Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në sajë të përkujdesjes së AMC vaksinohen fëmijët e fshatit SOS
English

Në sajë të përkujdesjes së AMC vaksinohen fëmijët e fshatit SOS

Tiranë, 27 Tetor NOA - Kompania AMC i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Fshatit të Fëmijëve SOS për ndihmë në vaksinimin kundër gripit të fëmijëve.

Mbi 80 fëmijë rezident në këtë institucion kanë marrë vaksinën anti-grip për të parandaluar shfaqjen dhe prekjen nga virusi i gripit.Â

Me afrimin e stinëve të ftohta fillon e shfaqet edhe gripi, i cili prek kryesisht fëmijët. Për këtë arsye AMC ka ndërmarrë një nismë për vaksinimin e të gjithë fëmijëve të fshatit SOS si edhe të personelit që punon me fëmijët.Â

Ky është viti i dytë që në kuadër të Përgjegjësisë Sociale të Kompanisë kompania lider në telefoninë celulare në Shqipëri, AMC, ka vendosur që t'i gjendet pranë fshatit SOS me sasinë e nevojshme të vaksinave anti-grip për të gjithë fëmijët e kësaj qendre.Â

Drejtoresha e Fshatit të Fëmijëve SOS, znj. Teuta Shkenza, ka falenderuar AMC që gjithmonë ka mbështetur dhe i është gjendur pranë fëmijëve të kësaj qendre. Edhe në emër të institucionit që ajo drejton, znj. Shenza ka vlerësuar përkujdesjen që AMC ka treguar kundrejt fëmijëve të kësaj qendre për të dytin vit radhazi.

AMC ka premtuar që do të jetë pranë fëmijëve të Fshatit SOS edhe në të ardhmen duke ndihmuar jo vetëm me vaksinimin por edhe në fusha të tjera.Â

Fshati i Fëmijëve SOS përkujdeset për fëmijë të cilët kanë humbur prindërit e tyre ose nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre për arsye të ndryshme dhe si rrjedhojë kanë nevojë për një shtëpi të re dhe të qëndrueshme.

Aty strehohen fëmijë të moshave të ndryshme, nga dy deri në 15 vjeç. Me marrjen e vaksinës antigrip të 70 fëmijët e kësaj qendre do të jenë të imunizuar për gjatë gjithë stinës së ftohtë nga gripi.Â

AMC ka ideuar dhe mbështetur edhe më parë nisma në dobi të fëmijëve dhe kryesisht atyre në nevojë. Këtë vit AMC prezantoi, për herë të parë në Shqipëri, projektin e kontributit nëpërmjet mesazheve, i quajtur "Mesazhe shprese".

Në kuadër të tij, kompania AMC i dhuroi Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë "Domenick Scaglione" një shumë të konsiderueshme nga të ardhurat e grumbulluara prej SMS të Vitit të Ri.Â

Gjithashtu AMC ka kontribuar në përmirësimin e kushteve të disa shkollave në vend duke i rikonstruktuar, në vizitat e herëpashershme që organizon në Shtëpitë e Foshnjave dhe Fëmijëve apo në publikime si manuali "Jeto Shëndetshëm" i cili u drejtohet adoleshentëve, i mundësuar nga një bashkëpunim me Agenda-21.

f.sh/NOA

KOMENTE