Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bode reagon për ARMO-n
English

Bode reagon për ARMO-n

Nga Rajmonda LajthiaÂ

Tiranë, 27 tetor NOA - Ministri i Financave, Ridvan Bode ka reaguar sot publikisht lidhur me incidentin e krijuar në kompaninë e naftës ARMO.

Ai është shprehur se ligji do të zbatohet njësoj për të gjithë tatimpaguesit duke mos toleruar askënd.

I pyetur nga gazetarët, në një dalje publike Bode u shpreh se administrata fiskale nuk merret me emra kompanish, por me subjekte që zbatojnë ose nuk e zbatojnë ligjin.

Ndaj jo vetëm kompania ARMO, por i gjithë biznesi i madh do të investigohet për të parë në se janë korrekt me detyrimet ndaj shtetit.

Ky reagim i Bodes vjen në një kohë kur administrata tatimore nxori një urdhër bllokues për uzinën e naftës ARMO, pasi ajo ka mungesë të theksuar në dokumentacion dhe ky fakt përbën precedent për evazion fiskal.

Por situata precipitoi pasi tatimorët hasën në rezistencë të kompanisë por edhe të policisë së zonës, e cila u lajmërua nga drejtuesit firmës.

Konflikti u shua me ndërhyrjen e policisë së qarkut Fier.

Gjithsesi, urdhri i tatimorëve është ende në fuqi, por punëtorët e ARMO-s kanë shpërthyer derën dhe kanë rinisur punën.

Drejtuesit e tatimeve në Fier, konkretisht drejtori i degës Halil Lamaj është shprehur se do të padisë punonjësit për thyerje të ligjit.  Â

r.l/NOA

KOMENTE