English

Shpërthimet në Irak, Al Kaida merr përgjegjësinë

Bagdad, 27 tetor NOA-Një degë e rrjetit terrorist Al - Qaeda ka marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit të rënda në Bagdad.

Në një njoftim të bërë publike në internet, thuhet se përgjegjësinë për sulmet e fundit e merr grupi me emrin "Shteti islamik në Irak".

Objektiv i atentatorëve vetëvrasës ishin godina e ministrisë së Drejtësisë dhe Parlamenti rajonal. Si pasojë e këtyre sulmeve ditën e diel janë vrarë rreth 150 vetë, ndërsa janë plagosur rreth 500 të tjerë.

KOMENTE