ministri i Brendshëm Lulzim Basha zhvilloi sot një vizitë në Qendrën e Personalizimit të Kartave të Identitetit dhe Pasaportave Biometrike.

Basha u prit në këtë qendër nga Kryetari i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve Michael Granof dhe Manaxheri i Përgjithshëm i kompanisë konçesionare "Aleat" Jean -Allain Jouan.

Duke vlerësuar faktin se brenda një periudhe të shkurtër që nga fillimi i procesit numërohen afro 220 mijë aplikime për pasaporta biometrike, 208 mijë prej të cilave tashmë janë prodhuar, ministri Basha deklaroi se shpejtësia e këtij procesi është më e larta ndër vendet e rajonit.

"Nuk duhet të ketë asnjë dyshim se me këtë ritëm, ndoshta deri në tremujorin e parë të vitit tjetër, Shqipëria do të ketë numrin më të madh të pasaportave biometrike për frymë të lëshuara në rajon, duke tejkaluar edhe Maqedoninë që deri më tani është e para në këtë proces.

Kjo është një dëshmi e qartë e suksesit të qeverisë shqiptare për të realizuar këtë kusht themelor për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në të gjithë vendet e Europës", tha Basha

Ministri i Brendshëm u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të aplikojnë sa më parë për pasaportë biometrike Â

Sipas tij, investimi në një pasaportë biometrike është investimi më i sigurtë për lëvizjen pa viza individualisht si dhe për të gjithë bashkëqytetarët shqiptarë.

"Sa më shpejt të aplikojnë për pasaportat biometrike, aq më e afërt do të jetë dita kur shqiptarët do të lëvizin pa viza në të gjitha vendet e Evropës:, u shpreh ministri.

Ministri Basha deklaroi gjithashtu se sipas udhëzimeve të kryeministrit Berisha, Ministria e Brendshme po punon për konsolidimin edhe më tej të këtij procesi me shtrirjen e tij edhe në përfaqësitë tona diplomatike në vendet ku emigracioni shqiptar është më i konsiderueshëm, për t'i ardhur në ndihmë edhe qytetarëve shqiptarë që punojnë e jetojnë jashtë vendit.

Â

Â

Â

KOMENTE