Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Toleranca fetare, dukuri jomoderne
English

Rama: Toleranca fetare, dukuri jomoderne

Tiranë, 27 tetor, NOA - Toleranca fetare në Shqipëri nuk është një dukuri moderne, e zhvilluar nga arsimi, por një cilësi që e ka karakterizuar gjithmonë vendin tonë, në shekujt e gjatë të pushtimeve dhe të konflikteve.

Një fakt të tillë, kreu i Bashkisë së Tiranës, e ka përmendur gjatë fjalimit që mbajti në Konferencën Mbarëkombëtare për Harmoninë Fetare.

Por ndër të tjera, ai shtoi edhe faktin se harmonia fetare është një dukuri e përhapur në Ballkan, si një vlerë e këtij rajoni.

"Periudha komuniste i luftoi si një mallkim besimet fetare, duke i zëvendësuar me të ashtuquajturin "qytetërim komunist", duke tentuar t'i shkulte rrënjët e besimit", tha ai mes të tjerash në këtë konferencë.

Duke shtuar se shpreh adhurimin për 4 përfaqësuesit e besimeve fetare, të cilët janë shëmbëlltyra të kësaj harmonie, që ne me të drejtë jemi krenarë t'ia tregojmë botës.

"Prandaj ata jo më kot janë shpallur edhe qytetarë nderi të këtij qyteti", tha Rama duke përshëndetur në mënyrë të veçantë të pranishmit në këtë konferencë, kryepeshkopin ortodoks, Janullatos; kreun e Kishës Katolike, Rrok Mirditën; kreun e Komunitetit Musliman, Selim Muça dhe kreun e Kryegjyshatës së Bektashinjve, Baba Reshat Bardhin.

n.e/NOA

KOMENTE