Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
METE: Nuk e pranojmë Jakën, në krye të DHTT
English

METE: Nuk e pranojmë Jakën, në krye të DHTT

Tiranë, 24 Tetor NOA - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës e konsideron si të paligjshëm emërimin e Nikolin jakës në krye të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Burime zyrtare nga METE i thanë mbrëmjen e së shtunës Agjencisë NOA se për këtë dikaster, emërimi i Jakës, një ish-i dënuar për korrupsion, konsiderohet i pavlefshëm.

"Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës është informuar përmes Sekretarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë për zgjedhjen e rrufeshme të Kryetarit të ri të Dhomës së Tregtisë, pas dorëheqjes se z. Gjoke Uldedaj, i cili është zgjedhur deputet".

"Në vështrim të parë, përveç ngutjes dhe hapësirave të pakta për të bërë fushatë nga kandidatët rivalë, duket qarte që zgjedhja e Kryetarit të ri bie ndesh me statutin e institucionit, neni nr.6, i cili thotë se asnjë anëtar asambleje nuk mund të zgjidhet nëse është i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për vepra penale", - deklaron METE e drejtuar nga Dritan Prifti.

Dikasteri nënvizon se Nikolin Jaka pretendon se ka fituar pafajësi nga gjykata në lidhje me dënimin dhe burgosjen e tij për vepër penale, por nuk kishte paraqitur përpara asamblesë së Dhomës së Tregtisë Tiranë asnjë dokument që vërteton këtë, kusht i domosdoshëm sipas kërkesave të statutit.

"Â METE është informuar se Prokuroria vazhdon të ndjekë çështjen me Z. Jaka në Gjykatën e Lartë. Ky fakt tregon se pafajësia e Z. Nikolin Jaka nuk është një proces i mbyllur nga gjyqësori", - vijon deklarata e METE-s.

Sipas ministrisë, Zgjedhja e Z. Nikolin Jaka në këtë mënyrë është e pavlefshme sipas rregullave të vetë Statutit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

e.r/NOA

KOMENTE