Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbytja e kosovarëve, policia hungareze ndërpret kërkimet për trupat
English

Mbytja e kosovarëve, policia hungareze ndërpret kërkimet për trupat

Prishtinë, 27 tetor NOA-Policia hungareze ka ndërprerë kërkimet në anën e saj të kufirit për të gjetur trupat e mbytur të kosovarëve që tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin serbo-hungarez.

Sipas policisë, tashmë është kontrolluar tërë territori dhe nuk ka gjasa të gjenden trupa të tjerë.

Bilanci i deritashëm, sipas policisë hungareze, është 3 të vdekur, 3 të mbijetuar dhe dyshohet për 12 të humbur.

Zëdhënësi i policisë hungareze, Szabolcz Szenti, i ka thënë KTV-së se në bashkëpunim me policinë serbe po hetojnë për trafikim me qenie njerëzore, mirëpo në këtë moment nuk kanë asnjë të dyshuar.

Institucionet kosovare i hedhin njëra-tjetrës përgjegjësinë përderisa ende nuk kanë informacione të sakta për këtë ngjarje.

m.i/NOA

KOMENTE