Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lidhja e 22-vjeçarit me zinxhir, akuzë për pengmarrje
English

Lidhja e 22-vjeçarit me zinxhir, akuzë për pengmarrje

Fier, 24 tetor NOA - Izolimi i një 22-vjeçari në Fier duke u mbajtur gjatë i lidhur me zinxhirë, do të kalojë në shqyrtim gjyqësor pasi për këtë është ngritur një akuzë penale.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Rrethit Fier, i thanë agjencisë NOA se është hapur një dosje e mbërritur nga strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, lidhur me abuzimin ndaj Fatmir Rashos.

Prokuroria sqaroi se për gjyshin e 22-vjeçarit, Kamber Rasho, 79 vjeç, lindur e banues në Levan të Fierit, është ngritur akuza për veprën penale "Heqje e paligjshme e lirisë" parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal.

Për shkak të moshës, Kamber Rasho do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë, u shprehën burime nga policia dhe Prokuroria në Fier.

Hetimi nisi pak ditë pasi u zbulua se 22-vjeçari Fatmir Rasho nga Levani i Fierit, mbahej i lidhur me zinxhir, në një kasolle që gjendej pranë banesës së gjyshit të tij, Kamber Rasho.

I dyshuari tha se ishte detyruar të ndërmerrte prej afro tre vjetësh këtë masë ndaj nipit të tij, për arsye se ai është i sëmurë mendor dhe shumë agresiv.

r.d/e.r/NOA

KOMENTE