Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lohan: Shqipëria, pranë heqjes së vizave
English

Lohan: Shqipëria, pranë heqjes së vizave

Tiranë, 24 tetor NOA - "Progresi është i dukshëm. Në qoftë se vazhdohet me këtë ritëm, Shqipëria do të përmbushë shumë shpejt kriteret për liberalizimin e vizave".

Deklarata u bë sot, nga Shefi i Delegacionit të Komisionit Europian Helmut Lohan gjatë një inspektimi së bashku me Ministrin e Brendshëm Lulzim Basha në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, Dibër.

Instalimi i sistemit TIMS, integrimi me sistemin e analizës së informacionit MEMEX, lidhja me bazën e të dhënave të INTERPOL-it, janë tashmë detyra të realizuara edhe për PKK Bllatë, Dibër.

Brenda muajit procesi përfundon edhe për pesë pika të tjera duke bërë kështu që të 26 pikat e kalimit kufitar në Shqipëri të plotësojnë të gjitha kushtet e krijimit të një sistemi unik dhe solid të menaxhimit të integruar të kufirit.

Ministri i Brendshëm Basha deklaroi gjatë inspektimit me ambasadorin Lohan, se do të vazhdojë puna me të njëjtin përkushtim për të përmbushur edhe atë pjesë të detyrave që përcakton udhërrëfyesi në mënyrë që brenda një kohe të shkurtër ekspertët e Komisionit Europian të mund të verifikojnë plotësimin e kritereve nga Shqipëria për liberalizimin e vizave.

Basha dhe Lohan inspektuan në Bllatë edhe qendrën e Grupit Operativ Special(GOS) të kontrollit të kufirit. Lohan vërejti se edhe në këtë qendër ishin përmbushur plotësisht detyrat e vëna nga inspektimi i mëparshëm i ekspertëve të Komisionit Europian.

Më herët, Ministri i Brendshëm Basha dhe Shefi i Delegacionit të Komisionit Europian Lohan ishin në Peshkopi, ku pas një takimi me kryebashkiakun Krosi inspektuan zyrën e gjendjes civile për të parë nga afër funksionimin e procesit të aplikimit për letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike.

Duke përmendur faktin se për projektet e menaxhimit të integruar të kufirit dhe modernizimin e shërbimit të gjendjes civile dhe sistemit të adresave janë dhënë financime nga Bashkimi Europian, ambasadori Lohan u shpreh se vlerëson angazhimin e të gjitha strukturave qeverisëse qendrore dhe vendore për progresin e qëndrueshëm të këtyre projekteve.

"Ju jeni dëshmitarë të mirëfunksionimit të sistemit të aplikimit për pasaporta dhe letërnjoftime, i cili është një nga sistemet më të sigurta dhe më efiçentë, që siguron në të njëjtën kohë edhe mbrojtjen e të dhënave", - u shpreh Ministri Basha.

Me rastin e këtij inspektimi, duke iu drejtuar edhe qytetarëve të pranishëm të Peshkopisë, Ministri Basha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të përshpejtojnë procesin e pajisjes me pasaporta biometrike, pasi kjo është garancia më e mirë për të ecur sa më shpejt drejt momentit të heqjes së vizave me BE.

e.r/NOA

KOMENTE