Lajme > Lajme Ditore > Tetor - Dhjetor 2009
 

Lajmet e datës 24 Tetor 2009

  • "Jepja dorën jetës", aktivitet masiv kundër kancerit tek QTU Tiranë, 24 tetor NOA - Në ambientet e qendrës tregtare "Univers" (QTU), do te zhvillohet aktiviteti sensibilizues "Jepja dorën jetës". Në mënyrë simbolike, kjo qendër tregtare u rrethua nga qindra njerëz, të cilët të kapur dorë për dorë do të qëndrojnë rreth 5 minuta, duke përcjellë mesazhin
  • Aksident tragjik me dy të vdekur në Vlorë LAJMI RITRANSMETOHET ME FOTO DHE DETAJE SHTESE Vlorë, 24 tetor NOA Update - Një aksident i rëndë me dy të vdekur ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Vlorë, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
  • METE: Nuk e pranojmë Jakën, në krye të DHTT Tiranë, 24 Tetor NOA - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës e konsideron si të paligjshëm emërimin e Nikolin jakës në krye të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
  • Aksident rrugor me dy të vdekur në Vlorë Vlorë, 24 tetor NOA - Një aksident i rëndë me dy të vdekur ndodhi para disa minutash në Vlorë, informon korrespondenti i agjencisë NOA. Viktimat janë Vathe Shkurta, rreth 40 vjeçe dhe Zenel Haskaj 70 vjeçe të cilët gjetën vdekjen, kurse Edmond Haskaj ka mbetur i plagosur.
  • Letër Presidentit të Serbisë Në pjesën e aktakuzës që ka të bëjë me Kosovën, shkruan se prej 1 janarit deri më 20 qershor 1999, "forcat ushtarake të SRJ dhe forcat policore të Serbisë, me përkrahje dhe mbështetje të të akuzuarit, organizuan një fushatë të terrorit dhe të dhunës ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë, me qëllim të
  • Kulenkampff: Shqipëria duhet të ketë gjyqësor të pavarur Kultura e zbatimit të ligjit dhe mosndërhyrja e politikës në punën e gjyqësorit përbëjnë prioritetet kryesore të reformës në Drejtësi, shprehet Christoph Kulenkampff, ish-ministër shteti në Landin Hessen të Gjermanisë në një intervistë publikuar sot nga radio Deutsche Welle
  • Ambasada Daneze rifillon punën të martën Tiranë, 24 tetor NOA - Ambasada e Mbretërisë së Danimarkës njoftoi sot se ka vendosur që të rihapë ditën e Martë selinë e saj për shërbime.
  • BB: TEC- i Vlorës, jashtë standardeve Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 24 tetor NOA - Sikundër ishte paralajmëruar nga Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, termocentrali i ndërtuar në këtë qytet është jashtë standardeve dhe përbën rrezik për ndotjen e zonës bregdetare.
  • Uldedaj i lë postin Jakës, burgosur për korrupsion Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 24 Tetor NOA - Postet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë janë këmbyer mes Uldedës dhe Jakës, ky i fundit akuzuar dhe burgosur për afera korruptive në një operacion të bujshëm policor.
  • Drejtoresha e ISKSH: Kontratat me spitalet? Sipas performancës Tiranë, 24 tetor NOA-Instituti i Sigurimeve e Kujdesit Shëndetësor si i vetmi financues i shërbimeve shëndetësore në vendin tonë ka deklaruar se kontratat me spitalet do të hartohen në bazë të performancës së shërbimeve që ato do të ofrojnë për pacientët.
  • Jep dorëheqjen kreu i Dhomës së Tregtisë në Tiranë  Tiranë, 24 tetor NOA-Gjok Uldedaj biznesmeni që drejtoi për 4 vjet Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë dha sot dorëheqjen nga ky post.
  • Tregu i karburanteve, Prifti: Cilësia skandaloze, gjobisni kompanitë  Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 24 tetor NOA-Ndryshe nga çfarë është deklaruar deri më tani se cilësia e karburanteve në treg është në nivelin e duhur, ministri i ri i Ekonomise Dritan Prifti pohon të kundërtën.
  • Informojnë apo shpërdorojnë gazetarët? Nga cikli: Mediat dhe Politika "Ashtu, sikundër detyra e mjekut është që të parandalojë sëmundjen e rëndë dhe ta shërojë të sëmurin, po ashtu gazetarët dhe gazetaret e kanë detyrim profesional dhe përgjegjësi morale që të jenë të sinqertë në atë çka thonë, çka shkruajnë dhe çka paraqesin
  • Shqipëria do të ndërtojë 8 shkolla në Afganistan Tiranë, 24 Tetor NOA - Shqipëria angazhohet për ndërtimin e tetë shkollave dhe pritjen e 100 studentëve afganë. Pohimi është bërë publikisht nga Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i cili mori pjesë në Ministerailin e NATO-s, zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë.
  • Një hap i drejtë i Berishës... "Ndërsa kombi maqedon formohet shumë kohë pas lindjes së saj, nëse vërtet ekziston kombi maqedon) ky hap i Berishës duhet duartrokitur, ngase e madhja Nënë Tereza meriton të prehet në dheun e kombit të saj"
  • Biznesi, 450 ankesa për tenderët publikë Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 24 Tetor NOA - Volumi i madh i investimeve publike gjatë këtij viti zgjedhor është shoqëruar edhe me një numër rekord të ankesave të biznesit, për tenderët e kryer nga Agjencia e Prokurimit.
  • Zbulohet grabitja me armë në Rrugën e Dibrës Tiranë, 24 tetor NOA - Një grabitje e ndodhur në Rrugën e Dibrës ku u plaçkit një dyqan celularësh, është zbardhur pas më shumë se katër vjetësh.
  • Lidhja e 22-vjeçarit me zinxhir, akuzë për pengmarrje Fier, 24 tetor NOA - Izolimi i një 22-vjeçari në Fier duke u mbajtur gjatë i lidhur me zinxhirë, do të kalojë në shqyrtim gjyqësor pasi për këtë është ngritur një akuzë penale.
  • PD: Gabimet në zgjedhje, mbledhim Kuvendin Tiranë, 24 tetor NOA - Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e sotme vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar Zgjedhor më 12 Dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, për të analizuar gabimet në zgjedhje, ku PD nuk arriti të krijojë qeveri të vetën.
  • PS: Berisha, dorëzo dy ministrat Tiranë, 24 Tetor NOA - Partia Socialiste ngriti sot shqetësimin mbi përhapjen masive të korrupsionit në vend duke theksuar se kjo situatë, është pasqyruar me të njëjtën forcë edhe në Raport Progresin e Komisionit Evropian publikuar vetëm pak ditë më parë.
  • PS konstaton se shumë biznese po falimentojnë Tiranë, 24 tetor NOA - Partia Socialiste e Shqipërisë është shumë e shqetësuar për situatën e vështirë në të cilën është zhytur ekonomia e vendit.
  • Berisha: Imuniteti, do t'ia heqim çdo deputeti Tiranë, 24 tetor NOA - Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi para pak çastesh se do të aplikohet heqje automatike e imunitetit të deputetëve, nëse kërkesat vijnë nga autoritetet kompetente të drejtësisë.
  • Lohan: Shqipëria, pranë heqjes së vizave Tiranë, 24 tetor NOA - "Progresi është i dukshëm. Në qoftë se vazhdohet me këtë ritëm, Shqipëria do të përmbushë shumë shpejt kriteret për liberalizimin e vizave".
  • Mcllwham pro Uithersit për imunitetin Tiranë, 24 tetor, NOA - Imuniteti ekziston për t'i mbrojtur institucionet dhe heqja e tij ndaj zyrtarëve të lartë duhet zbatuar pasi askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
  • Karburantet, Prifti shkarkon kreun e IQT Tiranë, 24 tetor, NOA - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti, pas disa shkarkimeve që ka realizuar kohët e fundit që kur ka marrë në dorë drejtimin e këtij dikasteri, ka kryer sot atë të radhës.
  • Pasuritë, 62 % e zyrtarëve i kanë fshehur Tiranë, 24 tetor, NOA - Deklaratat e pasurive të zyrtarëve që janë detyruar me ligj t'i paraqesin ato rezultojnë të jenë të mbushura me gabime teknike, por edhe gabime financiare, të cilat nën kuptojnë deklarime të rreme mbi vlerën reale të tyre.
  • Ekstradohet trafikanti i klandestinëve Durrës, 24 tetor, NOA - Forcat e Interpolit italian kanë ekstraduar drejt Shqipërisë një person i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën e "Dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe ndaj të cilit gjykata shqiptare kishte caktuar masën e sigurisë "arrest me burg".
  • Mali i Zi: Nuk kemi marrë toka të Kosovës Podgoricë, 24 tetor, NOA - Mali i Zi asnjëherë nuk ka pasur pretendime territoriale kundër shteteve fqinje dhe sidomos ndaj Kosovës, por kur është fjala për territore që i përkasin atij, ai nuk ka për të hequr dorë.
  • Java 8 e Superligës, sot luhen 3 ndeshje Tiranë, 24 tetor, NOA - Java e tetë e Superligës shqiptare nis sot me zhvillimin e tre ndeshjeve futbollistike, të cilat do të caktojnë fatin e vazhdimësisë për to gjatë sezonit të ardhshëm.
  • Nesër do ndërrohen akrepat një orë mbrapa Tiranë, 24 tetor, NOA - Dita e nesërme përkon me atë të ndërrimit sezonal të akrepave të orës, i cili do të kryhet përkatësisht gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, kur ora do të shkojë mbrapa.
  • SHBA, 106 banka të falimentuara në 2009 Uashington, 24 tetor, NOA - Shtatë banka të reja kanë falimentuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e çuar në 106 numrin e tyre vetëm për këtë vit.
  • Ivo Banac: Pavarësia, e pakthyeshme Zagreb, 24 tetor, NOA / Intervista - Historiani i njohur kroat Ivo Banac, profesor i Universitetit amerikan të Yale-it, është njohës i mirë i çështjeve ballkanike përfshirë këtu dhe atë të Kosovës.
  • Fusha më e gjatë e golfit në botë, 1365 km Adelaide, 24 tetor, NOA - E gjatë 1365 kilometra, ajo shënon pa frikë fushën më të gjatë dhe më të madhe njëkohësisht për sportin e golfit në botë.
  • Koalicioni, Merkel qeveri me demokratët Berlin, 24 tetor, NOA - Partia Konservatore e Merkelit ka shumë gjasa që të qeverisë së mandatin e ri bashkë me partinë e Demokratëve të Lirë (FDP).
  • Shtyhet vendimi për trupat në Afganistan Bratislavë, 24 tetor, NOA - Kontigjenti i ri me trupat shtesë të NATO-s në Afganistan, do të parashikohet të dërgohet në një periudhë tjetër kohore dhe jo tani menjëherë.