Lajme > Lajme Ditore > Tetor - Dhjetor 2009
 

Lajmet e datës 27 Tetor 2009

  • Kompania Belleair sjell për herë të parë, 3 Airbus A320 LAJMI RITRANSMETOHET ME FOTO Gjithashtu, edhe një avion ATR 72-500 i sapodalë nga fabrika. Belleair realizon gati gjysmën e të gjitha fluturimeve
  • Mbytja e kosovarëve, policia hungareze ndërpret kërkimet për trupat Prishtinë, 27 tetor NOA-Policia hungareze ka ndërprerë kërkimet në anën e saj të kufirit për të gjetur trupat e mbytur të kosovarëve që tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin serbo-hungarez.
  • Shpërthimet në Irak, Al Kaida merr përgjegjësinë Bagdad, 27 tetor NOA-Një degë e rrjetit terrorist Al - Qaeda ka marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit të rënda në Bagdad. Në një njoftim të bërë publike në internet, thuhet se përgjegjësinë për sulmet e fundit e merr grupi me emrin "Shteti islamik në Irak".
  • Vrasja në Rrëshen, arrestohet autori i tretë Rrëshen, 27 tetor NOA UPDATE-Vrasja e 20 vjeçarit nga Rrësheni ka tashmë dhe një autor të tretë në pranga si të dyshuar për ngjarjen. Policia e Rrëshenit ka mundur të arrestojë Arjan Prengën i cili mendohet se në bashkëpunim me Tonin Ndoi Biba dhe Amarildo Ndoi kanë qëlluar për vdekje adoleshentin
  • Shpërthen lufta, zjarr me raketa mes Libanit e Izraelit Jeruzalem, 27 tetor NOA-Raketa të tipit Katjusha janë hedhur gjatë ditës nga Libani drejt territorit të Izraelit. Raketa shpërtheu pranë qytetit izraelit të Kiriat Shmonës, por pa shkaktuar dëme në njerëz.
  • SHBA, arrestohen 2 persona për terrorizëm Uashington, 27 tetor NOA-Autoritetet amerikane kanë ngritur padi ndaj dy personave me akuzën se po planifikonin organizimin e sulmeve terroriste.
  • Dhuna ndaj mjekut gjerman, një kosovar i dyshuar për ngjarjen Berlin, 27 tetor NOA-Një mjek gjerman ka rënë pre e dhunës së dy të huajve, një prej të cilëve dyshohet se është kosovar. Drejtësia gjermane ka shpallur në kërkim kosovarin e dyshuar 38 vjeçar i cili dy ditë më parë u dorëzua tek autoritetet austriake.
  • Raporteri i OSBE takon Topallin, vlerëson zgjedhjet e 28 qershorit Tiranë, 27 tetor NOA-Raporteri i OSBE-së, deputeti zvicerian Christian Miesch ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
  • Plani Rregullues, Rama: Propagandë e ulët e qeverisë Â Tiranë, 27 tetor NOA-Kryetari i Bashkisë, Edi Rama, e ka cilësuar bllokimin gati nj vit të miratimit të planit Rregullues të Tiranës si një propagandë të ulët nga ana e qeverisë.
  • Shqipëria në BE? Brukseli: Vonesa, thjesht teknike Bruksel, 27 tetor NOA-Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian ka deklaruar sot se vonesa në shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësi në BE nuk është për shkaqe politike, por vetëm teknike.
  • Fitch Ratings konfirmon vlerësimin e Procredit Bank Shqipëri Tiranë, 27 Tetor NOA - Fitch Ratings ka rikonfirmuar së fundmi vlerësimin e ProCredit Bank Shqipëri për performancën e saj pozitive në biznes, i cili konsiderohet një lajm shumë i mirë për bankën, klientët e saj dhe Shqipërinë.
  • Në sajë të përkujdesjes së AMC vaksinohen fëmijët e fshatit SOS Tiranë, 27 Tetor NOA - Kompania AMC i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Fshatit të Fëmijëve SOS për ndihmë në vaksinimin kundër gripit të fëmijëve.
  • Bode reagon për ARMO-n Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 27 tetor NOA - Ministri i Financave, Ridvan Bode ka reaguar sot publikisht lidhur me incidentin e krijuar në kompaninë e naftës ARMO.
  • Dibër, policia dhe mjekët zgjidhin nga zinxhirët motrat e sëmura Dibër, 27 tetor NOA/UPDATE - Lirohen nga zinxhirët pas 22-vjetësh motrat të cilët sipas familjarëve ishin të sëmura dhe përbënin rrezik për komunitetin.
  • Berisha: Do rrisim rrogat e gjyqtarëve Tiranë, 27 tetor NOA - Komiteti i Planifikimit të Strategjive, u mblodh sot nën drejtimin e kryeministrit Berisha dhe mori në shqyrtim projektbuxhetin e shtetit për vitin 2010- të, përpara se ky projektbuxhet të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe në Parlament.
  • Qeveri-FMN, përplasje për rritjen ekonomike Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 27 tetor NOA - Qeveria dhe Fondi Monetarë Ndërkombëtar nuk gjejnë një emërues të përbashkët kur bëhet fjalë për rritjen ekonomike.
  • Nxënësit e shkollës 9 vjeçare vizitojnë Policinë e Shtetit Tiranë, 27 tetor NOA - Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është vizituar sot nga nxënës të shkollës 9 vjeçare "Ali Demi" në Tiranë.
  • Tërmeti reagon ministria e Brendshme: Asnjë familje në qiell të hapur Tiranë, 27 tetor NOA - Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka nxjerrë sot një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka hedhur poshtë deklaratën e deputetit të Partisë Socialiste Qemal Minxhozi lidhur me trajtimin nga qeveria të dëmeve të tërmetit në Dibër, duke e
  • Vrasje në qendër të Vlorës, sharrohet me plumba një grua Vlorë, 27 tetor NOA - Një vrasje me breshëri automatiku, ku viktimë ka qenë një grua ka tronditur sot qytetin e Vlorës. Stoli Sherraj 50-vjeçe është sharruar me plumba teksa po punonte si banakiere në një lokal në lagjen "28 Nëntori" në Vlorë.
  • Vasili, mjekëve: Silluni me kulturë ndaj pacientëve ose ikni nga puna Tiranë, 27 tetor NOA - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka zhvilluar sot një takim me drejtues të shërbimit parësor të kryeqytetit ku ka kërkuar prej tyre etik dhe komunikim sa më të mirë të punonjësve të shërbimit shëndetësor parësor ndaj pacientëve.
  • Itali, vdes shqiptari, dogji veten pasi vrau me thikë gruan Parma, 27 tetor NOA - Ndërron jetë në spitalin e Parmës në Itali, emigranti shqiptar i cili u vuri flakën vetes vetëm pak minuta pasi kishte masakruar me thikë bashkëshorten e tij.
  • Pranga 35-vjeçarit, shfrytëzoi për prostitucion një vajzë Fier, 27 tetor NOA - Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, është arrestuar sot nga policia e Fierit. Astrit Korroveshaj, 34-vjeç lindur në Ballsh dhe banues në Fier, i dënuar më parë është kapur sot nga policia pasi emri i tij figuronte në listën e personave të
  • Pronat në bregdet, Balla: Ligji në favor të qeveritarëve Tiranë, 27 tetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar sot se qeveria i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë projekt-ligjin "Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror, në zonat me përparësi turizmin", për interesat e saj familjare.
  • Tërmeti, Minxhozi: Qeveria bëri trajtim të papërgjegjshëm Tiranë, 27 tetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Qemal Minxhozi ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka kujtuar banorët e fshatrave të Dibrës që u dëmtuan nga tërmeti dhe qeveria ka bërë shumë pak për t'i ndihmuar ata.
  • Rrëshen, vrasja e 20-vjeçarit, pranga autorit të dyshuar Rrëshen, 27 tetor NOA - Arrestohet nga policia një prej dy autorëve të dyshuar të ekzekutimit të një 20-vjeçari. Vrasja e cila ndodhi një natë më parë në Rrëshen dyshohet se ka për autor të dyshuar të riun Amarildo Ndoi i cili u prangos sot nga forcat e policisë.
  • Analistët: Maqedonia rrezikon të getoizohet Shkup, 27 tetor, NOA - Edhe më pak se dy muaj kanë mbetur afat "Deadline" për zgjidhjen e çështjes së emrit kushtetues të Maqedonisë që do t'i hapë rrugën për integrim në strukturat euroatlantike, NATO dhe BE.
  • Qeveri-FMN, përplasje për shifrat e rritjes ekonomike Tiranë, 27 tetor, NOA - Ministria e Financave dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë krijuar përplasjen e radhës sa iu përket shifrave të parashikuara nga secila palë për treguesin e rritjes ekonomike në vend.
  • Traktati i Lisbonës shqyrtohet sot në Çeki Pragë, 27 tetor, NOA - Gjykata Kushtetuese e Çekisë do të mbajë sot seancën e parë në kuadrin e diskutimit të ratifikimit apo jo në këtë vend të Traktatit të Lisbonës.
  • Topi: Dialogu politik dhe fetar, mjaft të nevojshëm Tiranë, 27 tetor, NOA - Dialogu politik, por edhe ai fetar, janë mjaft të nevojshëm për vendin tonë, si tregues që kanë për të ndihmuar më tej ecurinë e reformave.
  • Rama: Toleranca fetare, dukuri jomoderne Tiranë, 27 tetor, NOA - Toleranca fetare në Shqipëri nuk është një dukuri moderne, e zhvilluar nga arsimi, por një cilësi që e ka karakterizuar gjithmonë vendin tonë, në shekujt e gjatë të pushtimeve dhe të konflikteve.
  • EBU kritika për Radio-Televizionin RTK Prishtinë, 27 tetor, NOA - Qeverisë së Kosovës i ka mbërritur një letër në formë "presioni" ndaj Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) nga Drejtoria e Përgjithshme e Unionit Europian të Trasmetimeve me qendër në Zvicër (EBU).
  • Meta: Ne, kontribues për harmoni fetare në rajon Tiranë, 27 tetor, NOA - Bota e sotme dhe rajoni i Ballkanit në veçanti ku ne bëjmë pjesë, ka nevojë për dialog dhe mirëkuptim mes popujve, kulturave dhe feve, e në këtë kuadër, Shqipëria mund të japë kontributin e saj pozitiv.
  • Dy motra, nën zinxhirë prej 22 vitesh Dibër, 27 tetor, NOA - Prej mëse 22 vitesh kanë qëndruar të lidhura nën zinxhirë, të konsideruara si të rrezikshme për komunitetin prej babait të tyre.
  • Vodhën 2 arka me fishekë, arrestohen Fushë Krujë, 27 tetor, NOA - Forcat e policisë së Fushë-Krujës kanë arrestuar në flagrancë dy persona pasi kanë vjedhur dy arka me fishekë dhe vegla të ndryshme pune brenda një magazine.
  • Arsenal luftarak, fshihej nga punonjësi i burgut Fushë Krujë, 27 tetor, NOA - Një arsenal i vërtetë luftarak është gjendur nga forcat e policisë brenda makinës së një punonjësi të burgut të Fushë-Krujës.
  • Kapet makina e vjedhur, kërkohej në Itali Durrës, 27 tetor, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë për 53-vjeçarin Astrit Vata, lindur dhe banues në Tiranë.
  • Vodhën benzinë dhe një celular, arrestohen Elbasan, 27 tetor, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë kapur në flagrancë dy persona pasi u konstatuan se kishin vjedhur benzinë në një pikë karburanti dhe celularë në një makinë.
  • Statusi, BE shqyrton sot kërkesën tonë Bruksel, 27 tetor, NOA - Bashkimi Evropian do të marrë sot në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit, e paraqitur kjo në datën 27 maj nga kryeministri Berisha gjatë kohës së presidencës çeke.
  • Hagë, vazhdon sot gjykimi i Karaxhiçit Hagë, 27 tetor, NOA - Gjykata Ndërkombëtare e Hagës do të zhvillojë sot seancën e radhës në kuadrin e gjykimit të ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç.